Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

FIFA ngriti në vendin e parë Spanjën, e cila kërcënoi për bojkot të Botërorit 2026

18/09/2025 - 18:23
në Sport
A A
FIFA ngriti në vendin e parë Spanjën, e cila kërcënoi për bojkot të Botërorit 2026
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Fituesit e EURO 2024 morën një shtysë të madhe pas kërcënimit për bojkot.

FIFA ka njoftuar sot për ranglistën e saj dhe ajo që bie në sy është Spanja, , pasi vendi kishte kërcënuar se do të bojkotonte Kupën e Botës 2026.

Organi drejtues i futbollit botëror publikoi sot renditjen e përditësuar të kombëtareve të meshkujve, ku Spanja është ngjitur në vendin e parë.

Skuadra e Luis de la Fuente ka impresionuar në ndeshjet kualifikuese të fundit për Kupën e Botës, duke mposhtur Bullgarinë dhe më pas duke turpëruar Turqinë me rezultat 6-0. Fituesit e EURO 2024 janë shpërblyer me njohjen si skuadra më e mirë në botë aktualisht.

Argjentina, që më herët mbante vendin e parë, ka rënë në pozitën e tretë pas humbjes së fundit kundër Ekuadorit. Megjithë këtë pengesë, kampionët e botës kanë dominuar kualifikueset e Amerikës së Jugut, teksa përgatiten për turneun e fundit ndërkombëtar të Lionel Messit verën e ardhshme.

Franca ka ngjitur një vend në renditje, duke kaluar nga e treta në të dytën, dhe ekipi i Didier Deschamps do të jetë sërish ndër favoritët për trofe. Anglia, me një rekord perfekt prej pesë fitoreve në pesë ndeshje kualifikuese, mbetet në vendin e katërt.

Pse kërcënoi Spanja me bojkot të Kupës së Botës?

Zyrtarë të qeverisë spanjolle paralajmëruan se do të tërhiqeshin nga Botërori i verës së ardhshme nëse Izraeli kualifikohet për turne.

Izraeli ndodhet aktualisht në vendin e tretë në grup me nëntë pikë nga pesë ndeshje, pas Norvegjisë dhe Italisë. Me sfidat në transferte ndaj Norvegjisë dhe Italisë në tetor, ata mund të përfundojnë të dytët dhe potencialisht të sigurojnë një vend në play-off, varësisht nga rezultatet.

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka kërkuar përjashtimin e Izraelit nga garat sportive.

Ai tha: “Izraeli nuk mund të vazhdojë të përdorë asnjë platformë ndërkombëtare për të larë imazhin e tij.”

Një komision hetimor i OKB-së së fundmi deklaroi se ka baza për të besuar se katër nga pesë aktet gjenocidale sipas së drejtës ndërkombëtare janë kryer nga Izraeli në Gaza. Ministria e Jashtme e Izraelit reagoi duke e cilësuar raportin si “të shtrembëruar dhe të rremë”.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, mbi 65,000 persona janë vrarë në Gaza.

Cili është ndalimi i UEFA-s ndaj Rusisë?

Shumë figura në botën e sportit kanë bërë thirrje që Izraeli të ndalohet nga futbolli ndërkombëtar, në mënyrë të ngjashme me Rusinë. Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022, UEFA dhe FIFA pezulluan kombëtaren dhe klubet ruse nga të gjitha garat.

Rusia e apeloi ndalimin, por ai u refuzua.

Paraqitja e fundit e tyre në një kompeticion global ishte Botërori 2018, pasi iu ndalua pjesëmarrja në Kupën e Botës 2022 dhe në turneun e ardhshëm verën e ardhshme. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka folur për ndalimin në fuqi, duke shprehur keqardhje për atletët.

Ai tha: “Ndalimi për skuadrat ruse është, mendoj, tre vjet e gjysmë. A u ndal lufta? Jo. Pra, për momentin, nuk e di.

“Duhet të them se me situatën në Rusi dhe Ukrainë, kishte një presion shumë të madh politik. Tani është më shumë një presion i shoqërisë civile sesa i politikanëve, sepse politikanët, kur bëhet fjalë për luftëra dhe viktima, janë shumë pragmatikë. Nuk mund të them çfarë do të ndodhë. Ka bisedime për gjithçka, por unë personalisht jam kundër përjashtimit të atletëve.” /GazetaExpress/

JU REKOMANDOJMË

Luan Krasniqi për Hrgoviq-Itauma: Kampionët nuk lindin vetëm në ring, por edhe përmes karakterit

Luan Krasniqi për Hrgoviq-Itauma: Kampionët nuk lindin vetëm në ring, por edhe përmes karakterit
31/08/2026 - 11:18

Legjenda e boksit shqiptar, Luan Krasniqi, ka reaguar pas përballjes së madhe në peshat e rënda mes Filip Hërgoviqit dhe Moses Itauma-s, duke e cilësuar atë si një...

Më shumëDetails

Reali i shënoi 4 gola, Mourinho: Bukuria është edhe mënyra se si mbrohemi

Mourinho “shpërthen” pas barazimit: Titulli i humbur, ka lojtarë që s’do t’i fus në lojë më…!
31/08/2026 - 11:17

José Mourinho, në stilin e tij, përcjell mesazhe sa herë që i jepet mundësia, përmes mediave, qoftë për lojtarët, tifozët apo skuadrat rivale. Pas fitores 4-0 ndaj Malagas,...

Më shumëDetails

Fofana duhet të zgjedhë: Galatasaray, dy klube franceze dhe një spanjoll pas tij

Fofana duhet të zgjedhë: Galatasaray, dy klube franceze dhe një spanjoll pas tij
31/08/2026 - 11:16

Youssouf Fofana është mesfushori që vitin e kaluar të gjithë te Milani e dëshironin, ndërsa tani francezi është në ikje e sipër. Ai nuk ka numër fanelle dhe...

Më shumëDetails

Jose Mourinho me futboll super sulmues, tjetër fitore në La Liga me Real Madridin

Jose Mourinho me futboll super sulmues, tjetër fitore në La Liga me Real Madridin
30/08/2026 - 19:10

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj Malagas, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në La Liga. Golat për skuadrën e Jose...

Më shumëDetails

Kurti për suksesin e xhudistëve kosovarë: Pesë medalje, krenari për Kosovën

Kurti për suksesin e xhudistëve kosovarë: Pesë medalje, krenari për Kosovën
30/08/2026 - 16:44

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar ekipin kosovar të xhudos për suksesin e radhës në garat e zhvilluara në Taranto. Kurti ka vlerësuar punën, sakrificën...

Më shumëDetails

Gjilani – Dukagjini, mbyllet ndeshja me katër gola të shënuar

Gjilani – Dukagjini, mbyllet ndeshja me katër gola të shënuar
29/08/2026 - 21:31

Ka përfunduar në barazim 2-2 përballja mes Gjilanit dhe Dukagjinit, në një ndeshje interesante të zhvilluar nën dritën e reflektorëve. Gjilani kaloi i pari në epërsi me Morinën,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë