Barcelona është optimiste për praninë e Raphinhas dhe Pedrit në ndeshjen e fundjavës në La Liga kundër Alaves.
Pasi u aktivizua nga stoli në humbjen kundër Chelseas në Ligën e Kampionëve, Raphinha tani është gati të rimarrë pozicionin e tij titullar kundër Alaves.
Ndërkohë, Pedri është afër marrjes së miratimit mjekësor, pasi thuhet se është rikuperuar nga një dëmtim në kofshë. Magjistari i mesfushës pritet të thirret nga Hansi Flick për ndeshjen e fundjavës.
Mungesa e Pedri dhe Raphinhas ka ndikuar te Barca në ndeshjet e mëdha. Kthimi i tyre në skuadër do të ngrejë moralin e klubit dhe do të rrisë shanset për të dominuar në të gjitha frontet.













