Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Realiteti në shpërputhje me statistikat: Shumë gra s’ndihen të sigurta natën në Kosovë

04/10/2025 - 15:37
në Lajme
A A
Realiteti në shpërputhje me statistikat: Shumë gra s’ndihen të sigurta natën në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dy orë pas mesnatës, Arlinda dhe disa kolegë të tjerë të saj përfundojnë orarin e punës në një qendër thirrjeje në Prishtinë, që ofron shërbime për konsumatorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Në grupin e saj ka vajza dhe djem. Dhe që të mos rrezikohen, Arlinda dhe koleget e saj janë këshilluar nga zyrtarë të Policisë së Kosovës që të dalin nga zyra së bashku në grupe, ose të shoqëruara nga kolegët djem.

“Një natë, një kolegen time e pati ndjekur një burrë nga zyra jonë deri te vendi ku rrinë taksistët”, thotë Arlinda për Radion Evropa e Lirë.

Ajo preferon të mbajë anonimitetin, në mënyrë që familjarët e saj të mos shqetësohen për sigurinë e saj.

Por, prindërit e shumë vajzave në Kosovë e dinë se të bijat e tyre nuk janë të sigurta nëse dalin në rrugë pasi të errësohet.

“Unë kam shumë shoqe që jetojnë në fshatra. Mirëpo, e di që kur të bëhet terr, ato del i merr dikush tek autobusi, ose thjesht nuk dalin fare”, thotë Besarta Breznica, aktiviste feministe, për Radion Evropa e Lirë.

“Mos m’i le andrrat pa frymë”, shkruhet në një pankartë gjatë një proteste kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave e mbajtur në Prishtinë më 2022.

Ky realitet, megjithatë, nuk reflekton në një studim të shpërndarë në rrjete sociale nga fytyra të shumta publike në Kosovë në ditët e fundit.

Bëhet fjalë për një raport të qendrës amerikane të kërkimeve, Gallup, i cili vlerësoi se Kosova është shteti i tretë më i sigurt në Evropë, sipas perceptimeve të qytetarëve.

Në këtë raport, siguria i referohet asaj “se sa të sigurt ndihen njerëzit në komunitetet e tyre” dhe matet përmes katër pyetjeve:

A ndiheni të sigurt duke ecur vetëm natën në qytetin ose zonën ku jetoni?

A keni besim në forcën lokale të policisë në qytetin ose zonën ku jetoni?

Brenda 12 muajve të fundit, a ju janë vjedhur para ose pronë juve ose ndonjë anëtari tjetër të familjes?

Brenda 12 muajve të fundit, a jeni sulmuar ose grabitur?

Dhe përmes përgjigjeve në këto katër pyetjeve, Gallup tha se 89 për qind e qytetarëve të Kosovës ndihen të sigurt – dy për qind më pak se në Norvegji, po aq sa në Danimarkë dhe më shumë se kudo tjetër në Evropë.

Kështu, Kosova radhitet edhe e 12-ta në botë.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar edhe shtatë vajza nga Kosova që në vitet e fundit janë shpërngulur dhe tani jetojnë në vende të ndryshme të Evropës Perëndimore dhe Veriore dhe të gjitha kanë thënë se ndihen më të sigurta në vendet ku tani jetojnë: Gjermani, Zvicër, Austri e Belgjikë.

Por, pse grafika e shpërndarë qysh nga 22 shtatori edhe nga zyrtarë si kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk i reflekton këto realitete të përjetuara të shumë grave nga Kosova?

Sepse, ajo tregon vetëm mesataren në Kosovë. Radio Evropa e Lirë ka kërkuar nga qendra Gallup të dhëna të ndara për gjini dhe ato tregojnë se dallimi mes burrave dhe grave është i dukshëm sa i përket ndjenjës së sigurisë që kanë.

Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë se rastet e ngacmimeve dhe sulmeve seksuale në Kosovë, vitin e kaluar arritën nivelet më të larta – me 102 raste të ngacmimeve seksuale dhe 74 raste të sulmeve seksuale.

Deri më 29 shtator të këtij viti, në Kosovë janë raportuar 55 raste të ngacmimit seksual, 54 raste të dhunimit dhe 38 raste të sulmit seksual.

Edhe pse REL-i ka kërkuar që të dhënat të ndahen sipas gjinisë së viktimës, Policia e Kosovës nuk i ka bërë të disponueshme. Megjithatë, sipas disa të dhënave që ky institucion ka dhënë më parë, shumica e viktimave janë gra.

Besarta Breznica, nga Rrjeti i Grave të Kosovës, thekson se, realisht, në Kosovë ndodhin më shumë raste të tilla sesa që raportohen.

“Fillimisht ka shumë procedura burokratike, me të cilat viktimat ngarkohen jashtëzakonisht shumë. Një viktimë duhet t’i bëjë pesë deklarata në institucione të ndryshme. Rrjedhimisht, është ngarkesë e madhe për një viktimë”, thotë Breznica.

Ajo shton se edhe dënimet e ulëta shpeshherë të shqiptuara nga gjykatat themelore, si dënime me gjobë, i dekurajojnë të mbijetuarat t’i raportojnë rastet.

Breznica përmend edhe shumë probleme të tjera që thotë se e vështirësojnë jetën për gratë në Kosovë dhe e bëjnë vendin më pak të sigurt për to.

Ndër këto probleme është edhe mungesa e ndriçimit publik në shumë fshatra e qytete, e madje edhe në disa lagje të Prishtinës. Por, ajo thotë se problem mbetet edhe tregu i zi i armëve.

“Përderisa kemi një treg të tillë, nuk besoj që Kosova mund të jetë vendi i tretë më i sigurt në Evropë. Ka ende shumë për t’u bërë në aspektin e sigurisë së grave dhe vajzave”, thotë Breznica.

Injorimin e kësaj situate kur të dhënat e përgjithshme të Gallupit janë shpërndarë nga zyrtarë publikë, Breznica e shpjegon me disa mundësi.

“Sepse, gratë shihen si persona sekondarë dhe njihen si ‘seksi i dytë’. Disa ndoshta edhe nuk janë të informuara se çfarë po ndodh në praktikë me gratë dhe vajzat”, thotë ajo.

“Në anën tjetër, disa i injorojnë problemet e grave dhe vajzave, se shihen si probleme që i shkaktojnë vetë. Disa vendosin t’u qesin pluhur syve, të besojnë në gjëra që nuk përkojnë me realitetin”, përfundon Breznica.

Nga viti 2010 deri në mars të vitit 2025, në Kosovë janë vrarë 59 gra – në të shumtën e rasteve nga bashkëshortët. Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në disa raste, kanë fajësuar autoritetet për dështim në mbrojtjen e grave të rrezikuara nga dhuna.

Autoritetet, vazhdimisht, zotohen se do të përforcojnë mekanizmat ligjorë dhe do të rrisin mbikëqyrjen për të parandaluar dhunën ndaj grave.

JU REKOMANDOJMË

Adem Demaçi kujtohet për qëndresën dhe sakrificën për lirinë e Kosovës

Adem Demaçi kujtohet për qëndresën dhe sakrificën për lirinë e Kosovës
26/07/2026 - 11:56

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, bënë homazhe në përvjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit Adem Demaçi, duke...

Më shumëDetails

Avni Arifi: Nëse konfirmohen pretendimet për koordinimin e Lule Gjelit, do të ishte një nga format më të rënda të manipulimit politik

Avni Arifi: Nëse konfirmohen pretendimet për koordinimin e Lule Gjelit, do të ishte një nga format më të rënda të manipulimit politik
26/07/2026 - 11:38

Sekretari Organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Avni Arifi, ka reaguar përmes një postimi publik lidhur me pretendimet se Lule Gjeli është koordinuar nga persona që...

Më shumëDetails

Gërxhaliu: Politika po e lë në hije ekonominë, rritja e çmimeve po godet qytetarët, fuqia blerëse çdo ditë e më dobët

Gërxhaliu: Politika po e lë në hije ekonominë, rritja e çmimeve po godet qytetarët, fuqia blerëse çdo ditë e më dobët
26/07/2026 - 11:02

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se gjendja ekonomike në vend është shqetësuese për shkak të fokusit te politika. “Në aspektin ekonomik, situata në Kosovë...

Më shumëDetails

Kurti pas homazheve te memoriali i policëve të rënë në detyrë: Kosova është më e sigurt se kurrë

Kurti pas homazheve te memoriali i policëve të rënë në detyrë: Kosova është më e sigurt se kurrë
26/07/2026 - 10:43

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deklaroi se Kosova është më e sigurt se kurrë e se institucionet e sigurisë kanë dëshmuar qëndrueshmëri përballë sfidave ndër vite, raporton Ekonomia...

Më shumëDetails

Prenga pas humbjes nga Joshua: Kërkoj falje, nuk i bëra krenarë shqiptarët

Prenga pas humbjes nga Joshua: Kërkoj falje, nuk i bëra krenarë shqiptarët
26/07/2026 - 10:26

Kristian Prenga ka lënë gjurmë me paraqitjen ndaj Anthony Joshuas, pavarësisht humbjes me nokaut në raundin e dytë të meçit të zhvilluar në Jeddah të Arabisë Saudite.Boksieri shqiptar...

Më shumëDetails

Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të zyrtarëve të rënë në kryerje të detyrës

Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të zyrtarëve të rënë në kryerje të detyrës
26/07/2026 - 10:16

Policia e Kosovës organizon sot një varg aktivitetesh për shënimin e Ditës Memoriale të Zyrtarëve të Policisë së Kosovës të rënë në kryerje të detyrës, në nderim të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

    Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Kajtazi nxjerr shkrimin e gazetës amerikane për “Lule Gjelin”: Është Albin Kurti në tastierë, llumi i arratisur nga vendi i tij

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Haki Abazi i vetëofrohet Prokurorisë: ‘Lule Gjeli’ është në shërbim të Kurtit e Mihalit, e kam takuar në vitin 2021 në Delaware

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Laboratori “Alfa Lab” i Leutrim Hazirit u kap me shërbime të palicencuara dhe staf të paregjistruar, por gjobitet me vetëm 1 mijë euro

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Skandal: “Intergen” i Serdar e Gulay Ceylaner kapet duke kryer shërbime laboratorike të gjenetikës pa licencë në Kosovë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë