Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arbër Zeneli e konfirmon përplasjen me FFK-në, i gatshëm të kthehet në Kombëtare nëse pajtohet me Federatën

08/09/2025 - 15:12
në Sport
A A
Arbër Zeneli e konfirmon përplasjen me FFK-në, i gatshëm të kthehet në Kombëtare nëse pajtohet me Federatën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Arber Zeneli, një nga futbollistët më të rëndësishëm që ka veshur fanellën e Kosovës, ka folur hapur për situatën e tij aktuale me përfaqësuesen “dardane”, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi 30-vjeçar, i cili ka grumbulluar 33 paraqitje dhe ka shënuar 9 gola me Kosovën, për mediumin suedez Aftonbladetthotë se gjithmonë ka dëshirë të luajë për vendin e tij, por mes tij dhe Federatës së Futbollit të Kosovës ende ekzistojnë disa mosmarrëveshje.

“Synimi për të luajtur për Kosovën gjithmonë ekziston. Por mes meje dhe FFK-së ka disa çështje të pazgjidhura. Do të shohim si do të rrjedhin gjërat,” u shpreh Zeneli.

Ai zbuloi se problemi ka lindur rreth dy vite më parë, por pa dashur të zbulojë detaje konkrete.

“Ka ndodhur një situatë rreth dy vite më parë. Nuk dua të hyj në detaje në media, sepse ende nuk është sqaruar se kush kishte të drejtë e kush jo.”

I pyetur nëse mungesat e tij te Kosova lidhen me mosftesën apo me vendimin personal për të mos u paraqitur, Zeneli tha se arsyeja qëndron “pak nga të dyja”.

“Dua të diskutoj situatën me personat e përfshirë. Mund të ketë qenë një keqkuptim. Nuk pajtohem me atë që është thënë,” shtoi ai.

Megjithatë, Zeneli e bëri të qartë se nëse palët arrijnë të sqarojnë situatën, ai është i gatshëm të rikthehet te Kosova.

“Absolutisht. Kosova është kombëtarja ime, ishte zgjedhja ime kur isha 20-21 vjeç, sepse ata kishin një vizion. Shpresoj që të qëndrojnë besnikë ndaj atij vizioni,” theksoi sulmuesi.

Një tjetër element interesant është fakti se vëllai i tij, Besfort Zeneli, tashmë është pjesë e Kombëtares së Suedisë, çka krijon mundësinë e një përballjeje të rrallë mes dy vëllezërve në nivele ndërkombëtare.

Kosova dhe Suedia përballen sonte në Prishtinë, në ndeshjen e dytë të grupit për kualifikimet e Kupës së Botës 2026. Dy skuadrat do të takohen sërish më 13 tetor në “Ullevi” të Goteborgut.

JU REKOMANDOJMË

Benfica gjen pasuesin e Mourinhos, do të marrë trajnerin e Premierligës

Benfica gjen pasuesin e Mourinhos, do të marrë trajnerin e Premierligës
02/06/2026 - 18:03

Benfica po përgatitet për një ardhme pa Jose Mourinhon. Kjo pasi që portugezi, ka arritur marrëveshje të rikthehet te Real Madridi pas 13 vitesh, por mungon zyrtarizimi për...

Më shumëDetails

Brazili i Ancelottit niset drejt SHBA-së, Neymar e jep mesazhin që i ndez tifozët

Brazili i Ancelottit niset drejt SHBA-së, Neymar e jep mesazhin që i ndez tifozët
02/06/2026 - 13:32

Kombëtarja e Brazilit e ka nisur zyrtarisht udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kupën e Botës 2026, me synimin për t’i dhënë fund pritjes 24-vjeçare për...

Më shumëDetails

Kristian Prenga ia thotë në sy Anthony Joshuas: Unë nuk flas shumë, unë godas fort sepse jam shqiptar

Kristian Prenga ia thotë në sy Anthony Joshuas: Unë nuk flas shumë, unë godas fort sepse jam shqiptar
02/06/2026 - 11:03

Kristian Prenga u shfaq i bindur se mund të shkaktojë surprizë në përballjen jetësore ndaj Anthony Joshuas. Boksieri shqiptar tregoi se fillimisht e kishte të vështirë ta besonte...

Më shumëDetails

FIFA nis një projekt kushtuar shëndetit të futbollisteve femra

FIFA nis një projekt kushtuar shëndetit të futbollisteve femra
02/06/2026 - 10:58

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka nisur një projekt të ri kushtuar shëndetit dhe performancës sportive të grave në futboll, me qëllim mbushjen e një boshllëku të madh...

Më shumëDetails

Amir Rrahmani i propozon martesë të dashurës, ajo thotë “PO”

Amir Rrahmani i propozon martesë të dashurës, ajo thotë “PO”
02/06/2026 - 08:52

Futbollisti Amir Rrahmani, i ka propozuar për martesë partneres së tij, Drita Stublla. Lajmin e bukur e bëri publik vetë modelja përmes një fotografie të unazës së fejesës...

Më shumëDetails

Albian Hajdari i ‘çelë letrat’: Më kërcënuan, por s’i bie kurrë pishman që zgjodha Kosovën

01/06/2026 - 19:18

Albian Hajdari i ‘çelë letrat’: Më kërcënuan, por s’i bie kurrë pishman që zgjodha Kosovën “Kam marrë kërcënime dhe fyerje. Më kërcënonin familjen, ata u frikësuan dhe u...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Peci emëron u.d. drejtorin e ri të QKMF-së në Mitrovicë

    Peci emëron u.d. drejtorin e ri të QKMF-së në Mitrovicë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Tubimi i Malishevës shpërfaq ‘ndarjen’ brenda PDK-së: Hamza afër grupit të “Bon Vivantit”, Limaj në mes të ish komandantëve

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • 100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

    249 Shpërndaje
    Shpërndaje 100 Tweet 62
  • Amir Rrahmani i propozon martesë të dashurës, ajo thotë “PO”

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Dimal Basha jep lajmin e mirë për shoferët e kamionëve dhe autobusëve

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë