Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ramizin e larguan se nuk ishte sa duhet PDK, e Uran Ismaili çka është?

21/09/2025 - 17:59
në Pa kategori
A A
Ramizin e larguan se nuk ishte sa duhet PDK, e Uran Ismaili çka është?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Tribunal pati zhvillime të bujshme javën e kaluar, kurse të vetmit që heshtën për ato zhvillime – prej figurave që kanë peshë nacionale – ishin Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Uran Ismaili.


Berat Buzhala

Ramiz Lladrovcin e dëbuan nga radhët e veta sepse nuk u dukej mjaftueshëm lojal ndaj partisë, kurse për Uran Ismailin, i njëjti lidership po investon fuqishëm që as era mos t’i vijë PDK-së dhe Hashim Thaçit.

E çuditshme apo jo?

Kjo çka po ndodh me PDK-në në Prishtinë është hajgare.

Dega e kësaj partie në kryeqytet po duket si një imitim – le të themi – i degës së Partisë Ora të Veton Surroit, e jo pjesë e të njëjtit subjekt politik ku aderojnë edhe Sami Lushtaku, Shukri Buja, Sokol Bashota e të tjerë.

Bile edhe sloganin e zgjedhjeve e kanë vjedhur nga kompania Koha – “Koha për Prishtinën” – slogan ky që fare lehtë do të mund të ishte emër emisioni në KTV a shtojcë javore në gazetën Koha.

Unë i kuptoj taktikat elektorale, kur ti gjatë zgjedhjeve zhvendosesh për pak nuanca nga boshti i partisë që i takon, për t’i peshkuar ca vota majtas e djathtas. Mirëpo nuk e kuptoj kur ti zhvendosesh komplet nga partia.

Për shembull, më shumë gjasa ka me e gjetë një derr nëpër rrugicat e Mekës në Arabinë Saudite, sesa një postim a një fjalë të Uran Ismailit për zhvillimet e javës së Tribunalit Special.

Hiç, asnjë për be.

Në Tribunal pati zhvillime të bujshme javën e kaluar, kurse të vetmit që heshtën për ato zhvillime – prej figurave që kanë peshë nacionale – ishin Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Uran Ismaili.

Dikush do të thoshte që Urani është thjeshtë vetëm kandidat për kryetar të një komune dhe një qyteti, prandaj s’ka çka i fut hundët në tema të tjera.
Po, a për kryetar të Junikut a të Hanit të Elezit po kandidon?

Pozita e kryetarit të kryeqytetit është pozita e dytë më e rëndësishme në gjithë Republikën, pas asaj të kryeministrit. Dhe kjo jo vetëm në Kosovë.

Zohran Mamdani po garon për kryetar të New Yorkut, kurse rivaliteti dhe polemikat e tij me presidentin Donald Trump, për çdo temë, janë ndër temat kryesore në atë shtet.

Mamdani flet për krizën në Gaza, për refugjatët, për antisemitizmin, për politikat nacionale të Donald Trumpit – pra nuk është ndalur vetëm te kanalizimet dhe rrugicat e New Yorkut.

Kurse Urani ynë, me bekimin e lidershipit të partisë, shokëve dhe shoqeve të shkollës, po duket sikur e ka marrë me qira vetëm elektoratin e PDK-së dhe asgjë tjetër nuk i duhet prej partisë.

Personalisht nuk kam asgjë kundër Uranit. Përkundrazi. Është i këndshëm, ka sens të humorit dhe është inteligjent.

Mirëpo është e pandershme të lajmërohesh që je gjallë në politikë, pasi ke fjetur plot katër vjet.
Gjatë këtyre katër viteve gjithçka ka ndodhur në vendin tonë. Kohë pas kohe është dukur që jemi herë buzë një lufte me Serbinë, e herë buzë një lufte me njëri-tjetrin. Kjo situatë dhe këto dy mundësi ende nuk janë evituar.

Shumë prej nesh që e kundërshtojmë pushtetin arbitrar të Kurtit, vazhdimisht jemi gjendur të atakuar nga ky pushtet dhe nga militantët e këtij pushteti, për shkak të qëndrimeve që i kemi pasur kundër tij. Urani ka heshtur.

Kur Kurti me të tijtë e ka shënjestruar Thaçin dhe pushtetin që Thaçi e ka pasur në të kaluarën (prej të cilit kishte përfituar edhe vetë Urani), ne prapë e kemi mbrojtur Thaçin. Prapë jemi sulmuar dhe linçuar. Prapë ka heshtur Urani.

