Kryetari i Komunës së Vushtrrisë ka vizituar stacionin e Policisë në Vushtrri, me rastin e 26-vjetorit të themelimit të këtij institucioni, shkruan Veriu Info.
Idrizi ka thënë se ndër vite Policia e Kosovës është institucioni më i besueshëm në vend dhe i ka falënderuar për punën në shërbim të qytetarëve dhe shtetit.
I pari i komunës ndër të tjera ka thënë se me përulje i nderojmë edhe të gjithë policët që ranë në krye të detyrës duke mbrojtur rendin.
Postimi i plotë:
Në 26-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, sot vizitova Stacionin Policor në Vushtrri, ku iu shpreha mirënjohje për punën të gjithë zyrtarëve policorë.
Policia e Kosovës është dëshmuar ndër vite si institucioni më i besueshëm në vend, andaj meriton çdo lëvdatë për angazhimin në sigurinë e vendit.
Me përulje i nderojmë edhe të gjithë policët që ranë në krye të detyrës duke mbrojtur sovranitetin e shtetit, ligjin dhe rendin kushtetues.
Faleminderit për punën e pakursyer, faleminderit që jeni në shërbim të qytetarëve tanë!













