Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar për herë të parë mbi vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën, raporton GazetaBlic.
Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti tha se nuk janë prishur me Amerikën, por që sipas tij, mes tyre ka dallime ku theksoi se opozita se po i stërzmadhon çëshjet.
Lidhur me këto deklarata, në një pronocnim për GazetaBlic, ka reguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami e cila thotë se degradimi i raporteve me SHBA e gëzon Serbinë dhe Rusine, e asesi ish opozitën.
“Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje uroj shumë ta kuptojnë sa më parë që degradimi i raportëve Kosovë – SHBA e gëzon Serbinë dhe Rusinë, por asesi ish opozitën. Lidhja Demokratike e Kosovës është tejet e shqetësuar për ndërprejen e dialogut strategjik me SHBA-të dhe ne angazhohemi pa ndalë që raportet tona miqësore e diplomatike t’i ruajmë e thëllojmë tutje”, theksoi ajo.
Bajrami potencon se Kurtit nuk i duket asgjë pezullimi i dialogut strategjik me ShBA-të, sepse kurrë nuk ka kontribuar për të ndërtuar raportë me ShBA-të apo ndonjë aleat tjetër të shtetit tonë.
Ajo thekson se Kurti është tallur me sekretarin amerikan, Shtëpinë e Bardhë dhe tash po tallet edhe me qytetarët e Kosovës.
“Natyrisht, se Kurtit nuk i duket asgjë pezullimi i Dialogut Strategjik me SHBA-të sepse kurrë në jetën e tij nuk ka kontribu për të ndërtuar raporte me SHBA-të apo ndonjë aleat tjetër të shtetit tonë. Kurti është tallur me sekretarin amerikan, është tallur me Shtëpinë e Bardhë dhe tash po tallet me qytetarët e Kosovës, duke thënë se dikush tjetër po ekzagjeron masën e fundit të SHBA-ve që është pezullimi i Dialogut Strategjik”, vlerësoi ajo.
Ndër të tjera ajo shton se për shkak të Kurtit, Kosova nga mesi i vitit 2023 është nën sanksione të BE-së ku thotë se të vetmen punë që e ka bërë në këto pesë vjet është rritja e tregtimit të energjisë elektrike.
Deputetja vlerëson se qytetarët do ta dënojnë këtë sjellje të Kurtit që e ka dërgu në këtë pikë shtetin e Kosovës.
“Për shkak të Albin Kurtit, Kosova nga mesi i vitit 2023 është në sanksione të BE-së, nuk ka marrë pothuajse asnjë njohje qe 5 vjet, përjashtim njohjes që e solli Pacolli, nuk është anëtarësuar pothuajse në asnjë organizatë. Të vetmen punë që ka bërë në këto pesë vjet Albin Kurti është rritja e tregtimit të energjisë elektrike dhe rreth 300 milionë Euro tenderat njëburimor.Qytetarët do ta dënojnë këtë sjellje të Kurtit që e ka dergu në këtë pikë Shtetin e Kosovës!”, përfundoi Bajrami për GazetaBlic.













