Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Të pagjumët dhe paranoja

23/07/2022 - 15:55
në Opinione
A A
Tregime me rusë dhe dy Serbi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria Kurti ka probleme me Insomni paradoksale, (lloj specifik pagjumësie) të cilën shkenca e shpjegon si nënvlerësim të kohës kur subjekti është në gjumë. Ndjehet sikur fle shumë më pak se sa në të vërtetë.

Shkruan: Halil Matoshi

Politikani kosovar ish komunist Sinan Hasani nga Pozhorani i Gjilanit, ka mbajtur postin më të lartë në ish Jugosllavi, atë të Kryetarit të kryesisë së RSFJ, nga 15 maji 1986 deri më 15 maj 1987. Për të thuheshin shumë batuta, porse mâ ironikja ishte ajo kur një serb në Komitetin e komunistëve jugosllav e pyet me ironi serbin tjetër: “Përse shokut Sinan i janë lëshuar rrathët e errët nën sy”?

Tjetri përgjigjet: “Sepse armiku nuk fle”!

Ishte koha kur njerëzit në Kosovë perceptoheshin në shkallë të gjërë si armiq të shtetit jugosllav.

Dhe sot më shumë se katër dekada më pas, dikush në Kosovë ia shtron pyetjen vetvetës tinëz, athua pse nuk po fle shoku Besnik?Probleme me gjumin po kanë shumica e Qeverisë së Albin Kurtit, sepse simptomatikisht, ata e perceptojnë secilin qytetar kosovar që mendon ndryshe si armik!?

Në rrafshin proverbial, Kosova është në epokën e Sinan Hasanit, ajo drejtohet nga një regjim me kurs ideologjik të majtë dhe jokompetent.

Ky pushtet, kur s’ka çka t’u thotë gazetarëve për punë shteti, u përgjegjet me vrazhdësi se pyetja ishte banale, se janë të zënë, 24 orë në takime, se…!?

Që do të thotë se vërtet nuk kanë kohë për të fjetur!?

Kur një qytetare e papunë që mban post ministror (Rozeta Hajdari) u pyet nga gazetarët nëse ka ndonjë kohë të përshtatshme për të folur rreth rezervave të shtetit, ajo tha diçka që shpërfaq subjektin që është duke parë ëndrra në pikë dite, e përfytyron veten ‘non-stop’ të zënë!? Dhe kur gazetari do ta pyeste nëse “non-stop” nënkupton 24 orë në ditë, ajo pamëdyshje e kishte pohuar.

Mirëpo, nëse thuhet së fotografia flet sa njëmijë fjalë, kolegia e Hajdarit, Artane Rizvanolli dëshmoi diçka të trishtueshme në Qeverinë Kurti: Ajo vuan nga pagjumësia akute, prandaj kotet në detyrë!?

Nëse pagjumësia është sëmundje organike me bazë psikike, kotja në vendin e punës është një patologji shoqërore, pra papërgjegjshmëni!

Çfarë është pagjumësia? Pagjumësia është një çrregullim i gjumit në të cilin keni probleme të bini dhe ose të flini. Gjendja mund të jetë afatshkurtër (akute) ose mund të zgjasë një kohë të gjatë (kronike). Llojet më të shpeshta të pagjumësisë venerohen të jenë: Pagjumësia si vështirësi për zënë gjumi, pagjumësia e mirëmbajtjes së gjumit, pagjumësia e përzier dhe pagjumësia Pagjumësia paradoksale: Kur keni pagjumësi paradoksale, ju nënvlerësoni kohën kur jeni në gjumë. Ndjeheni sikur flini shumë më pak se sa në të vërtetë. Afërmendësh qe Qeveria Kurti II, ka probleme me këtë sindromë.

Lars Lyby në studimin “Krijimi i një patologjie performative” vëneron se çdo fjalë që del nga goja e një fëmije mbart një rritje të helmit për të rriturit që e dëgjojnë. Në situatat tona, në bazë të kësaj teorie, lehtë mund të konkludohet se kemi të bëjmë me një Qeveri në fazë të hershme të zhvillimit dhe fjalët e disa prej anëtarëve të saj, përkufizohen me fëmijëroren, fjalët e të cilëve në gojën e të rriturve perceptohen si skizofreni.

Në romanin e tij “Alfabeti i flakës” (2012), Ben Marcus përshkruan një realitet që nuk mund të përcillet më përmes të të folurit, sepse vetë gjuha është bërë toksike. Dhe duke qenë se kjo lloj gjuhe negative për çdo gjë, (20-vjetcshjatërrim) është përdorur gjatë, nga Lëvizja Vetëvendosje, ata tashti janë zënë në robërinë e saj dhe shpenzojnë shumë energji në këtë mbërrthim gjuhësor, duke mos pasur zgjidhje për problemet e sotshme dhe në mungesë të rezultateve në sferën publike për çka ata janë votuar!?

Sipas Lybyt, në përgjigje të “epidemisë moderne” të stresit, duket se i jepet një funksion i ngjashëm gjuhës, si një burim sëmundjesh që shfaqen në mes të perceptimit dhe realitetit. Nëse e kundrojmë mënyrën së si flasin për kinse sukseset e tyre përballë shkatrrimit 20-vjeçarë të të tjerëve, qeveritarët e Kosovës shfaqen të paaftë e jokompetentë, të stresuar dhe arrogantë, sepse ashiqare kanë probleme me menaxhimin e

a) gjuhës fëmijërore dhe

b) stresit.

“Në menagjimin bashkëkohor të stresit, individët stresues konceptohen si robër të një gjuhe që i bën ata të sëmurë” – thotë Lyby.

Sipas këtij siciologu, menaxhimi i stresit kërkon të ndërhyjë në vetë përvojën e individit dhe përshkrimin e mjedisit të tyre dhe të vetvetes, në mënyrë që të gjejë sesi ndjenja e tyre e realitetit shtrembërohet dhe shtrembërohet nga mendimet dhe emocionet negative: “Çështja është të shmangni mendimet negative të mos bëheni viktimë e vetes suaj” thotë ky autor.

Në këtë tezë, autori mësynë të zhbllokojë problemin e stresit nga nocionet e shkakut dhe efektit të thjeshtë që gjenden në “ekuilibrin punë-jetë” – këtu, për momentin ai të lë mënjanë pyetjen shkakësore se si ka diçka “atje jashtë” (në shoqëri) që ndikon në një gjendje “brenda” (individit) dhe tregimi i mëposhtëm nuk jep një përgjigje se pse njerëzit janë të stresuar, por ndjek se si kjo “pse” ndër të tjera i drejtohet subjekteve si një mjet vetëvlerësimi. E vetëvlerësimi – në rastin e pushtetit tek ne – është në shpërputhje me realitetin, sepse “nga brenda”, perceptohen penguesit kryesor “ata jashtë”!? Paaftësia e menagjimit të stresit “brenda” (në zyrë) rritet me rritjën e kërkesave nga jashtë!?

Fillimisht, saga e pagjumësisë kushte nisë me zgjedhjet e fundit,

kur Besnik Bislimi pati thënë se ka një javë pa fjetur për shkak të rezultatit zgjedhor, përtej pritjeve!

Pastaj kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar se zëvendësi i tij, Besnik Bislimi s’fle rehat, duke e rikthyër në sferën e publikes çështjen e pagjumësisë së vartësve të tij. Por, duket se në këtë budallallëk ka sistem: Zhvendosje e vëmendjës së publikut në periferi të problemeve madhore!?

“…është preokupimi ynë kryesor dhe kjo është çështja numër 1 me të cilën zgjohet në mëngjes dhe bie të fle në mbrëmje zëvendësi im – nëse fle – Besnik Bislimi.”

Kështu foli Kurti dhe nuk dihet nëse edhe ky vuan nga pagjumësia paradoksale?

Sëfundi, kur në komision parlamentar Bislimi u shpotit nga opozita, nëse ka fjetë mjaftueshëm ose jo, ai nuk u duk shumë i shqetësuar për këtë, por shqetësuese ishte gjuha me të cilën ai sqaronte deputetët!?

Pa rrjedhë të natyrshme logjike,

dhe duke e spostuar fajin tek të tjerët: “Ma kanë shqyer raportin shtatë faqësh”, tha ai si në vaj, thua se ai raport ishte kopja e vetme parake dhe unike që nuk reprodukohet më kurrë!?

Ky njeri e nënvlerëson kohën që kalon në gjumë, sepse i është pikë të shfaqet tek shkrihet si çiriu i Naimit, për t’i ndriçuar udhët tona!?

JU REKOMANDOJMË

Cila është e vërteta për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike dhe rolin e “SHOQËRISË CIVILE “

11/06/2026 - 14:09

Shkruan: Muhamet Mustafa CILA ËSHTË E VËRTETA PËR NDËRTIMIN E KAPACITETEVE TË REJA ENERGJETIKE DHE ROLIN E “SHOQËRISË CIVILE “ Çka parashihte “Strategjia e zhvillimit te energjisë 2005-2015”...

Më shumëDetails

DITA BOTËRORE E MJEDISIT

DITA BOTËRORE E MJEDISIT
05/06/2026 - 11:03

Shkruan: Msc. Labinot Smakaj  I. Një shoqëri mund të mbijetojë përkohësisht edhe pa stabilitet politik dhe ekonomik, por nuk mund të mbijetojë pa ujë të pastër, ajër të...

Më shumëDetails

Shukrije Obërtinca, 16-vjeçarja që dha jetën për lirinë e Kosovës

Shukrije Obërtinca, 16-vjeçarja që dha jetën për lirinë e Kosovës
03/06/2026 - 12:07

Shkruan: Albina Dajaku: Vajza e re nga Fushë Kosova, ajo që la pas bankat e shkollës, dëshirën për mjekësi, kursin e frizerisë dhe ëndrrat e tjera e u...

Më shumëDetails

Kur energjia është më shumë se energji: Pse Kosovës i duhet gazi amerikan

Kur energjia është më shumë se energji: Pse Kosovës i duhet gazi amerikan
26/05/2026 - 17:28

Shkruan: Arian Zeka Për shumë vite, diskutimet për energjinë në Kosovë janë përqendruar kryesisht rreth temave të zakonshme: prodhimit vendor të energjisë elektrike, importeve dhe investimeve në burime...

Më shumëDetails

Baza thellësisht klasore e mobilizimit të votuesit të Lëvizjes Vetëvendosje

Hasani: Udhëzimi për largim të kryetarëve, kundërkushtetues dhe kundërligjor
25/05/2026 - 15:43

Shkruan: Enver Hasani Për këtë arsye, marrja me programet e LVV-së dhe me atë se sa ka realizuar zoti Kurti nga premtimet e veta në qeverisjen e kaluar...

Më shumëDetails

Nga Albin Kurti te Sami Lushtaku. Historia e një gjuhe që prodhoi dhunë

Nga Albin Kurti te Sami Lushtaku. Historia e një gjuhe që prodhoi dhunë
20/05/2026 - 10:50

Përplasja mes Sami Lushtaku dhe Hysni Mehanes nuk është incident i izoluar. Ajo është pasojë e një kulture politike të ndërtuar prej vitesh me demonizim, poshtërim dhe urrejtje...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Lajm i mirë për shoferët: Bie çmimi i naftës dhe benzinës, publikohen tarifat e reja

    Lajm i mirë për shoferët: Bie çmimi i naftës dhe benzinës, publikohen tarifat e reja

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Vjehrri godet dhëndrrin me revole, dy të plagosur nga përleshja në Matiçan (VIDEO)

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • LDK e ‘zbulon’ kushtin e saj për themelimin e institucioneve

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Zelensky ultimatum Lukashenkos: Tërhiqni pajisjet ushtarake nga kufiri ose do të …

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Bullizove Ramën”, Albatros Rexhaj përplaset me gazetaren e Top Channel, përjashtohet nga emisioni

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë