Skuadra e Newcastle United ka shënuar fitore 2:1 ndaj Manchester Cityt, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Premier League.
Tri golat e këtij takimi u shënuan në pjesën e dytë, shkruan Indeksonline
Golat për ekipin e Newcastle i shënoi: Harvey Barnes (2).
Kurse të vetmin për Cityn e shënoi Ruben Dias.
Me fitore, Newcastle United shkon në kuotën e 15 pikëve në pozitën e 14-të, kurse City mbetet në pozitën e 3-të me 22 pikë.














