Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci, ka kritikuar sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe institucioneve që nuk kontrollohen nga Vetëvendosje.
Ai i konsideron këto veprime si përpjekje për kapjen e shtetit në formë tjetër.“Goditja ndaj Gjykatës Kushtetuese, ndaj sistemit të gjyqësorit dhe ndaj institucioneve që nuk kontrollohen nga VV është përpjekje për kapje të shtetit në një formë tjetër,” tha Peci.
Lidhur me këtë Peci e cilëson si ofendim konceptin e “Republikës së tretë” që sipas tij po promovohet nga Kurti.“Republika e tretë është republika imagjinare e Kurtit, ku ai pretendon që ka gjithçka nën kontroll, edhe pse i ka rënë ndërmend tash gati 20 vite pas shpalljes së pavarësisë t’i tregojë Kosovës se çfarë shteti jemi. Kjo është ofendim,” tha Peci.
“Do të paguajmë faturën”, Peci flet për perceptimin që kanë ndërkombëtarët ndaj KosovësPeci ka folur për perceptimin që kanë ndërkombëtarët ndaj Kosovës. Ai theksoi se po krijohet një imazh i zbatimit selektiv të ligjit, që po ndikon negativisht në politikën e jashtme dhe do të sjellë pasoja serioze për vendin në të ardhmen.
“Po ndërtohet pershtypja e zbatimit selektiv të ligjit, në një formë zbatohen rregullat për shqiptarët dhe në një tjetër për serbët. Këto janë gabimet më të mëdha që Kosova i ka bërë në politikën e jashtme që nga themelimi si shtet. Ne do të paguajmë faturën për këtë punë, mos të rrejmë. Ka me ardhë një moment që nuk është larg kur do të na thonë se as Asociacioni që kemi propozuar nuk kryen punë sepse keni kapacitete të dobëta,” tha Peci. /RTV21/