Skuadra e Fiorentinës ka shkarkuar trajnerin italian Stefano Pioli pas rezultateve të dobëta që kjo skuadër ka pasur gjatë këtij sezoni.
Sipas raportimeve nga “SkySport” Pioli është liruar nga detyra e trajnerit dhe pritet të komunikohet zyrtarisht nga klubi.
Skuadrën do ta drejtoi trajneri i grupmoshave U20 Daniele Galloppa deri në gjetjen e një zëvendësuesi.
Pas 10 ndeshjeve në Serie A, Fiorentina nuk ka asnjë fitore dhe gjendet në pozitën e fundit në tabelë.
/GazetaExpress/














