Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Taulant Xhaka, ka investuar në hapjen e një pusete në një prej vendeve të varfra në Afrikë, pra në Nigeri.
Humanizmi i Taulant Xhakës, ka arritur edhe në Nigeri. Ai ka hapur një pusetë për nxjerrjen e ujit të pijshëm, gjë që i ka gëzuar shumë banorët atje.
Ky ndërtim i këtij burimi nga ana e Taulantit vjen si dedikim për familjen e tij.
Taulant Xhaka aktualisht luan në Basel dhe atje po bën paraqitje të mira.
Është i martuar me Arbnora Xhakën dhe së bashku kanë një djal, që quhet Klevis Xhaka.
Në Nigeri dhe në Afrikë në përgjithësi, mungesa e ujit të pijshëm është shumë e madhe dhe njerëzit atje përballen me shumë probleme.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mungesa e aksesit në ujë të sigurt dhe përmirësimi i kanalizimeve janë të lidhura me sëmundje të tilla si kolera dhe diarreja, të cilat të dyja mund të jenë fatale për fëmijët dhe të rriturit. Gjithashtu, higjiena e duarve dhe kontrolli i infeksionit janë të pamundura përballë mungesës së ujit.
Më poshtë keni fotografitë e siguruara nga Metro, ku shihet se puseta e ndërtuar mbart emrin e Taulant, Arbnora dhe Klevis Xhaka.











