Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore të Ferizajt, e cila ka shpallur fajtor për shpifje deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.
Në një postim publik, Deliu ka akuzuar eksponentë të Vetëvendosjes për, siç ka thënë ajo, zëvendësim të debatit politik me fyerje dhe sulme personale, raporton lajmi.net
“Fatkeqësisht, eksponentët e Vetëvendosjes janë bërë të njohur për shpifje e sulme personale, duke zëvendësuar debatin politik me fyerje,” ka shkruar ajo.












