Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

OEK dhe ZRRE-së do të përballen në gjykatë më 5 nëntor

04/10/2025 - 15:09
në Lajme
A A
OEK dhe ZRRE-së do të përballen në gjykatë më 5 nëntor
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Gjykatën Supreme e Republikës së Kosovës 5 nëntor do të mbahet seancës gjyqësore lidhur me padinë e iniciuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Seanca do të mbahet në objektin e Pallatit të Drejtësisë (Salla e Gjykimeve), duke nis nga ora 10:00.

Sipas OEK, seanca ka për qëllim shqyrtimin e ligjshmërisë së një akti nënligjor me të cilin, në mënyrë të padrejtë dhe në dëm të bizneseve dhe qytetarëve të Kosovës, është marrë vendim që kompanitë të nxirren me dhunë në tregun e lirë të energjisë elektrike.

“Ne konsiderojmë se ky vendim cenon interesat e përgjithshme ekonomike, rrit pasigurinë për konsumatorët dhe vendos barrë të padrejtë mbi bizneset e vogla dhe të mesme, të cilat janë shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik në vend. Ftojmë ekspertët e fushës së energjisë, shoqërinë civile dhe të gjithë akterët relevantë të kontribuojnë me analizat dhe dëshmitë e tyre profesionale, me qëllim që para gjykatës të vërtetohet se ky vendim është i dëmshëm dhe i pajustifikueshëm. Besojmë fuqishëm se vetëm përmes transparencës, përfshirjes dhe zërit të përbashkët të qytetarëve dhe bizneseve, mund të mbrohen interesat publike dhe të sigurohet një treg energjie i drejtë dhe funksional në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Oda Ekonomike e Kosovës më 19 gusht të vitit 2025, ka bërë të ditur se ka dorëzuar padi në Gjykatën Supreme kundër Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike për detyrimin e bizneseve që të dalin menjëherë në tregun e lirë të energjisë.

Kjo kërkesëpadi thuhet se është ushtruar me qëllim të mbrojtjes së bizneseve, ekonomisë së Kosovës dhe mbrojtjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës si konsumatorë të fundit, kundër vendimit të padrejtë të ZRrE-së.

Ndryshe, të gjitha organizatat që përfaqësojnë bizneset kanë reaguar me shqetësim të madh ndaj situatës së krijuar pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për ndërprerjen e energjisë elektrike, duke e cilësuar atë si të jashtëligjshëm dhe të dëmshëm për bizneset, ekonominë dhe qytetarët e vendit.

ZRRE ka theksuar se procesi i liberalizimit të tregut të energjisë është një detyrim ligjor dhe evropian, i përcaktuar me ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës që nga viti 2016.

ZRRE thekson se liberalizimi është bërë në kuadër të transpozimit të direktivave të Bashkimit Evropian, ndërsa Republika e Kosovës, si nënshkruese e Traktatit të Komunitetit të Energjisë, ka obligim të zbatojë këtë proces.

Megjithatë, ky proces nga përfaqësuesit e bizneseve është cilësuar si i shpejtë, pa përgatitje paraprake dhe pa oferta konkrete për bizneset. Atyre tanimë po u kushton energjia elektrike më deri në tri herë më shtrenjtë.

JU REKOMANDOJMË

Pjesëmarrje ‘rekord’ në tubimin e Ramiz Lladrovcit në Shkollën “Rasim Kiçina”
Lajme

Pjesëmarrje ‘rekord’ në tubimin e Ramiz Lladrovcit në Shkollën “Rasim Kiçina”

04/10/2025 - 20:50
Idrizi: Dy vite fituam nga 100 pikë në fushën e transparencës buxhetore
Lajme

Idrizi: Dy vite fituam nga 100 pikë në fushën e transparencës buxhetore

04/10/2025 - 20:41
Haradinaj kritika Kurtit: Sjellja e tij rrezik për Kosovën, Serbia gati të përfitojë
Kryesore

Haradinaj kritika Kurtit: Sjellja e tij rrezik për Kosovën, Serbia gati të përfitojë

04/10/2025 - 20:23
Haziri: Fryma e Kushtetutës kërkon bashkëpunim, jo bllokadë politike
Lajme

Haziri: Fryma e Kushtetutës kërkon bashkëpunim, jo bllokadë politike

04/10/2025 - 20:10
Kur Glauk Konjufca bënte interpretime tjera për Kushtetutën e Listën Serbe, duke thënë “ata ta çojnë kë dojnë”
Kryesore

Kur Glauk Konjufca bënte interpretime tjera për Kushtetutën e Listën Serbe, duke thënë “ata ta çojnë kë dojnë”

04/10/2025 - 19:07
Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor do të takohen në Durrës për samitin e Iniciativës Brdo-Brioni
Kryesore

Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor do të takohen në Durrës për samitin e Iniciativës Brdo-Brioni

04/10/2025 - 18:46

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Ku shkuan mijëra të tërhequra ‘kesh’ nga llogaria e FC Vushtrria si “pagesë për policinë”? Policia mohon të kenë pranuar para kesh (Dokument)

    Skandal: Ku shkuan mijëra të tërhequra ‘kesh’ nga llogaria e FC Vushtrria si “pagesë për policinë”? Policia mohon të kenë pranuar para kesh (Dokument)

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Pas ndarjes, Santi ‘harron’ Patrisin, ja kujt i thotë ”Të dua”

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Gazetari Lirim Mehmetaj sfidon Sadri Ramabajën me “bast” se Vushtrrinë do ta fitojë PDK (VIDEO)

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Osmani s`lëviz vendin, Konjufca s`e përshëndet, Kurti e injoron: Pse krerët e shtetit dhe VV-së s`po e fërmasin Bashën?

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Sot përurohet rruga ndërkufitare Kosovë-Shqipëri, merr pjesë edhe Kurti

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë