Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Xhaka mund të thyejë një rekord në ndeshjen ndaj Unitedit, që daton nga viti 1997

03/10/2025 - 17:16
në Sport
A A
Xhaka mund të thyejë një rekord në ndeshjen ndaj Unitedit, që daton nga viti 1997
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, do të synojë të thyejë një rekord të “Maceve të Zeza” kur të udhëheqë ekipin e tij ndaj Manchester United këtë fundjavë.

Xhaka dhe Sunderland do të përballen me “Djajtë e Kuq” në njërën nga vetëm dy ndeshjet e Premier League të së shtunës në orën 15:00, duke kërkuar të vazhdojnë fillimin e mirë të këtij sezoni.

Gjashtë skuadrat e fundit që janë ngjitur nga Championshipi janë rikthyer menjëherë poshtë në sezonin e parë, por Sunderland, Leeds United dhe Burnley kanë treguar mjaftueshëm se janë të gatshme të luftojnë më shumë në 2025-26.

Nën drejtimin e Regis Le Bris, Sunderland e ka nisur sezonin me vetëm një humbje në gjashtë ndeshjet e para të Premier League.

Ata kanë mposhtur West Ham United, Brentford dhe Nottingham Forest, ndërsa kanë barazuar me Crystal Palace dhe Aston Villa.

Që nga fitorja në shtëpi ndaj Brentford në fund të gushtit, Xhaka ka dhënë tri asiste radhazi.

Nëse realizon edhe një tjetër, mesfushori zviceran me prejardhje shqiptare dhe ish-lojtari i Arsenalit do të bëhej futbollisti i parë i Sunderlandit që regjistron katër asiste rresht që nga viti 1997.

I fundit që e arriti këtë ishte Chris Waddle, i cili iu bashkua Sunderlandit në mars të vitit 1997, më shumë se dy dekada pasi kishte bërë emër te rivalët e hidhur Newcastle United.

Ai luajti shtatë ndeshje në kampionat me fanellën kuqe-bardhë – një shifër që Xhaka do ta barazojë nëse paraqitet ndaj Man Utd këtë fundjavë – por arriti gjithashtu të shënojë një gol dhe të japë disa asiste kundër Nottingham Forest, Newcastle, Liverpool dhe Middlesbrough.

Waddle grumbulloi pesë asiste për Sunderland përpara se të largohej në maj dhe të bashkohej me Burnley si lojtar-trajner.

33-vjeçari Xhaka nënshkroi për Sunderland nga Bayer Leverkusen gjatë merkatos së verës dhe ka pasur ndikim të madh te skuadra e sapopromovuar.

Asisti i parë i kapitenit të “Maceve të Zeza” në këtë seri erdhi në kohën shtesë kundër Brentford në gusht, kur shërbeu me kros për golin me kokë të Wilson Isidor.

Ai e shërbeu sërish Isidorin, këtë herë me një top me kokë, kur Sunderland me dhjetë lojtarë barazoi kundër Aston Villës muajin e kaluar.

Ndërsa ish-lojtari i Arsenalit e çoi në tre asiste rresht fundjavën e kaluar, duke krijuar golin me kokë të Omar Alderete ndaj Nottingham Forest.

JU REKOMANDOJMË

Bruno Fernandes shpallet lojtari më i mirë i sezonit në PFA

Bruno Fernandes shpallet lojtari më i mirë i sezonit në PFA
25/08/2026 - 22:27

Mesfushori i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes ka marrë një trofe të rëndësishëm në karrierën e tij. Portugezi, është shpallur lojtari më i mirë i sezonit në kuadër të...

Më shumëDetails

Vjen zyrtarizimi, Nkunku i ribashkohet Leipzigut

Vjen zyrtarizimi, Nkunku i ribashkohet Leipzigut
25/08/2026 - 20:14

Christopher Nkunku ka bërë një lëvizje këtë merkato të verës. Francezi, u rikthye te ish-skuadra e tij, RB Leipzig duke synuar të rindez karrierën e tij. Marrëveshja do...

Më shumëDetails

Messi, Suárez dhe Neymar sërish bashkë? Ribashkimi i “MSN” ndez debatin në MLS

Messi, Suárez dhe Neymar sërish bashkë? Ribashkimi i “MSN” ndez debatin në MLS
25/08/2026 - 19:12

Neymar vazhdon të lidhet me një transferim të mundshëm te Inter Miami, një lëvizje që do ta ribashkonte me ish-bashkëlojtarët e Barcelonës, Lionel Messi dhe Luis Suárez. Megjithatë,...

Më shumëDetails

Rikthehet Champions League, të enjten shorti

Rikthehet Champions League, të enjten shorti
25/08/2026 - 14:16

Champions League është gati për të nisur sezonin e ri 2026/27. Shorti i së enjtes, më 27 gusht, do të përcaktojë orarin për formatin me një grup të...

Më shumëDetails

Asllanin po e pret një ofertë me rrogë marramendëse, vendimi i përket atij

Asllanin po e pret një ofertë me rrogë marramendëse, vendimi i përket atij
25/08/2026 - 14:15

Interi po punon për ta reduktuar numrin e lojtarëve në skuadër. Mes futbollistëve që pritet të largohen është edhe Kristjan Asllani, i rikthyer pas huazimeve te Torino dhe...

Më shumëDetails

Jasir Asani po e shkruan historinë në Iran

Jasir Asani po e shkruan historinë në Iran
25/08/2026 - 14:14

Esteghlal në ndeshjen me Sepahanin shkroi një faqe të re të historisë në futbollin iranian. Skuadra ku aktivizohet edhe futbollisti i kombëtares shqiptare Jasir Asani, ka kaluar kuotën...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit

    Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Pse përmendet vëllai i Hashim Thaçit në dosjen e Shehollit?

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Dokumenti: Ja sa paguhej Fatmir Sheholli nga Serbia

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • KFOR’i deklarohet për hapjen e Urës së Ibrit

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ekskluzive: Ky është Viktor Petrushevski për të cilin Sheholli ndërmjetësoi takim me zyrtarin e BIA-s për planin e radikalizimit fetar të Kosovës

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë