
Ish-kryetari i LDK-së, Isa Msutafa, ka komentuar vendimin e LDK-ë për të votuar Nenad Rashiqin për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.
Në një përgjigje të shkurtër për gazetën Nacionale, ai ka shprehur dyshimet e tij për këtë vendim.
Sipas tij, një veprim i tillë mund të mos jetë kushtetues.
“Rezultate, për aq sa lexova, mu duken të çuditshme. Dyshoj se është zgjedhje kushtetuese”, ka deklaruar Mustafa.