Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shteti dobëson punëtorët e Shërbimit Korrektues, ua heq pagesat e ndërrimeve të natës, rrezikshmërisë dhe festave

02/10/2025 - 13:16
në Lajme
A A
Shteti dobëson punëtorët e Shërbimit Korrektues, ua heq pagesat e ndërrimeve të natës, rrezikshmërisë dhe festave
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Punëtorëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës nuk po iu paguhen ndërrimet e natës, rrezikshmëria e madje as puna në ditët e festave.

Shumë punëtorë kanë adresuar këtë shqetësim, duke thënë se puna shkon dhe bëhet më e rëndë kur atyre iu duhet të ruajnë të burgosur që paraqesin rrezikshmëri të lartë, e që zakonisht janë në numër më të lartë se numri i punëtorëve në ndërrim.

Një nga punëtorët, që ka preferuar të qëndrojë anonim, ka konfirmuar për IndeksOnline se çështjen ka kohë që e kanë adresuar, por nuk kanë marrë përgjigje.

“Ndërrimet e natës që dy muaj nuk kanë dalë, rrezikshmëria nuk na është pagu me vjet, ndërkaq të punuarit në ditët e festave prej majit nuk na është pagu. Këtë shqetësim e kemi adresu në drejtorinë tonë, e këta e kanë përcjellë te Shërbimi Korrektues. Na kanë thënë që çështja është në duar të thesarit, t’u ia hedhë fajin njëri-tjetrit. Asnjë s’po na jep përgjigje adekuate ose të saktë” deklaroi ai.

Punëtori në fjalë u shpreh i shqetësuar nga kjo situatë, duke bërë me dije se të gjithë punëtorët mbajnë familjet e tyre dhe gjendja e tillë po i rëndon financiarisht.

“Kjo po na ndikon shumë në ekonomitë familjare. Prej kësaj page ne varemi. Secili i ka shqetësimet e veta” shtoi ai.

Një tjetër punëtor deklaroi për IndeksOnline se kjo situatë po detyron punëtorët të lënë edhe punën.

“Oficerët janë shumë të frustruar nga kjo situatë. Disa po e lënë edhe punën, krejt për shkak të këtyre gjërave që s’kanë kurrfarë shpjegimi. Jemi në kolaps! Njerëzit kanë kredi, mbajnë familje. Nuk guxojmë të protestojmë se ndëshkohemi, e s’kemi as sindikatë ku të ankohemi”, tha ai.

Orari i punës në SHKK është i rregulluar në turne 12-orëshe, ku punohet një ditë e tërë dhe një ndërrim i natës që pasohet nga dy ditë pushim.

Për të marrë më shumë sqarime, IndeksOnline ka kontaktuar Shërbimin Korrektues të Kosovës, por nuk ka marrë përgjigje.

Nga pyetjet e parashtruara rreth çështjes së pagave, IndeksOnline nuk ka marrë përgjigje as nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve./

JU REKOMANDOJMË

 “Qysh nuk patët guxim me fol për fajdexhinjtë e Vushtrrisë?”, gazetari Morina reagon pas debatit të kandidatëve për kryetar
Kryesore

 “Qysh nuk patët guxim me fol për fajdexhinjtë e Vushtrrisë?”, gazetari Morina reagon pas debatit të kandidatëve për kryetar

04/10/2025 - 22:40
Haziri për qeverisjen e VV në Gjilan: Për 4 vite asnjë punë e përfunduar
Lajme

Haziri për qeverisjen e VV në Gjilan: Për 4 vite asnjë punë e përfunduar

04/10/2025 - 21:49
Përplasje e ashpër mes Sylejman Mehollit të VV-së dhe Xhafer Tahirit nga LDK për periudhën sa bashkëqeverisnin
Lajme

Përplasje e ashpër mes Sylejman Mehollit të VV-së dhe Xhafer Tahirit nga LDK për periudhën sa bashkëqeverisnin

04/10/2025 - 21:34
“Ku invalidë, çfarë invalidi bre” Hyseni ndaj deklaratës së Bulliqit: Mu plagos babai, nëna, vëllai e motra – Të nesërmen ma vranë vëllain 22 vjeçar
Lajme

“Ku invalidë, çfarë invalidi bre” Hyseni ndaj deklaratës së Bulliqit: Mu plagos babai, nëna, vëllai e motra – Të nesërmen ma vranë vëllain 22 vjeçar

04/10/2025 - 21:29
Pjesëmarrje ‘rekord’ në tubimin e Ramiz Lladrovcit në Shkollën “Rasim Kiçina”
Lajme

Pjesëmarrje ‘rekord’ në tubimin e Ramiz Lladrovcit në Shkollën “Rasim Kiçina”

04/10/2025 - 20:50
Idrizi: Dy vite fituam nga 100 pikë në fushën e transparencës buxhetore
Lajme

Idrizi: Dy vite fituam nga 100 pikë në fushën e transparencës buxhetore

04/10/2025 - 20:41

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Ku shkuan mijëra të tërhequra ‘kesh’ nga llogaria e FC Vushtrria si “pagesë për policinë”? Policia mohon të kenë pranuar para kesh (Dokument)

    Skandal: Ku shkuan mijëra të tërhequra ‘kesh’ nga llogaria e FC Vushtrria si “pagesë për policinë”? Policia mohon të kenë pranuar para kesh (Dokument)

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Pas ndarjes, Santi ‘harron’ Patrisin, ja kujt i thotë ”Të dua”

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Idrizi me fotografi e dokumente: Xhafer Tahiri po ndërton shtëpi 499 metra katror në Matiqan, si dinasti

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Sot përurohet rruga ndërkufitare Kosovë-Shqipëri, merr pjesë edhe Kurti

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  •  “Qysh nuk patët guxim me fol për fajdexhinjtë e Vushtrrisë?”, gazetari Morina reagon pas debatit të kandidatëve për kryetar

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë