
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot mori pjesë në përurimin e shtatores së heroit të kombit Afrim Zhitia në Podujevë.
Në fjalën e tij, Kurti përshëndeti të pranishmit në mesin e të cilëve ishte edhe ish-ministri i tij, Liburn Aliu, si dhe rivali i tij politik, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Kurti fillimisht përshëndeti Hysen Durmishin, i cili u bë ushtrues detyre i ministrit në detyrë të Infrastrukturës pas dorëheqjes së Liburn Aliut e më pas atë duke ia theksuar “ish-ministrin”.
Po ashtu, Kurti përshëndeti edhe Haradinajn.
Aliu dha dorëheqje nga pozita e ministrit të Infrastrukturës në shenjë revolte për zgjedhjen e Dimal Bashës kryeparlamentar nga partia e tij.