Zgjedhja e deputetit të VV-së, Dimal Basha si kryekuvendar pas disa muajve blllokadë shkaktoi reagime të shumta.
Ish-deputeti i kësaj partie, Enver Dugolli i ftuar sonte në Politiko deklaroi se zgjidhja më e mirë do ishte kandidatja e parë, Albulena Haxhiu që për muaj më radhë nuk arriti të siguronte votat e mjaftueshme.
“Orientimi kryesor i VV-së ka qenë Albuena Haxhiu,e cila fatkeqësisht nuk i morri votat e mbështetjen e deputetëve, pa çka u tentua të kalohej dhe ka qenë zgjidhja më e mirë e mundshme, për shkak se ka qenë gruaja më e votuar në gjithë Republikën e Kosovën”, tha ish-deputeti Dugolli.