Rekord interesant i Granit Xhakës ndaj Fulhamit, në gjashtë ndeshje sa ka luajtur ndaj tyre, s’ka humbur në asnjë.
5 fitore dhe një barazim. Ka shënuar edhe një gol ndaj tyre me fanellën e Arsenalit, shkruan Indeksonline
Më e çuditshme është fakti se ai nuk është ndëshkuar me asnjë karton në këto takime.
Këtë vikend me fanellën e Sunderlandit luan pikërisht ndaj klubit londinez. Tri pikët janë objektivi i “Maceve të Zeza”.












