Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sveçla: Në varrezën masive në Jabukë janë gjetur të paktën katër trupa

03/08/2026 - 16:54
në Lajme
A A
Sveçla: Në varrezën masive në Jabukë janë gjetur të paktën katër trupa
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili po qëndron në Jabukë, lokacion ky tjetër në të cilin është zbuluar një varrezë masive në komunën e Zubin Potokut, ka bërë të ditur se deri më tani janë gjetur të paktën katër trupa.

Sipas tij, viktimat dyshohet se pas ekzekutimit janë hedhur në një gropë qereçi.

“Po tash sapo erdha nga lokacioni ku është zbuluar varreza e re masive. Deri tash janë zbuluar të paktën 4 trupa, të cilët pas ekzekutimit janë hedhur në një gropë qereçi”, tha Sveçla para mediave.

Ai tha se ekipet hetimore, ekspertët e forenzikës dhe të mjekësisë ligjore të Republikës së Kosovës, me mbështetjen e ekspertëve të EULEX-it, po zhvillojnë punën në terren për zbardhjen e rastit.

“Hetimet për kriminelët që kanë shkaktuar këtë krim do të vazhdojnë. Ne nuk do të ndalemi derisa nuk zbulojmë edhe të pagjeturit e fundit, por po ashtu nuk do të ndalemi derisa secili kriminel të paguajë për krimet që kanë shkaktuar, posaçërisht për këto krime ku gjatë luftës kanë ekzekutuar njerëz të pafajshëm dhe pastaj kanë punuar që ky krim të fshihet”, u shpreh ai.

Në deklaratën e tij, Sveçla akuzoi Serbinë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë dhe tha se ka pasur përpjekje të vazhdueshme për fshehjen e tyre.

“Siç kam deklaruar edhe më herët, tashmë është dëshmuar se Serbia është e njëjta Serbi e cila ka shkaktuar krime të luftës në ’98–’99. Ajo nuk po ndryshon dhe përveçse është angazhuar që të dëmtojë, të vrasë e të spastrojë Kosovën nga shqiptarët, gati e tri dekada është duke punuar në vazhdimësi që këto krime t’i fshijë”, tha Sveçla.

JU REKOMANDOJMË

Shala: Specialja tejkaloi afatet, pa asnjë arsyetim shqiptoi dënime deri në 25 vjet burgim

Shala: Specialja tejkaloi afatet, pa asnjë arsyetim shqiptoi dënime deri në 25 vjet burgim
25/09/2026 - 22:06

I ftuar në emisionin “Tempus” në T7, hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Gzim Shala, tha se, sipas tij, Gjykata Speciale ka tejkaluar kufirin...

Më shumëDetails

“Krejt radarët e shtetit i fiki për ty”, mesazhi që po shndërrohet në slogan në bluza

“Krejt radarët e shtetit i fiki për ty”, mesazhi që po shndërrohet në slogan në bluza
25/09/2026 - 21:25

Detaje të shumta janë publikuar nga komunikimet mes ish-shefes së SHISH-it, Vlora Hyseni, dhe Ergys Agasit, me këtë të fundit që, sipas raportimeve, shfrytëzonte të dhënat që i...

Më shumëDetails

‘‘Jam tërësisht i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës’’, nis protesta në Prishtinë, pjesëmarrësit s’i ndal as shiu

‘‘Jam tërësisht i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës’’, nis protesta në Prishtinë, pjesëmarrësit s’i ndal as shiu
25/09/2026 - 21:17

Ka nisur edhe sonte protesta kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, nga ana e Gjykatës Speciale. Edhe sonte, në natën e 10 të saj, protestuesit janë mbledhur në...

Më shumëDetails

Nata e 10 e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin e Prishtinës kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, shihet edhe Fatmir Limaj

Nata e 10 e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin e Prishtinës kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, shihet edhe Fatmir Limaj
25/09/2026 - 21:14

Qytetarët kanë nisur të mblidhen edhe sonte në sheshin kryesor të kryeqytetit, aty ku po protestohet për disa net radhazi kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së. Mes tyre,...

Më shumëDetails

Nata e 10-të, qytetarët protestojnë kundër vendimit të Speciales

Nata e 10-të, qytetarët protestojnë kundër vendimit të Speciales
25/09/2026 - 21:08

Qytetarë janë tubuar sonte në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në natën e 10-të të protestave kundër vendimit dënues të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së,...

Më shumëDetails

Djali i Jakup Krasniqit: Ata që na mbrojtën ne, sot kanë nevojë që të mos heshtim

Djali i Jakup Krasniqit: Ata që na mbrojtën ne, sot kanë nevojë që të mos heshtim
25/09/2026 - 20:53

Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, iu është drejtuar protestuesve në Drenas, të cilët janë mbledhur për të kundërshtuar vendimin dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    193 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • “Seks or*l me detyrim, drogë me shokët e shefit, trafikim”-Supremeja vërteton dënimin me burgim për pronarin e stript-klubit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Haxhiu e ka dërguar në Qeveri projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Plas sherri mes Lalës dhe Rexhajt: Meriton të rrihesh siç të rrihte Buzhala, por s’i ndyj duart me ty

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Arrestohen dy të dyshuar për ‘Fajde’, u kapën në flagrancë gjatë marrjes së kamatës nga viktima

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë