Liverpool po kalon një sezon të vështirë, por Jürgen Klopp nuk do të rikthehet për të zëvendësuar Arne Slot.
Sipas ‘The Telegraph’, gjermani ndjehet i lodhur dhe nuk e ka energjinë e nevojshme për të drejtuar një ekip nën presion të lartë.
Klopp është tani i angazhuar në projektin e Red Bull dhe, edhe pse rikthimi mbetet “teorik”, nuk duket se dëshiron të kthehet në Anfield.
Liverpool duhet të vazhdojë të kërkojë zgjidhje të tjera për të stabilizuar sezonin.












