Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Begati në sy të Muratit, ekonomia e Kosovës kuletë që gufon: “Jemi të parët në rajon me rritje ekonomike”

01/10/2025 - 21:32
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Begati në sy të Muratit, ekonomia e Kosovës kuletë që gufon: “Jemi të parët në rajon me rritje ekonomike”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

“Shifrat dhe faktet demantojnë propagandën”, shkroi deputeti Hekuran Murati – i cili vazhdon ushtrojë jashtëligjshëm njëkohësisht edhe pozitën e ministrit në detyrë të Financave – teksa shpërndau një grafik: Kosova 4.58% kundrejt mesatares së rajonit 3.13% për tremujorin e dytë të vitit 2025.

Propaganda është e thjeshtë: ‘ekonomia po përshpejton’ – dhe kushdo që mendon ndryshe, akuzohet se po propagandon.

Në një analizë dhe krahasim të kujdesshëm të shifrave të performancës ekonomike, krahasimi i Muratit del i ngushtë, selektiv dhe metodologjikisht i brishtë.

“Shifrat dhe faktet demantojnë propagandën. Për tremujorin e dytë të këtij viti, ekonomia e Kosovës sipas ASK-së ka shënuar rritje prej 4.58%. Për të njëjtën periudhë, mesatarja e rritjes ekonomike në vendet e rajonit të ballkanit perëndimor ishte 3.13%.” – shkroi Murati.

  • Postimi i Hekuran Muratit në Facebook.

Ja pse.

Murati zgjedh një dritare të vetme kohore dhe e krahason me TM2/2024 (4.32%), për të dalë në konkluzionin e “përshpejtimit”.

Në fakt, që nga 2022-i BPV-ja reale është sillur rreth tavanit 4.5%. Një tremujor pak më i lartë brenda këtij korridori nuk përbën kthesë strukturore, por luhatje normale të ciklit.

Çka nuk tregon qeveria Kurti: Shtatë nga njëmbëdhjetë vitet para pandemisë e tejkaluan pa bujë nivelin 4.58%. Pra, ajo që sot shitet si “arritje” ka qenë normë në shumicën e viteve të dekadës së mëhershme.

Pa këto qartësi, 4.58% kundrejt 3.13% të mesatares së rajonit është një krahasim i rrahur për efekt vizual, jo dëshmi e domosdoshme e performancës së mirë ekonomike.

Edhe nëse pranojmë shifrën 4.58% për TM2/2025, trajektorja e inflacionit na projeksionon ftohje të rritjes reale në pjesën e dytë të vitit. Me këtë rritje të çmimeve, pritjet janë për zbehje në TM3 dhe, nëse presioni vazhdon, edhe në TM4.

Raporti i Bankës Botërore “Perspektivat Ekonomike Globale” e sheh Kosovën me 4.4% për 2024, ndërsa 3.8% për secilin nga vitet 2025, 2026, 2027. Për më tepër, këto projeksione janë ulur krahasuar me janarin (-0.1 pp për 2025 dhe -0.2 pp për 2026).

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar edhe material që mundëson krahasimin katërvjeçar të Qeverisë Kurti 2 me pararendëset. Në të, e gjithë periudha 2022-2024 qëndron nën 4.57%—ndërkohë shtatë vite të dekadës së mëhershme e kalojnë këtë kufi pa vështirësi.

Përpjekja e Albin Kurtit të Vetëvendosjes për të nxjerrë një “mesatare 6.3%” duke përzier 2021-2023-in, e ngrenë artificialisht rezultatin me shpërthimin 16.32% në TM1/2021— periudhë e rihapjes pas pandemisë, jo e meritës politike.

Në këtë kalkulim të qëllimshëm, Kurti merrte merita për fillimin e vitit 2021, kur BPV-ja kishte shpërthyer në 16.32 për qind gjatë tremujorit të parë – periudhë kur ai porsa kishte marrë pushtetin.

Ritmet vjetore për 2021–2024 afrohen me një mesatare 6%: pas rikthimit post-pandemik në 2021 (rreth 10.7%), rritja u ngadalësua djeshem rreth 4.3% (2022), 4.1% (2023) dhe 4.4% (2024).

JU REKOMANDOJMË

Vetëvendosje reagon zyrtarisht për tërheqjen e Bekim Sejdiut nga gara për president

Vetëvendosje reagon zyrtarisht për tërheqjen e Bekim Sejdiut nga gara për president
14/09/2026 - 23:02

Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur keqardhje për tërheqjen e profesorit Bekim Sejdiu nga kandidatura për President të Kosovës. Në një reagim, VV ka thënë se Sejdiu ishte kandidat i...

Më shumëDetails

“Po vjen komandanti”, Leonora Jakupi lanson këngën për çlirimtarët

Leonora Jakupi me lutje të përzemërt për Njesinë Speciale
14/09/2026 - 22:52

Këngëtarja Leonora Jakupi ka publikuar këngën e saj më të re, të titulluar “Po vjen komandanti”, kushtuar çlirimtarëve. Kënga është publikuar para pak minutash dhe sjell një mesazh...

Më shumëDetails

Gruda i prerë: Çdo vendim të këtij Kuvendi e çojmë në kushtetuese

Gruda: Kurti me agjendë që vendi të mbahet i bllokuar
14/09/2026 - 22:48

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, i ftuar në Pressing në T7, ka thnë se PDK-ja e ka qëndrimin e qartë, çdo vendim që delë nga kjo legjislaturë e...

Më shumëDetails

Mustafa i PDK-së i kërkon koalicion Kurtit: Ti qeverinë, ne presidencën

Mustafa i PDK-së i kërkon koalicion Kurtit: Ti qeverinë, ne presidencën
14/09/2026 - 22:32

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka propozuar një marrëveshje politike mes Lëvizjes Vetëvendosje, PDK-së dhe komuniteteve joshumicë për zhbllokimin e institucioneve të Kosovës. Mustafa ka bërë thirrje për...

Më shumëDetails

PDK i drejtohet nesër sërish Gjykatës Kushtetuese

PDK i dërgon letër zyrtare Albulena Haxhiut për anëtarin e dytë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
14/09/2026 - 22:15

Partia Demokratike e Kosovës do t’i drejtohet sërish nesër Gjykatës Kushtetuese. Në njoftimin dërguar mediave, bëhet me dije se deputetët Arian Tahiri dhe Përparim Gruda do të mbajnë...

Më shumëDetails

Tërheqja e Bekim Sejdiut nga kandidatura për President, vjen reagimi nga Arbërie Nagavci

Nagavci pas aksidentit fatal në Prizren: Ligji i ri për Rregullat në Trafik do të ketë dënime më të ashpra se ligji aktual
14/09/2026 - 22:01

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se tërheqja e Bekim Sejdiut nga kandidatura për President ësht ëhumbjë për një proces që do duhej...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kusari-Lila nënshkruan vendimin që rregullon çmimet e naftës në tregun Kosovar

    Mandati i ri si ministre për Kusari-Lilen, ky është veprimi i parë i saj

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • AfD kundër pavarësisë së Kosovës? Deputeti gjerman sqaron qëndrimin për Kosovën dhe Serbinë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Prokuroria po interesohet për pronat e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit (Video)

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Një vend ku t’i kapin armët” – Mërgim Lushtaku: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, Kosova ka me qenë në rrezik

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm të mërkurën, a lirohet me automatizëm?

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë