Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kriza energjetike evropiane po afekton edhe Kosovën

27/07/2022 - 18:37
në Ekonomi
A A
Kriza energjetike evropiane po afekton edhe Kosovën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

E tërë Evropa po hyn në një krizë të thellë energjetike. Përderisa kontinenti i vjetër po ballafaqohet me një verë jashtëzakonisht të nxehtë, me temperatura të larta që thyejnë rekordet çdo ditë, automatikisht është rritur edhe kërkesa për energji elektrike. Krahas kësaj rritje, ka rënie të madhe të reshjeve, dukshëm nën mesataren sezonale, duke bërë që edhe prodhimi i elektricitetit të jetë shumë më i pakët nga centralet elektrike.

Thatësira, pamundësia për të transportuar qymyr në disa termocentrale nëpërmjet lumenjve në Gjermani dhe mosfunksionimi i termocentraleve bërthamore , që ftohen nga ujërat që vijnë nga lumenjtë në Francë, e bënë situatën edhe më kritike. Krahas kësaj situate, në Evropë vërehen çmime rekorde edhe të gazit natyror për shkak të uljes graduale të rrjedhës së gazit nga Rusia.

Rritja e kërkesës në njërën anë dhe zvogëlimi i prodhimit në anën tjetër, ka bërë që anekënd Evropës të fluturojnë çmimet e energjisë elektrike.

Çmimi i energjisë për një ditë më herët në berzën e Hungarisë- HUPX, që ishte 295 EUR/MWh, për javën 4-10 korrik, u rrit në 348 EUR/MWh, kurse për javën 11-17 korrik dhe në 419 EUR/MWh për javën 18-24 korrik . Për 3 ditët e para të kësaj jave çmimi është 506 EUR/MWh. Madje, këto ditë është thyer edhe rekordi, duke arritur një moment në mbi 735 EUR/MWh.

Kjo situatë ka afektuar edhe Kosovën. Pos çmimeve enorme, nevoja për energji elektrike ka kufizuar ndjeshëm edhe mundësitë tregtare. Në tenderët që kemi zhvilluar së fundmi, në shumicën e rasteve nuk kemi pranuar asnjë ofertë. Në rast oferte shfaqen çmime ekstra të larta sipas kushteve të tregut.

Krijimi i këtyre situatave qysh verës, bën që të mbizotërojë një situatë shumë e pasigurt. Prandaj, në këto rrethana i lusim konsumatorët që të krijojnë mekanizma kursimi dhe të orientojnë ngrohjen e hapësirave të tyre të banimit nga format alternative për stinën e dimrit. Ndërmarrja e këtyre veprimeve ul ndjeshëm nevojën për import dhe rrit të njëjtën kohë sigurinë e furnizimit, që varet shumë edhe nga stabiliteti i prodhimit vendor.

JU REKOMANDOJMË

Inflacioni 7,5% në Kosovë, ekonomistët: Po bëhet “kancer” për ekonominë

Ngriten çmimet, rëndohet edhe më shumë shporta e qytetarit në Kosovë
17/05/2026 - 10:18

Shkalla vjetore e inflacionit në muajin prill ka arritur në 7.5 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa inflacioni mujor ishte 1.1 për...

Më shumëDetails

Nga nafta te buka: Krizat botërore po rëndojnë jetën e familjeve kosovare?

Nga nafta te buka: Krizat botërore po rëndojnë jetën e familjeve kosovare?
14/05/2026 - 10:39

Në Kosovë, çmimet e konsumit kanë shënuar rritje prej 7.5%, duke rënduar edhe më shumë jetën e familjeve kosovare. Ndërkohë, alarmi vjen edhe nga OKB, e cila ka...

Më shumëDetails

MINT publikon çmimet, ja sa do të jetë nafta sot

MINT publikon çmimet, ja sa do të jetë nafta sot
14/05/2026 - 09:50

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të vlejnë për datën 14 maj 2026....

Më shumëDetails

Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta pak më lirë

Ulet çmimi i naftës
13/05/2026 - 09:39

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur përcaktimin e ri të çmimeve të derivateve në vend. Sipas njoftimit, një litër naftë sot do të shitet...

Më shumëDetails

Shembull i suksesit: “Drena” bëhet aksionar në qumështoren më të vjetër në Poloni

Shembull i suksesit: “Drena” bëhet aksionar në qumështoren më të vjetër në Poloni
12/05/2026 - 10:46

Nga rrugëtimi si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deri te udhëheqja e një prej kompanive më të suksesshme vendore, historia e Rrustem Rukolli mbetet frymëzim për shumë...

Më shumëDetails

DRENA letër e hapur për Institucionet e Kosovës: Kërkojmë subvencionim për përpunimin e qumështit dhe mbështetje për eksportin

DRENA letër e hapur për Institucionet e Kosovës: Kërkojmë subvencionim për përpunimin e qumështit dhe mbështetje për eksportin
10/05/2026 - 21:14

Pas disa veprimeve të ndërmarra ditëve të fundit nga institucionet vendore që rregullojnë tregun e përpunuesve të qumështit, kompania DRENA u është drejtuar institucioneve të Kosovës përmes një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dështimi për arrestimin e Sami Lushtakut: Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha pritet të shkarkohet javën e ardhshme

    Dështimi për arrestimin e Sami Lushtakut: Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha pritet të shkarkohet javën e ardhshme

    251 Shpërndaje
    Shpërndaje 100 Tweet 63
  • Kompania që e financoi Vetëvendosjen në fushatë, pas zgjedhjeve fitoi 79 tenderë e mbi 51 milionë euro

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Pal Lekaj publikon foto me gruan, merr kërcënim me jetë nga mërgimtari që bën propagandë për VV-në

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Këto janë çmimet e derivateve për sot në Kosovë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Olta ‘trazon’ rrjetin, shfaqet pa të brendshme në publik

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë