Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka përkujtuar miratimin e Kushtetutës së Kaçanikut në 35-vjetorin e saj, duke vlerësuar lartë kontributin e delegatëve që e realizuan këtë akt historik.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka përkujtuar rëndësinë e Kushtetutës së 7 shtatorit 1990, duke e cilësuar si një moment që shënoi rrugëtimin drejt pavarësisë së vendit.
“Sot, me nderim e respekt, kujtojmë profesorët, delegatët dhe qytetarët e Kaçanikut që bënë të mundur këtë akt historik. Kushtetuta e Kaçanikut mbetet testament i gjallë i unitetit, përkushtimit dhe vendosmërisë sonë kolektive për liri, barazi dhe shtet të pavarur e sovran. Ajo na rikujton se pavarësia është arritur me sakrificë dhe mbrojtja e saj është përgjegjësi e përhershme për ne”, shkroi mes tjerash Basha.
Ai kujtoi gjithashtu se ky dokument i dha drejtim parullave të demonstratave, u përcoll me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe më pas u kurorëzua me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës më 2008.