Urani po dëshiron dhe po shpreson se disi do të kontrabandohet në pozitën e dytë më të fuqishme politike në vend, pa asnjë betejë. Madje edhe pa beteja me të cilat e mbron të kaluarën e tij personale, lëre më të Thaçit.

Prandaj unë mendoj që as nuk do ta fitojë atë karrige që e synon, e as nuk e meriton.

Sigurisht që nuk jam i vetmi që mendoj kështu. Nuk është më as sekret që edhe brenda PDK-së ka pakënaqësi me mënyrën si Urani e Memli – AKA Kullerat e Xhevdet Dodës – po e organizojnë këtë fushatë.

Të pakënaqur duken hard-core militantët e PDK-së dhe Hashim Thaçit – AKA Katunarët e Krahut të Luftës.

Nejse, ka edhe detaje të tjera të kësaj plasaritjeje, por nuk kisha dashur me i bërë publike, në mënyrë që në asnjë mënyrë të mos i shkaktoj telashe Atij atje, duke besuar dhe shpresuar që brenda disa muajsh do të lirohet.

Mirëpo është me të vërtetë e turpshme kur kandidati i LDK-së ka dëshmuar lojalitet më të madh ndaj Thaçit sesa kandidati i PDK-së.

Unë veç nuk e kuptoj pse vëlla Urani dhe kullerat nuk bëjnë parti të veten “urbane” dhe të lirohen përfundimisht nga sigla dhe barra e emrit të Hashim Thaçit.

E di, e di – tash, pas këtij statusi, kanë me u ngutë me shku te Endriti me kërku mbështetjen e tij, kur ta shohin se janë dekonspiruar dhe se “Koha për Prishtinën” nuk është thjeshtë slogan i fushatës, por është imitim i brendit “urban” të kompanisë Koha të surrojve, për me u përgatitur për një diçka më të madhe.

JU REKOMANDOJMË

Hoxha telefonon Konjufcën: Shqipëria e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën, sot dhe gjithmonë

Hoxha telefonon Konjufcën: Shqipëria e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën, sot dhe gjithmonë
19/03/2026 - 21:29

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës...

Më shumëDetails

Tahiri viziton Thaçin: Presidenti ju dërgon të fala nga Haga

Tahiri viziton Thaçin: Presidenti ju dërgon të fala nga Haga
19/03/2026 - 19:55

Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë. Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ai ka thënë Thaçi...

Më shumëDetails

Gjesti reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu

Gjesti reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu
19/03/2026 - 19:24

Këngëtari nga Peja dhe fituesi i Big Brother VIP Albania, Besart Kelmendi, është lajmëruar në llogarinë e tij në Instagram, për herë të parë pas lirimit nga paraburgimi....

Më shumëDetails

“Asociacioni i Komunave serbe nuk është zbatu nga viti 2013”, Sazan Ibrahimi komenton deklaratën e Kurtit për “Zajednicën”

“Asociacioni i Komunave serbe nuk është zbatu nga viti 2013”, Sazan Ibrahimi komenton deklaratën e Kurtit për “Zajednicën”
19/03/2026 - 18:48

Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, kur u pyet për “Asociacionin e komunave me shumicë serbe” tha se “nëse krijohet një mekanizëm i tillë nuk...

Më shumëDetails

Cakolli: Propozimi i LVV-së për tre anëtarë në KQZ bie ndesh me modelin ligjor, rikethehet debati i kot

Cakolli: Qeveria në detyrë s’ka mandat të miratojë buxhet, është lojë politike e menduar mirë
18/03/2026 - 15:17

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar ndaj propozimit të LVV-së për tre kandidatë në përbërjen e KQZ-së, duke e cilësuar si një çështje të panevojshme...

Më shumëDetails

Ngjarja tragjike në Gjakovë: Pse e prishën miqësinë vrasësi e viktima?

U vetëdorëzua dhe e dorëzoi edhe armën, detaje mbi të dyshuarin për vrasjen në Gjakovë
18/03/2026 - 08:39

Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda. E pronari i tij, Nexhdet Zymberaj qëndroi me mysafirët deri në 5:20 kur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Stacioni i Autobusëve në Skenderaj hap 10 vende të lira pune

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Fabrika gjigante “Loni Dekor” hap vende të reja pune, shpall konkurs për dy pozita

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim policit Fatmir Uka, i arrestuar në skandalin e publikuar nga Veriu.info

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë