
Gazetari Ardian Gaxheri ka thënë se mos konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe me mos formimin e Qeverisë së re nga zgjedhjet e 9 shkurtit, fiton vetëm Lëvizja Vetëvendosje.
Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ai është shprehur kryeministri në detyrë Albin Kurti bashkë me partinë që drejton nuk e duan vendin.
“Bllokada nuk i konvenon askujt që jeton në këtë shtet, përpos atyre që e duan pushtetin e jo shtetin e Kosovës dhe në këtë rast është Albin Kurti me Lëvizjen Vetëvendosje”, tha Gaxherri.
I pyetur se pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese a do të votohet në pako zgjedhja e nënkryetarëve të komuniteteve, Gaxherri tha: “ Besoj ose do të kthehet në pako ose LVV nuk e voton Listën Serbe, ata kanë filluar një lojë dhe nuk po dalin dot kundër vetes, ata ia kanë bërë një grop partive tjera por kanë rënë vet”. /Klankosova.tv