Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Muja: Në Mitrovicë nuk ka bazë për pretendime të manipulimit apo ndërhyrjeje të qëllimshme në favor të ndonjë subjekti politik

12/11/2025 - 18:22
në Lajme, Pa kategori
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka thënë se nuk ka bazë për pretendime të manipulumit të ndonjë subjekti politik në Mitrovicë, transmeton Gazeta Online Veriu.info.

Sipas deputetit KQZ dhe kompania CETIS kanë sqaruar se defekti është teknik dhe se nuk ka mundsi të ndërhyrjes së jashtme.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe kompania përgjegjëse për shtypjen e fletëvotimeve, CETIS, kanë sqaruar se defekti teknik që shkaktoi këto shpërputhje lidhet me një gabim në një nga kokat e printimit, duke përjashtuar çdo mundësi të ndërhyrjes së jashtme apo falsifikimit. Më tej, është konfirmuar se çdo fletëvotim ka qenë i pajisur me elemente sigurie dhe është i gjurmueshëm në sistem. Procesi i numërimit është zhvilluar nën vëzhgim të subjekteve politike dhe institucioneve përkatëse, duke garantuar transparencë dhe integritet zgjedhor”, është shprehur Muja.

Postimi i plotë:

Që nga rifillimi i procesit të numërimit dje në orën 16:00 në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë, janë identifikuar gjithsej 75 fletëvotime me shpërputhje në numrin serik. Nga këto, 43 fletëvotime kanë rezultuar të papërdorura, ndërsa 32 të përdorura në procesin zgjedhor. Brenda grupit të fletëvotimeve të përdorura, 17 vota i përkasin kandidatit të PDK-së, 10 kandidatit të LVV-së, ndërsa 5 fletëvotime janë pa numër serik. Këto të dhëna janë evidentuar në kuadër të një procesi të rreptë verifikimi pas shqetësimeve të ngritura mbi përputhshmërinë e numrave serikë me vendvotimet përkatëse.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe kompania përgjegjëse për shtypjen e fletëvotimeve, CETIS, kanë sqaruar se defekti teknik që shkaktoi këto shpërputhje lidhet me një gabim në një nga kokat e printimit, duke përjashtuar çdo mundësi të ndërhyrjes së jashtme apo falsifikimit. Më tej, është konfirmuar se çdo fletëvotim ka qenë i pajisur me elemente sigurie dhe është i gjurmueshëm në sistem. Procesi i numërimit është zhvilluar nën vëzhgim të subjekteve politike dhe institucioneve përkatëse, duke garantuar transparencë dhe integritet zgjedhor.

Këto gjetje tregojnë qartë se nuk ka bazë për pretendime të manipulimit apo ndërhyrjeje të qëllimshme në favor të ndonjë subjekti politik.

JU REKOMANDOJMË

Ganimete Musliu: E denoncova në IPK policin që me cenoi fizikisht në vendin tim të punës, në Kuvend

Ganimete Musliu: E denoncova në IPK policin që me cenoi fizikisht në vendin tim të punës, në Kuvend
14/08/2026 - 16:41

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, tha se bashkë me Sekretaren e Përgjithshme të kësaj partie, Vlora Çitaku, ka denoncuar në Inspektoratin Policor të Kosovës policin që në sallën...

Më shumëDetails

I dyshuari për spiunazh, Fehim Sali, dërgohet në paraburgim për një muaj

I dyshuari për spiunazh, Fehim Sali, dërgohet në paraburgim për një muaj
14/08/2026 - 16:39

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Fehim Salit, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”, sipas nenit 124, paragrafi...

Më shumëDetails

Pse Sorensen po ndërmjetëson bisedime konfidenciale ndërmjet Kosovës e Serbisë- çfarë thotë ai

Pse Sorensen po ndërmjetëson bisedime konfidenciale ndërmjet Kosovës e Serbisë- çfarë thotë ai
14/08/2026 - 16:17

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka shpjeguar arsyet pse negociatat në Bruksel zhvillohen kryesisht në mënyrë konfidenciale. Në një intervistë për gazetën serbe...

Më shumëDetails

“Ka me ju dalë tymi herët a vonë”- Kurtit i vjen një reagim nga bashkëpartiaku i “mikut” të tij, Lumir Abdixhikut

“Ka me ju dalë tymi herët a vonë”- Kurtit i vjen një reagim nga bashkëpartiaku i “mikut” të tij, Lumir Abdixhikut
14/08/2026 - 16:10

Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, lidhur me propozimet e tij karshi këtij subjekti politik në...

Më shumëDetails

Kabashi-Ramaj, PDK: Deputeti Kurti të mos i përdorë institucionet e sigurisë për të inskenuar normalitet politik

Kabashi-Ramaj, PDK: Deputeti Kurti të mos i përdorë institucionet e sigurisë për të inskenuar normalitet politik
14/08/2026 - 16:05

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj, i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, të “mos i keqpërdorë institucionet e sigurisë për të inskenuar normalitet...

Më shumëDetails

Sala Jashari: Mua më ka ardhë keq për zotëriun, është pasqyrë e Vetëvendosjes

Sala Jashari: Mua më ka ardhë keq për zotëriun, është pasqyrë e Vetëvendosjes
14/08/2026 - 15:47

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sala Jashari, është deklaruar lidhur me konfrontimin që ia bëri një qytetar në Kuvendin e Kosovës, në ditën kur ‘Tempulli i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjyqtari Gashi u arrestua në motel, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    Gjyqtari Gashi u arrestua në motel, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Devijimi i Ibrit”, zbulohet Vuçiq: Javën e ardhshme formohet grupi punues për ndërtimin e hidrocentralit në Ribariq

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Rriten sërish çmimet e derivateve në Kosovë, ja sa shitet sot nafta

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Çka është kjo veshje?” – Kadrijaj kritikon Pacollin, kjo e fundit i kundërpërgjigjet me ironi

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Pas 26 vitesh në polici, dhëndrri i Hashim Thaçit largohet nga puna: Do ta mbaj kokën lart

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë