Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bajrami i reagon Kurtit: Degradimi i raporteve me SHBA-në nuk e gëzon opozitën, por vetëm Serbinë e Rusinë

19/09/2025 - 13:09
në Lajme
A A
Bajrami i reagon Kurtit: Degradimi i raporteve me SHBA-në nuk e gëzon opozitën, por vetëm Serbinë e Rusinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar për herë të parë mbi vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën, raporton GazetaBlic.

Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti tha se nuk janë prishur me Amerikën, por që sipas tij, mes tyre ka dallime ku theksoi se opozita se po i stërzmadhon çëshjet.

Lidhur me këto deklarata, në një pronocnim për GazetaBlic, ka reguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami e cila thotë se degradimi i raporteve me SHBA e gëzon Serbinë dhe Rusine, e asesi ish opozitën.

“Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje uroj shumë ta kuptojnë sa më parë që degradimi i raportëve Kosovë – SHBA e gëzon Serbinë dhe Rusinë, por asesi ish opozitën. Lidhja Demokratike e Kosovës është tejet e shqetësuar për ndërprejen e dialogut strategjik me SHBA-të dhe ne angazhohemi pa ndalë që raportet tona miqësore e diplomatike t’i ruajmë e thëllojmë tutje”, theksoi ajo.

Bajrami potencon se Kurtit nuk i duket asgjë pezullimi i dialogut strategjik me ShBA-të, sepse kurrë nuk ka kontribuar për të ndërtuar raportë me ShBA-të apo ndonjë aleat tjetër të shtetit tonë.

Ajo thekson se Kurti është tallur me sekretarin amerikan, Shtëpinë e Bardhë dhe tash po tallet edhe me qytetarët e Kosovës.

“Natyrisht, se Kurtit nuk i duket asgjë pezullimi i Dialogut Strategjik me SHBA-të sepse kurrë në jetën e tij nuk ka kontribu për të ndërtuar raporte me SHBA-të apo ndonjë aleat tjetër të shtetit tonë. Kurti është tallur me sekretarin amerikan, është tallur me Shtëpinë e Bardhë dhe tash po tallet me qytetarët e Kosovës, duke thënë se dikush tjetër po ekzagjeron masën e fundit të SHBA-ve që është pezullimi i Dialogut Strategjik”, vlerësoi ajo.

Ndër të tjera ajo shton se për shkak të Kurtit, Kosova nga mesi i vitit 2023 është nën sanksione të BE-së ku thotë se të vetmen punë që e ka bërë në këto pesë vjet është rritja e tregtimit të energjisë elektrike.

Deputetja vlerëson se qytetarët do ta dënojnë këtë sjellje të Kurtit që e ka dërgu në këtë pikë shtetin e Kosovës.

“Për shkak të Albin Kurtit, Kosova nga mesi i vitit 2023 është në sanksione të BE-së, nuk ka marrë pothuajse asnjë njohje qe 5 vjet, përjashtim njohjes që e solli Pacolli, nuk është anëtarësuar pothuajse në asnjë organizatë. Të vetmen punë që ka bërë në këto pesë vjet Albin Kurti është rritja e tregtimit të energjisë elektrike dhe rreth 300 milionë Euro tenderat njëburimor.Qytetarët do ta dënojnë këtë sjellje të Kurtit që e ka dergu në këtë pikë Shtetin e Kosovës!”, përfundoi Bajrami për GazetaBlic.

JU REKOMANDOJMË

Abdixhiku pas Kuvendit të partisë: LDK ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional

Abdixhiku thërret konferencë për media, s’dihet arsyeja
31/07/2026 - 10:36

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u ka kërkuar delegatëve që ta ndihmojnë në bashkimin e partisë, derisa mbajtjen e Kuvendit të LDK-së të enjten e...

Më shumëDetails

Bisedat e dyshimta në Snapchat, Rama i gatshëm për bashkëpunim me organet e drejtësisë

Bisedat e dyshimta në Snapchat, Rama i gatshëm për bashkëpunim me organet e drejtësisë
31/07/2026 - 10:19

Përparim Rama ka thënë se është i gatshëm për bashkëpunim me organet e drejtësisë pas dyshimeve se shefi i kabinetit, Florent Maliqi mund të jetë i implikuar në...

Më shumëDetails

Nafta vazhdon të shtrenjtohet në Kosovë, ja çmimi i sotëm

Rritet edhe më tej nafta, sot 3 centë më shtrenjtë se dje
31/07/2026 - 09:54

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme. Sipas njoftimit çmimi maksimal i naftës është...

Më shumëDetails

Kërcënimet e organizatës “Brigada e Veriut” ndaj zyrtarëve, policia nis hetimet

Kërcënimet e organizatës “Brigada e Veriut” ndaj zyrtarëve, policia nis hetimet
31/07/2026 - 09:34

Një rast i veprës penale “Kryerje e veprës penale terroriste” është raportuar në Zubin-Potok, ku një organizatë e ashtuquajtur “Severna brigada” dyshohet se ka kanosur me jetë zyrtarë...

Më shumëDetails

Hykmete Bajrami pas Kuvendit të LDK-së: Ishim 152 delegatë që kërkuam ndryshimin, por demokracia fitoi

Hykmete Bajrami pas Kuvendit të LDK-së: Ishim 152 delegatë që kërkuam ndryshimin, por demokracia fitoi
31/07/2026 - 09:27

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë, duke thënë se ishte në mesin e 152 delegatëve që besuan se Lidhjes Demokratike të...

Më shumëDetails

Këta janë të dyshuarit që tentuan ta shesin me dokumente të falsifikuara pronën 2-hektarëshe në Fushë Kosovë për 1.55 milion euro

Arrestohen tre të mitur në Mitrovicë, dyshohet se vodhën veturën e një klubi sportiv
31/07/2026 - 09:13

Është mësuar identiteti i tre personave që dyshohen se ishin pjesë e një skeme të organizuar mashtrimi, përmes së cilës u tentua të tjetërsohej dhe shitej një pronë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Kamerat kapin reagimin e Avdullah Hotit pasi Abdixhiku u rikonfirmua si kryetar

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Letra që pretendon një plan të grupit të Lumir Abdixhikut për votimin në Kuvendin e LDK-së

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Nafta vazhdon të shtrenjtohet në Kosovë, ja çmimi i sotëm

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë