Spekulime të shumta për një rikthim të mundshëm të Leo Messit në Barcelona janë rikthyer me forcë pas publikimit të disa fotove nga “Camp Nou”, ku ylli argjentinas shihet duke vizituar stadiumin e rinovuar të katalanasve.
Në një postim emocional, Messi shkroi: “Të kthehem një ditë, jo vetëm për t’u përshëndetur”, duke ndezur menjëherë shpresat e tifozëve “blaugrana”.
Sipas mediave spanjolle, klubi po analizon mënyrat ligjore dhe ekonomike për ta bërë realitet këtë rikthim simbolik. Një nga opsionet është “Ligji Beckham” në MLS, që lejon futbollistët e kampionatit amerikan të huazohen përkohësisht në klubet evropiane gjatë periudhës së pushimit të sezonit në SHBA.
Kjo do të mundësonte që Messi, aktualisht pjesë e Inter Miami, të luajë disa muaj me Barcelonën pa e thyer kontratën me klubin amerikan.












