Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Presidenti i Malit të Zi kërkon të rishfaqet filmi në gjuhën shqipe

05/09/2025 - 19:10
në Lajme
A A
Presidenti i Malit të Zi kërkon të rishfaqet filmi në gjuhën shqipe
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kabineti i presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviq, kërkoi që filmi “Lejleku” i regjisorit kosovar, Isa Qosja, të shfaqet sërish për publikun, pasi shfaqja e tij më 3 shtator u ndërpre me forcë.

Ndërprerja ndodhi për shkak të reagimit të disa qytetarëve, të cilët, mësa dukej, nuk e pranuan faktin që filmi ishte në gjuhën shqipe.

“Presim që policia dhe Zyra e Prokurorit t’i identifikojnë autorët dhe t’i ndjekin penalisht. Është e rëndësishme të mundësohet sërish shfaqja e filmit”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga kabineti i Millatoviqit.

Policia e Malit të Zi nuk doli me ndonjë deklaratë zyrtare, por Radios Evropa e Lirë iu tha jozyrtarisht se ajo ende “po mbledh informacione” dhe se “po vepron sipas urdhrave të prokurorit”.

Organizatorët e festivalit Xhada, në të cilin po shfaqej “Lejleku”, konfirmuan se kishte ndodhur një “situatë e pakëndshme” dhe se shfaqja e filmit ishte ndërprerë për arsye sigurie.

Ata nuk deshën të komentonin më shumë për Radion Evropa e Lirë.

Disa parti politike dhe shoqëria civile u bënë thirrje autoriteteve që ta ndëshkojnë urgjentisht këtë lloj sjelljeje të dhunshme dhe të mbrojnë dinjitetin e artistëve, qytetarëve dhe hapësirës publike.

Çfarë tha një nga dëshmitarët?
Jasmin Muriq, i cili ishte pjesë e audiencës, e përshkroi rrjedhën e ngjarjes për Radion Evropa e Lirë:

“Pas skenës së parë dhe fjalëve të para të thëna në shqip, disa njerëz u larguan nga shfaqja, duke bërë komente të këqija. Pas 20 minutash, një grup njerëzish që qëndronin aty pranë, filluan të bërtisnin me zë të lartë, duke kërkuar që shfaqja të ndërpritej”.

Ai tha se një prej organizatorëve u kërkoi atyre të heshtnin dhe të lejonin vazhdimin e filmit, por se ata “e kërcënuan dhe e fyen”, e madje i bënë edhe “me shenja të sulmit fizik”.

Sipas Muriqit, situata u qetësua pak, por rreth 15 minuta më vonë, “u shfaq një grup tjetër prej shtatë ose tetë personash, të moshës midis 20 dhe 40 vjeç”.

“Ata kërkuan me agresivitet dhe me zë të lartë që shfaqja e filmit të ndërpritej menjëherë. Ata bërtitën: ‘Ndaleni menjëherë këtë film’, ‘Asnjë film shqip në [lagjen] Zabjello’, ‘Unë jetoj këtu dhe nuk mund të më shfaqni film shqip”, rrëfeu Muriq.

“Organizatorët vepruan menjëherë sipas ‘urdhrit’. Policia që ishte aty pranë – dy makina në fillim dhe në fund të rrugës – nuk reagoi derisa unë isha atje”, tha ai.

“Kjo nuk ka filluar dje”
Një nga producentët e filmit “Lejleku”, Ivan Gjuroviq, tha për Radion Evropa e Lirë se askush nga institucionet qeveritare kompetente nuk e ka kontaktuar pas ndërprerjes së filmit – “asnjërin nga ekipi i filmit”.

Ai tha se është i befasuar, por nuk i fajëson ata që e shkaktuan incidentin.

“Nuk i fajësoj këta persona. Shoqëria është e helmuar. Me të gjitha informacionet ndaj të cilave ekspozohet, me këtë lloj indoktrinimi, helmimi, asgjë nuk është e habitshme”, tha ai.

Sipas tij, “Lejleku” është një rrëfim për pozitën e grave në zonat e izoluara, përfshirë pjesë të Malit të Zi.

“Në film kanë punuar njerëz nga vende të ndryshme, përfshirë edhe Malin e Zi. Në ekip ka pasur malazezë, serbë dhe shqiptarë. Ky është një rrëfim për ta. Regjisori Isa Qosja ka lindur në fshatin Vuthaj, në kufi me Shqipërinë. Logjike është që filmi të jetë në gjuhën shqipe”, u shpreh Gjuroviq.

Ai e sheh incidentin si një problem më të thellë, sepse “shteti nuk i ka kushtuar aspak kohë ndërtimit të një shoqërie të shëndetshme”.

Sipas tij, shoqëria ndodhet në prag të një krize serioze.

“Kjo nuk ka filluar dje. Shoqëria është e neglizhuar prej kohësh. Lejohet që kushdo të veprojë sipas dëshirës, dhe askush nuk merret seriozisht me luftën kundër këtyre çrregullimeve”, tha Gjuroviq.

Thirrje drejtuar autoriteteve për t’i identifikuar autorët
Ndërprerja e dhunshme e filmit u dënua nga një pjesë e publikut, sektori joqeveritar, si dhe përfaqësues të jetës politike dhe fetare.

Përveç kërkesës që filmi të përsëritet dhe autorët të identifikohen, Zyra e Presidentit të Malit të Zi tha se ndërprerja e dhunshme e shfaqjes së filmit paraqet diskriminim të rëndë dhe jotolerancë të hapur, “vetëm sepse filmi është xhiruar në gjuhën shqipe”.

“Ky është një alarm se vlerat themelore shoqërore po pësojnë një goditje serioze”, thuhet në deklaratë.

Kryetari i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat Fejziq, tha se ndërprerja e filmit është “sulm ndaj diversitetit kulturor” të Malit të Zi.

Sipas zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Zhvillimit Ekonomik në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, ndërprerja e dhunshme e shfaqjes së filmit në gjuhën shqipe nuk është vetëm çështje e komunitetit shqiptar, por çështje e Malit të Zi.

“Ata që janë më përgjegjës për reagimin dhe sigurimin e shfaqjes së filmit, janë: presidenti i shtetit, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit. Fatkeqësisht, reagimi i tyre mungon”, tha Gjeloshaj.

Zëvendëskryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, tha se pret një reagim vendimtar nga institucionet dhe njoftoi se “do të sigurohet personalisht që autoritetet t’i gjejnë organizatorët dhe autorët e kësaj ngjarjeje të neveritshme”.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Mal të Zi, i cili mbështeti financiarisht festivalin Xhada, lëshoi një deklaratë të shkurtër në rrjetin X, duke thënë se “liria e shprehjes artistike është pjesë integrale e lirisë së fjalës dhe një nga vlerat thelbësore demokratike”.

JU REKOMANDOJMË

CNN: S’është është hera e parë që Trump i anulon sulmet ndaj Iranit

Inaugurimi i Trump do të bëhet në ambiente të mbyllura | Hera e fundit që ndodhi kështu ishte në vitin 1985
03/08/2026 - 18:25

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të shtunën se i anuloi sulmet e planifikuara ndaj Iranit, duke shtuar më vonë se zyrtarë nga Uashingtoni dhe Teherani do të takohen...

Më shumëDetails

Abdixhiku e pranon ftesën e Kurtit, nesër në 18:00 takohen në Kuvend

Abdixhiku e pranon ftesën e Kurtit, nesër në 18:00 takohen në Kuvend
03/08/2026 - 18:14

Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të takohen nesër. Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa konfirmoi...

Më shumëDetails

“S’ka rrezik të arratiset, por mbetet në paraburgim” – si arsyetoi Specialja vendimin ndaj ish-presidentit Thaçi

“S’ka rrezik të arratiset, por mbetet në paraburgim” – si arsyetoi Specialja vendimin ndaj ish-presidentit Thaçi
03/08/2026 - 17:49

Gjykata Speciale ka vendosur për zgjatjen e paraburgimit ndaj Hashim Thaçit në rastin ndaj tij dhe të tjerëv e në çështjen gjyqësore kundër administrimit të drejtësisë, me arsyetimin...

Më shumëDetails

Hamza refuzon takimin me Kurtin: Në rrethanat aktuale, qëndrimi ynë është që të mbetemi në opozitë

Bedri Hamza me rrëfim emocional për familjen dhe vlerat me të cilat është rritur (Video)
03/08/2026 - 17:23

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza e ka refuzuar ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për takim. Hamza, në një letër të cilën e ka...

Më shumëDetails

Sveçla: Në varrezën masive në Jabukë janë gjetur të paktën katër trupa

Sveçla: Në varrezën masive në Jabukë janë gjetur të paktën katër trupa
03/08/2026 - 16:54

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili po qëndron në Jabukë, lokacion ky tjetër në të cilin është zbuluar një varrezë masive në komunën...

Më shumëDetails

Hoti: Analizat e ADN-së vonohen minimalisht gjastë muaj, dërgohen në laborator në Hagë

Hoti: Analizat e ADN-së vonohen minimalisht gjastë muaj, dërgohen në laborator në Hagë
03/08/2026 - 16:11

Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka thënë se analizat e ADN-së për trupat që u zbuluan në varret masive, vonohen...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Në zemër të Skenderajt nis ndërtimi i një hoteli luksoz, pritet të jetë ndër më të bukurit në rajon (Foto)

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ndërron jetë bashkëshorti i deputetes së PD-së

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Për kaq euro shitet një litër naftë sot në Kosovë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kjo është gruaja që u godit për vdekje nga treni në Pejë

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë