Nj një rrahje që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kqiq i Madh të Mitrovicës, ku një i mitur ka pësuar lëndime serioze si pasojë e një sulmi brutal.
Tutje, Sinjali raportoi se tre persona kanë shkuar tek shtëpia e viktimës A.D., rreth 18-vjeçar për t’u sqaruar lidhur me një konflikt të ndodhur më 31 gusht. Në vend që çështja të zgjidhej me bisedë, situata ka përfunduar me dhunë fizike.
Sinjali mëson ekskluzivisht se të dyshuarit janë identifikuar si Jonader Aliu, rreth 22-vjeçar, Arber Aliu, 20-vjeçar dhe A.A., rreth 18-vjeçar. Sipas hetimeve, ata e kanë sulmuar viktimën me shufra hekuri, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
I mituri fillimisht ka marrë tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, por për shkak të frakturave të konstatuara në kokë është transferuar në QKUK – Prishtinë, në repartin e Neurologjisë.
Njësia e hetimeve ka intervistuar të dyshuarit dhe me urdhër të Prokurorit kujdestar, dy prej tyre janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa i mituri është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor” dhe po hetohet nga Policia.