Arben Gashi i LDK-së ka komentuar rreth rikandidimit të mundshëm të Agim Veliut.
Gashi tha se pjesëmarrja e Veliut në proces “ia rikthen të drejtën për t’u zgjedhur”, ndërsa theksoi se vendimi final i takon elektoratit të LDK-së.
I pyetur nga opinionisti Burim Ramadani nëse Lidhja Demokratike e Kosovës duhet t’i kërkojë falje Veliut, Gashi e mohoi një gjë të tillë, duke theksuar se largimi i tij nga pozita kishte ndodhur para një viti.
“Nuk është çështje kërkimfaljeje. Nuk dua të hap këto tema. E rëndësishme është të jemi së bashku dhe të paraqesim vizionin tonë”, u shpreh ai në emisionin “Pressing” të T7.












