Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rusia sulmon Ukrainën me breshëri raketash dhe dronësh

28/09/2025 - 12:55
në Lajme
A A
Rusia sulmon Ukrainën me breshëri raketash dhe dronësh
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ukraina tha se Rusia e ka sulmuar me qindra dronë dhe raketa gjatë natës, duke vrarë të paktën katër persona në Kiev.

Në mesin e të vrarëve ishte edhe një vajzë 12-vjeçare, ndërkaq më shumë se 40 të tjerë u plagosën gjatë sulmeve në rajonet e Zaporizhjës, Odesës, Sumit, Mikolajivit dhe Çerkasit, thanë autoritetet ukrainase.

Përpjekjet diplomatike për ndaljen e luftës, që Rusia nisi kundër Ukrainës më 2022, kanë dështuar, me Moskën që është zotuar se do të vazhdojë ofensivën e saj.

“Moska dëshiron të vazhdojë luftimet dhe vrasjet dhe meriton që bota t’i bëjë presionin më të ashpër”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas sulmeve që zgjatën për 12 orë.

“Kremlini përfiton nga vazhdimi i kësaj lufte dhe terrori për aq kohë sa përfiton nga shitjet e energjisë”, shtoi ai, duke bërë thirrje për masa më të ashpra ndaj Moskës nga aleatët e Kievit.

Përveç ndërtesave të banimit, edhe një qendër kardilogjike dhe një çerdhe ishin cak i sulmeve, tha Ministria e Jashtme ukrainase.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase, Rusia lëshoi 643 dronë dhe raketa, në pjesën lindore, qendrore dhe jugore të Ukrainës.

Ndërkaq, Rusia pretendoi se ka goditur caqe ushtarake gjatë sulmeve masive në Ukrainë.

“Forcat e Armatosura të Federatës Ruse kanë kryer sulme masive kundër kompleksit të industrisë ushtarake ukrainase”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes.

Polonia, që gjendet në kufi me Ukrainën, ngriti avionë në ajër për të siguruar hapësirën e saj ajrore gjatë sulmeve, pasi NATO-ja e ka akuzuar Moskën se qëndron prapa një sërë shkeljes të hapësirës ajrore të aleancës. /REL

JU REKOMANDOJMË

Tre të vrarë pas të shtënave në SHBA
Lajme

Tre të vrarë pas të shtënave në SHBA

28/09/2025 - 15:55
Kurti në SHBA: Në kohë sfiduese u ndihmuam qytetarëve pa i rritur taksat e borxhin publik
Kryesore

Kurti në SHBA: Në kohë sfiduese u ndihmuam qytetarëve pa i rritur taksat e borxhin publik

28/09/2025 - 15:49
Arabia Saudite paralajmëron se mosveprimi ndaj luftës në Gaza kërcënon stabilitetin global
Lajme

Arabia Saudite paralajmëron se mosveprimi ndaj luftës në Gaza kërcënon stabilitetin global

28/09/2025 - 15:44
Danimarka ndalon të gjitha fluturimet e dronëve në prag të samitit të BE-së në Kopenhagë
Lajme

Danimarka ndalon të gjitha fluturimet e dronëve në prag të samitit të BE-së në Kopenhagë

28/09/2025 - 15:39
Osmani në SHBA: Liria nuk duhet marrë si e mirëqenë, shtetet kanë nevojë për aleanca
Kryesore

Osmani në SHBA: Liria nuk duhet marrë si e mirëqenë, shtetet kanë nevojë për aleanca

28/09/2025 - 15:32
Policia në Shkodër asgjëson mbi 1000 bimë kanabisi, procedohen kryetarët e fshatrave
Lajme

Policia në Shkodër asgjëson mbi 1000 bimë kanabisi, procedohen kryetarët e fshatrave

28/09/2025 - 15:30

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Video-incizim: I dyshuari për fajde Tahir Gerbeshi sfidon shtetin – fyen rëndë Policinë

    Video-incizim: I dyshuari për fajde Tahir Gerbeshi sfidon shtetin – fyen rëndë Policinë

    722 Shpërndaje
    Shpërndaje 289 Tweet 181
  • “Sjellje jokorrekte e pandershmëri”, tërhiqet nga gara kandidati i VV-së për asamble në Ferizaj

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Skandaloze | Si u punësua në shtet, në mënyrë të dyshimtë, bashkëshortja e të deleguarit të MASHTI-t në UP

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Pse Vjosa Osmani harroi ta publikonte këtë fotografi?

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Enver Hasani për Kurtin: Është anti-amerikan me bindje, i ekstremit të majtë – e fsheh veç për sentiment të popullit

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë