Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kenan Gashi për vendimin e Gjykatës Kushtetuese: I jep një kahje të re jetës parlamentare, sepse tashmë roli i Listës Serbe në konstituimin e Kuvendit është minimal

30/09/2025 - 20:24
në Lajme
A A
Kenan Gashi për vendimin e Gjykatës Kushtetuese: I jep një kahje të re jetës parlamentare, sepse tashmë roli i Listës Serbe në konstituimin e Kuvendit është minimal
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se Seanca Konstituive e Kuvendit, e filluar më 15 prill 2025, nuk ka përfunduar si duhet për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit nga radhët e deputetëve të komunitetit serb.

Në vendimin e saj, Gjykata urdhëron që seanca të përfundojë brenda 12 ditëve dhe që deputetët të veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe interesin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës, shkruan Insajderi.

Lidhur me këtë ka reaguar, Drejtori Ekzekutiv i Rrjetit të OJQ-ve AVONET, Kenan Gash i cili tha se vendimi i fundit i Gjykatës i jep një kahje të re jetës parlamentare në vend dhe ndryshon ndjeshëm rolin e Listës Serbe në procesin e konstituimit të Kuvendit.

Sipas Gashit, Gjykata Kushtetuese njëzëri ka vendosur të pranojë kërkesën e Listës Serbe dhe ka konstatuar se Kuvendi nuk është i konstituar në kontekst të zgjedhjes së nënkryetarit të pestë. Megjithatë, ai thekson se Gjykata nuk e ka shpallur të pavlefshme apo kundërkushtetuese zgjedhjen e nënkryetarit të katërt nga komunitetet jo-serbe.

Sipas Kenan Gashit nga organizata AVONET, ky vendim përbën një kthesë të rëndësishme në jetën parlamentare të Kosovës, sepse roli i Listës Serbe në procesin e konstituimit të Kuvendit bëhet minimal.

“Ky vendim i jep një kahje të re jetës parlamentare në Republikën e Kosovës, sepse tashmë roli i Listës Serbe në konstituimin e Kuvendit është minimal. Gjykata, përmes këtij dispozitivi, nuk lëshohet fare në interpretimin e të drejtës së shumicës së deputetëve nga komuniteti serb për propozimin e nënkryetarit. Ajo vetëm përcakton që nënkryetari duhet të jetë nga radhët e komunitetit serb”, tha Gashi.

 

JU REKOMANDOJMË

Besa Shahini: Prishtina është bërë e papërballueshme për çiftet e reja
Lajme

Besa Shahini: Prishtina është bërë e papërballueshme për çiftet e reja

30/09/2025 - 22:50
Arkitektonika e arkitekturës së sigurisë perëndimore
Lajme

Hasani: E drejta e vetos ka qenë një marrëzi e pushtetit të deridjeshëm

30/09/2025 - 22:28
Netanyahu mbledh kabinetin pas shpalljes së planit të paqes për Gazën: Përputhet me qëllimet tona të luftës
Lajme

Netanyahu mbledh kabinetin pas shpalljes së planit të paqes për Gazën: Përputhet me qëllimet tona të luftës

30/09/2025 - 22:16
“Ku është shkelja?”, Juristi Alban Krasniqi sqaron njoftimin e Gjykatës Kushtetuese për Kuvendin
Lajme

“Ku është shkelja?”, Juristi Alban Krasniqi sqaron njoftimin e Gjykatës Kushtetuese për Kuvendin

30/09/2025 - 21:58
Dyfytyrësia e përsosur: Atë çka e shante te populli për Thaçin, sot e mçon Kurtin vet
Kryesore

Dyfytyrësia e përsosur: Atë çka e shante te populli për Thaçin, sot e mçon Kurtin vet

30/09/2025 - 21:26
Kurti takohet me senatoren amerikane Elissa Slotkin, flasin për sigurinë e mbrojtjen
Lajme

Kurti takohet me senatoren amerikane Elissa Slotkin, flasin për sigurinë e mbrojtjen

30/09/2025 - 21:00

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • ”Po ta rrit mbesën një z*zak…”- Getinjo reagon ashpër

    ”Po ta rrit mbesën një z*zak…”- Getinjo reagon ashpër

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “5-10 mijë Euro për patent shofer”, ish-zyrtarja policore rrëfen për torturat, presionin psikologjik e vendimet e kundërligjshme brenda Policisë

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Turqia sfidon Izraelin, rrethon me dronë flotiljen e nisur drejt Gazës

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Dyfytyrësia e përsosur: Atë çka e shante te populli për Thaçin, sot e mçon Kurtin vet

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Lajmi i dytë i keq për Dimal Bashën pas dënimit me 25 mijë euro, Kushtetuesja i rrëzon pohimin se është kryer Kuvendi

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë