Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

VLEN ose zbrazëtia e një bashkimi pa projekt

02/12/2025 - 15:09
në Opinione
A A
Për dy vëllezërit e vetëvrarë: Arbnor dhe Astrit Dehari
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Midis Izetit dhe Bilallit, dhe përballë Mickoskit që nuk fal

Shkruan: Baton Haxhiu

Zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut nuk i fitoi një koalicion. As një lider. I fitoi një revoltë. Ajo revoltë kishte shumë forma, por një frymë të vetme: të ndëshkojë BDI-në. Dhe për këtë mision, qytetarët shqiptarë,me ose pa iluzione, zgjodhën VLEN-in si instrument. Jo si projekt. Jo si ideologji. Jo si filozofi e përfaqësimit. Por si mjet.

Ky është problemi themelor i këtij bashkimi: nuk lindi si domosdoshmëri për të artikuluar një të ardhme, por si nevojë për të penguar të kaluarën të vazhdojë. Kjo e bën të fortë në moment, por të dobët në strukturë. Dhe kjo dallon më së shumti kur e shohim tensionin brenda vetë VLEN-it, midis Izet Mexhitit, që përpiqet ta ndërtojë me durim këtë projekt, dhe Bilall Kasamit, që ende sillet sikur VLEN-i është një strehë për krizën personale të subjektit të tij.

Izet Mexhiti është ndoshta politikani më sistematik i brezit të tij. Ai është i vetmi që e ka trajtuar koalicionin VLEN si një projekt për ndërtimin e një të djathte të re shqiptare, një qendër e djathtë që nuk turpërohet nga termat si konservatorizëm, identitet, meritokraci. Por ai është më i vetmuar se ç’duket. Sepse pjesa tjetër e koalicionit e sheh këtë bashkim si “bashkim rasti”, jo si “projekt kombëtar”. Qetësia e tij është qartësia e një njeriu që e di se çfarë duhet të ndërtohet. Por edhe ai tashmë e di se votat nuk janë dhënë për të, por për shpresën që ndoshta nga ky grupim del dikush që mund t’i besosh.

Një çështje tjetër që i jep tonin e pasigurisë këtij bashkimi është prania e Bilall Kasamit si figurë dominuese në retorikë, por e zbehtë në mendim. Sondazhi e ka bërë të qartë se perceptimi për të është i paqëndrueshëm. Ai shihet si më i dobëti në diskurs, më i paqarti në drejtim dhe më i varuri nga rrethana që nuk kanë të bëjnë me votën. “Është një figurë që nuk flet dot për të ardhmen, sepse nuk ka projekt. Nuk përfaqëson dot qendrën e djathtë, sepse nuk beson në strukturë, por në spontanitet.” Më shumë se një lider politik, ai është shndërruar në një administrator të frikësuar, që qeveris me heshtje. Dhe ajo që është më shqetësuese, është perceptimi i përgjithshëm që Kasami kontrollohet nga një organizatë joqeveritare që nuk ka legjitimitet për përfaqësim politik. Drejtimin e mendimit të tij politik, prej vitesh, e mban një strukturë e quajtur “Eco Guerilla”, e udhëhequr nga Adnan Azizi, që më shumë i ngjan një rrjeti aktivistësh sesa një truri politik me përvojë shtetërore.

Një nga citimet më domethënëse në këtë drejtim, në një nga grupet e fokusit, ishte: “Kasami nuk e ka më të qartë raportin me Lëvizjen Vetëvendosje as me VMRO-në. Kjo tregon se ai s’është ende lider, por instrument.”

Të gjitha sinjalet tregojnë se një pjesë e opinionit publik shqiptar po i rikthehet besueshmërisë. Jo formave. Jo partive. Por atyre që flasin qartë. Dhe në këtë aspekt, askush nuk ka qenë më koherent dhe më i drejtpërdrejtë në raport me VMRO-në dhe Maqedoninë zyrtare sesa Menduh Thaçi. Ai nuk ka pasur as votat, as pushtetin e të tjerëve. Por ka pasur diskursin. Dhe sot, kur VLEN është e heshtur në raport me qëndrimin e Mickoskit, kur nuk artikulohet qartë as për rrugën evropiane, as për çështjen e pakicave, as për vendin e shqiptarëve në shtetin e ri që po riartikuluhet, është Menduh Thaçi që mbetet i vetmi me fjalë të qarta.

Sepse ai nuk e ndan identitetin nga përfaqësimi. Dhe kur Mickoski sulmon qëndrimet pro-BE, e relativizon përfshirjen e shqiptarëve në shtet, e rrënon balancën institucionale, VLEN nuk flet. Dhe kjo heshtje do të ketë një çmim politik.

VLEN mund të mbijetojë si koalicion. Por në këtë formë, nuk mund të qeverisë as diskursin, as mendjet. Ajo që duhet tani është një projekt i qendrës së djathtë shqiptare, që e pozicionon qartë veten ndaj VMRO-së, që ndërton besim institucional dhe nuk e sheh përfaqësimin si koncesion. Një projekt që flet për meritokraci, për reforma në arsim, për identitet kulturor të vetëdijshëm. Një projekt që nuk ka frikë të flasë për Shqipërinë dhe Kosovën si pjesë e botës shqiptare, por as për integrimin në BE si rrugë e përbashkët me maqedonasit.

Nëse diçka e ka kuptuar ky sondazh është se qytetarët shqiptarë nuk kanë më durim për të eksperimentuar me boshllëqe. Ata kërkojnë qartësi, ide dhe përfaqësim të besueshëm. Dhe nëse VLEN nuk transformohet në këtë drejtim, atëherë zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë më për të ndëshkuar të kaluarën. Do të jenë për të zgjedhur të ardhmen.

JU REKOMANDOJMË

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë
22/06/2026 - 16:38

Ky debat rreth qytetarëve shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë që vijnë në protestë është shumë hipokrit. Përpjekja e Edi Ramës për t’i distancuar ata...

Më shumëDetails

Peci qeverisë: Pranojeni gazin amerikan, mos luani me të ardhmen e Kosovës

Peci qeverisë: Pranojeni gazin amerikan, mos luani me të ardhmen e Kosovës
20/06/2026 - 21:52

Analisti politik Lulzim Peci ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës ndaj projektit të gazit amerikan, duke e cilësuar atë si “aventurën më të madhe politike që nga...

Më shumëDetails

Si mund ta ripërcaktojë energjia rolin e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor

Maliqi: Një Serbi nën ndikimin dhe varësinë prej NATO-s dhe BE-së është mbi të gjitha në interes të Kosovës
20/06/2026 - 15:47

Shkruan: Agon Maliqi Që nga momenti kur administrata Trump mori detyrën në janar të 2025-ës, vëzhguesit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë kanë pyetur veten nëse politika e...

Më shumëDetails

Cila është e vërteta për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike dhe rolin e “SHOQËRISË CIVILE “

11/06/2026 - 14:09

Shkruan: Muhamet Mustafa CILA ËSHTË E VËRTETA PËR NDËRTIMIN E KAPACITETEVE TË REJA ENERGJETIKE DHE ROLIN E “SHOQËRISË CIVILE “ Çka parashihte “Strategjia e zhvillimit te energjisë 2005-2015”...

Më shumëDetails

DITA BOTËRORE E MJEDISIT

DITA BOTËRORE E MJEDISIT
05/06/2026 - 11:03

Shkruan: Msc. Labinot Smakaj  I. Një shoqëri mund të mbijetojë përkohësisht edhe pa stabilitet politik dhe ekonomik, por nuk mund të mbijetojë pa ujë të pastër, ajër të...

Më shumëDetails

Shukrije Obërtinca, 16-vjeçarja që dha jetën për lirinë e Kosovës

Shukrije Obërtinca, 16-vjeçarja që dha jetën për lirinë e Kosovës
03/06/2026 - 12:07

Shkruan: Albina Dajaku: Vajza e re nga Fushë Kosova, ajo që la pas bankat e shkollës, dëshirën për mjekësi, kursin e frizerisë dhe ëndrrat e tjera e u...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Fatmir e Esat Likaj, Arben Mikullovci … – Ja kush janë biznesmenët që po e ndërtojnë kompleksin në Prizren ku vdiq punëtori nga goditja e kranit

    Fatmir e Esat Likaj, Arben Mikullovci … – Ja kush janë biznesmenët që po e ndërtojnë kompleksin në Prizren ku vdiq punëtori nga goditja e kranit

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Mërgimtarja nga Kosova humb jetën në një aksident

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Fadil Hadergjonaj përfshihet në debatin e brendshëm të LDK-së, ky është qëndrimi i tij

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Deschamps largohet urgjentisht nga kampi i ekipit kombëtar francez

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • 4 projekte infrastrukturore, Basha njofton vendimet e qeverisë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë