Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryeziu: Nëse parashtresa e Listës Serbe trajtohet gabim, themelet kushtetuese të Kosovës janë në rrezik!

09/09/2025 - 12:54
në Lajme
A A
Kryeziu: Aktgjykimi i Kushtetueses mund të kryejë punë, Kryesuesi ta thërrasë seancën sa më parë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot është afati i fundit për dërgimin e komenteve në Gjykatën Kushtetuese.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Lëvizja Vetëvendosje do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese komente në lidhje me çështjen e konstituimit të Kuvendit.

E në lidhje me këto zhvillime ka folur për “Gazeta Blic”, ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu.

Kryeziu tha se çështja që po trajtohet aktualisht në Gjykatën Kushtetuese nuk ka vetëm implikime procedurale por prek në çështje të rëndësisë më fondamentale të parimeve themelore të organizimit shtetëror.

Ai tha se nëse parashtresa e Listës Serbe trajtohet gabimisht, themelet kushtetuese të Republikës së Kosovës janë në rrezik.

“Çështja që po trajtohet aktualisht në Gjykatën Kushtetuese, sipas parashtresës së ngritur nga “Lista Serbe”, nuk ka vetëm implikime procedurale, por prek në çështje të rëndësisë më fondamentale të parimeve themelore të organizimit shtetëror, të përcaktuara në nenin 1 dhe 3 të kushtetutës.Këto çështje kanë implikime ne karakterin e rregullimit më themelor kushtetues dhe si të tilla prekin edhe vetë stabilitetin e ardhshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës, potencialin për rrënim nga brenda, përfshirë edhe dëmin e pariparueshëm për raportet ndër etnike.Nëse parashtresa e Listës Serbe trajtohet gabimisht, themelet kushtetuese të Republikës së Kosovës janë në rrezik dhe përballë këtij rreziku Presidenti i Republikës nuk mund dhe nuk guxon të qëndrojë anash” tha Kryeziu për “Gazeta Blic”.

Kryeziu e cilësoi të drejtë vendimin e Presidentes Osmani për të dërguar komente në Gjykatën Kushtetuese.

“Presidentja Osmani me shumë të drejtë është duke dërguar komente në Gjykatën Kushtetuese, kjo është detyrë dhe përgjegjësi e saj” tha Kryeziu për “Gazeta Blic”.

Lajmin se Presidentja Osmani do të dërgojë sot komente në Kushtetuese e ka konfirmuar këshilltari për media i Presidentes, Bekim Kupina.

Kupina nuk dha detaje për përmbajtjen e komenteve, mirëpo tha se qëndrimi i presidentes është që askush nuk duhet ta ketë të drejtën t’i bllokojë institucionet.

“Siç e dini, Gjykata Kushtetuese tashmë ka vendosur masë të përkohshme deri më 30 shtator. Në lidhje me meritat e rastit, Presidentja do t’ia dorëzojë Gjykatës Kushtetuese komentet e saj për çështjen në fjalë brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata, pra nesër më 9 shtator. Qëndrimi i Presidentes gjithnjë ka qenë se askush nuk duhet ta ketë të drejtën t’i bllokojë institucionet, e rrjedhimisht shtetin. Ashtu siç parashihet në 57 (4) të Kushtetutës, realizimi i të drejtave të komuniteteve është i pandashëm nga detyrimi për t’i respektuar ligjet e Republikës së Kosovës dhe për të mos i cenuar të drejtat e të tjerëve.” tha Kupina raporton “Gazeta Blic”.

JU REKOMANDOJMË

Ymeri: Interesi i Vetëvendosjes është dobësimi i LDK-së

Ymeri: Qeveria Kurti ka qasje armiqësore ndaj sindikatave, kjo dëmton frymën sindikale
02/08/2026 - 22:36

Analisti Visar Ymeri ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka në interes dobësimin e vazhdueshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sipas Ymerit, shumica e votave të Lëvizjes Vetëvendosje...

Më shumëDetails

Dyshimet për varrezë të dytë masive, U.D Presidentja Haxhiu thotë se drejtësia ende nuk është vënë në vend

Haxhiu thotë se Prokuroria duhet ta ftojë Ramush Haradinajn për shkak të deklaratave se Kurti është i lidhur me Serbinë
02/08/2026 - 22:23

U.D Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dyshimeve për një varrezë të dytë masive në Zubin Potok, duke thënë se ky rast është një rikujtim i...

Më shumëDetails

“Nëse vazhdohet kështu nuk ka kuptim që të ekzistojnë” – Kelmendi thotë se nevojiten ndryshime radikale te partitë opozitare

Kelmendi: Nëse Mandiq zgjidhet kryeparlamentar i Malit të Zi, kërcëohet siguria e rajonit
02/08/2026 - 21:48

Autori i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi, ka kërkuar ndryshime radikale në mënyrën e udhëheqjes së partive të ish-opozitës në Kosovë. I ftuar në emisionin VV Show me Vehbi...

Më shumëDetails

OVL e UÇK-së: Nderimi i njësive serbe, institucionalizim i mohimit të krimeve të luftës në Kosovë

OVL e UÇK-së: Nderimi i njësive serbe, institucionalizim i mohimit të krimeve të luftës në Kosovë
02/08/2026 - 20:54

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj nderimit të njësive ushtarake serbe, duke e cilësuar këtë veprim si një akt që, sipas saj, institucionalizon mohimin...

Më shumëDetails

Prokuroria Speciale: Identifikohet një lokacion i dyshuar me mbetje mortore në Zubin Potok

Prokuroria Speciale: Identifikohet një lokacion i dyshuar me mbetje mortore në Zubin Potok
02/08/2026 - 20:14

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka njoftuar se gjatë veprimeve hetimore që po zhvillohen në Zubin Potok është identifikuar një lokacion...

Më shumëDetails

Çitaku: Kurti po u tregon përralla me gjermanë e rusë, mërgimtarët kanë nevojë për shtetin, po presin me orë nëpër kufij

Çitaku: 1400 biznese po shkyçen, situata është alarmante – qytetarët tash po përballen me rrezikun e papunësisë masive
02/08/2026 - 20:03

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me pritjet e gjata të mërgimtarëve në kufijtë e vendeve përreth, duke kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Inspektorati Shëndetësor zbulon shkelje të rënda në “Dini Dent” të Hajdin Rekaliut, ambulanca stomatologjike e ‘VIP-ave’ gjobitet me 5 mijë euro

    Inspektorati Shëndetësor zbulon shkelje të rënda në “Dini Dent” të Hajdin Rekaliut, ambulanca stomatologjike e ‘VIP-ave’ gjobitet me 5 mijë euro

    208 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52
  • Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Në zemër të Skenderajt nis ndërtimi i një hoteli luksoz, pritet të jetë ndër më të bukurit në rajon (Foto)

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • MINT publikon çmimet e derivateve, kaq kushton nafta sot

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Arrestimi i kosovarit në kufi me Hungarinë, çka thotë MPB-ja serbe?

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë