Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka treguar arsyen se pse partia e saj e ka votuar Nenad Rashiqin për nënkryetar të Kuvendit.
“Na vjen mirë që sot u bë konstituimi i Kuvendit. LDK gjithmonë ka qenë me vullnetin e mirë politik. Nga sot rrjedhin afatet kushtetuese për formimin e Qeverisë. E votuam Rashiqin sepse aktgjykimi i Kushtetueses e ka dhënë një interpretim që s’e kishim më parë. Se a do të ketë qeveri, kjo s’varet prej nesh por varet nga partia e parë. Nëse nuk formohet Qeveria, votat tona janë për shpërbërjen e Kuvendit” ka thënë Hykmete Bajrami./Indeksonline/