Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Shpirtin n’fyt e pa sabër”, 15 xhiro – 17 trajnerë, thuajse krejt Superliga i ndërroi trajnerët për pak muaj

04/12/2025 - 15:26
në Sport
A A
“Shpirtin n’fyt e pa sabër”, 15 xhiro – 17 trajnerë, thuajse krejt Superliga i ndërroi trajnerët për pak muaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vetëm 15 xhiro kanë kaluar nga sezoni 2025/26 në Superligën e Kosovës në futboll, megjithatë tetë nga 10 ekipet elitare kanë pasur ndryshime në shtabet teknike.

Gjithsej 17 trajnerë “defiluan” brenda pak muajve këtë sezon në elitë, duke e bërë njërin prej sezoneve me më së shumti ndryshime të trajnerëve.

Vetëm Drita dhe Llapi nuk bënë ndryshime, duke i mbajtur trajnerët që i kanë tash e një kohë: Drita me Zekirija Ramadanin dhe Llapi me Tahir Batatinën.

Të gjitha të tjerat e ndërruan të paktën një herë trajnerin në këto 15 xhiro të kaluara, shkruan “Gazeta Express”.

Ballkani

Ish-kampioni i Kosovës e nisi sezonin 2025/26 me trajnerin shqiptar Orges Shehi. Megjithatë, para disa ditësh, Ballkani bëri ndryshime, duke e sjell kroatin Mislav Karoglan.

Kroati e nisi jashtëzakonisht mirë me fitore në derbi ndaj Dritës në udhëtim 2:3, ndërsa vazhdoi dje me fitore minimale 1:0 ndaj Rilindjes në 1/16 e Kupës së Kosovës.

Aktualisht, Ballkani prin në renditjen tabelare me 26 pikë, aq sa kanë edhe Prishtina dhe Dukagjini.

Prishtina

FC Prishtina vazhdoi me Arsim Thaqin edhe në fillim të sezonit 2025/26, pas fitimit të Kupës së Kosovës. Megjithatë, pas eliminimit nga garat europiane, pati raportime se Thaqit i është kërkuar largimi.

Por, Arsim Thaqi vazhdoi në krye të kryeqytetasve, duke i udhëhequr drejt lidershipit në Superligë gjatë këtyre 15 ndeshjeve.

Por, katër ndeshje radhazi pa fitore ishin të mjaftueshme që FC Prishtina ta shkarkonte Thaqin, edhe pse ishin ende në vendin e parë në tabelë.

Në vend të tij, FC Prishtina nënshkroi me Afrim Tovërlanin, i cili u kthye pas 11 vitesh te ekipi kryeqytetas, duke e lënë Kosovën U-21, të cilën e udhëhoqi me mjaft sukses.

Por, ndeshja e parë e Tovërlanit në krye të Prishtinës ishte për t’u harruar, pasi pësoi humbje të thellë, 1:4 nga Prishtina e Re, që e mban vendin e fundit në tabelë.

Dukagjini

Dukagjini ishte befasia e fillimsezonit në Superligë. Nën drejtimin e Ismet Munishit, klinasit vazhdonin me rezultate pozitive, shpeshherë duke e ndarë vendin e parë në tabelë me Prishtinën.

Megjithatë, disa ndeshje pa rezultate të mira bënë që trajneri Ismet Munishi të ndahej me klinasit që i udhëhoqi me sukses edhe sezonin e kaluar, duke e siguruar mbijetesën.

Pas largimit të Munishit, drejtimin e ekipi e mori Ndue Përgjokaj, i cili e udhëhoqi skuadrën drejt tri fitoreve radhazi në Superligë dhe një tjetër në Kupën e Kosovës.

Me Përgjokajn, aktualisht Dukagjini është në vendin e tretë me 26 pikë, aq sa kanë edhe dy ekipet e para, Ballkani e Prishtina.

Drita

FC Drita është njëra nga dy skuadrat elitare që nuk e kanë ndërruar trajnerin. Kampionia e Kosovës e nisi mjaft keq sezonin 2025/26, por arriti që shpejt ta rimarrë veten.

Njëkohësisht, Drita, nën drejtimin e Zekirija Ramadanit po performon në nivel të jashtëzakonshëm edhe në fazën e ligës në Ligën e Konferencës, duke u pozicionuar e teta me tetë pikë, dy fitore dhe dy barazime.

Aktualisht, Drita gjendet në vendin e katërt me 23 pikë në Superligë, por me një ndeshje më pak të luajtur.

Malisheva

Malisheva e nisi sezonin 2025/26 me Qatip Osmanin, pasi paraprakisht ishte ndarë në korrik me Bekim Isufin, pas eliminimit të turpshëm nga kualifikimet e Ligës së Konferencës.

Me Osmanin nuk u arritën rezultatet që priteshin, ndërsa angazhimi i Elon Berishës doli të ishte mjaft i qëlluar.

Tani, Malisheva gjendet në vendin e pestë me 22 pikë, vetëm katër më pak se ekipet e kreut.

Llapi

Tash e sa vite, Llapi nuk mendon për ndryshim të trajnerit. Tahir Batatina po qëndron në krye të llapjanëve, të cilët i udhëhoqi drejt dy trofeve të Kupës së Kosovës.

Sezoni i kaluar ishte sfidues për Batatinën, që shpëtoi vetëm pas penalltive në ndeshjen e barazhit për të mos rënë nga elita.

Momentalisht, Llapi gjendet në vendin e gjashtë me 20 pikë gjithsej, pesë larg zonës së rrezikshme dhe gjashtë pikë larg kreut.

Gjilani

SC Gjilani e nisi sezonin me trajnerin që e kishte edhe në edicionin e kaluar, Ardian Nuhiu.

Megjithatë, humbja e thellë nga Llapi në fundin e muajit shtator ishte fatale për trajnerin shkupjan, i cili u largua nga drejtimi i klubit.

Në vendin e tij erdhi Debatik Curri, i cili e ka dërguar Gjilanin në vendin e shtatë me 19 pikë, katër larg zonës së rrezikshme.

Drenica

Bylbyl Sokoli e udhëhoqi Drenicën drejt inkuadrimit në Superligë dhe vazhdoi si trajner deri dje. Përkundër fitores në 1/16 e Kupës së Kosovës, Drenica njoftoi se i ka ndarë rrugët me “Profën”.

Momentalisht, Kuqezinjtë janë në zonën e barazhit me 17 pikë gjithsej. Drenica ende nuk ka njoftuar për angazhimin e ndonjë trajneri tjetër.

Ferizaj

Ferizaj e siguroi mbijetesën në Superligë sezonin e kaluar dhe klubi vendosi t’i besonte edhe këtë edicion trajnerit Arsim Abazi.

Megjithatë, disa rezultate të dobëta dhe pozita jo e favorshme në tabelë bënë që të ndryshohej shtabi teknik.

Në vend të Abazit erdhi trajneri shqiptar, Nevil Dede, i cili nuk e pati impaktin që kërkohej.

Aktualisht, Ferizaj është në pozitën e parafundit që dërgon në Ligën e Parë me 15 pikë nga 15 ndeshje.

Prishtina e Re

Prishtina e Re është klubi i Superligës që ka ndërruar më së shumti trajnerë përgjatë sezonit aktual (3).

E nisi me Elon Berishën, i cili e udhëhoqi ekipin e ri kryeqytetas drejt ngjitjes në Superligë sezonin që e lamë pas.

Megjithatë, mungesa e rezultateve ishte fatale për të, duke u larguar dhe në vend të tij erdhi Shpëtim Babaj, që deri në atë kohë e mbante pozitën e drejtorit sportiv të klubit.

Edhe Babaj e pati fatin e njëjtë me të Berishës, pasi u largua pas rezultateve jo të mira.

Tani, drejtimin e Prishtinës së Re e ka marrë Qëndrim Kida, që debutoi me fitore bindëse 4:1 ndaj lideres, Prishtina.

Tani, Prishtina e Re gjendet në vendin e fundit në tabelë me 14 pikë, tri më pak se Ferizaj që gjendet në vendin e barazhit.

JU REKOMANDOJMË

Kurti për suksesin e xhudistëve kosovarë: Pesë medalje, krenari për Kosovën

Kurti për suksesin e xhudistëve kosovarë: Pesë medalje, krenari për Kosovën
30/08/2026 - 16:44

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar ekipin kosovar të xhudos për suksesin e radhës në garat e zhvilluara në Taranto. Kurti ka vlerësuar punën, sakrificën...

Më shumëDetails

Gjilani – Dukagjini, mbyllet ndeshja me katër gola të shënuar

Gjilani – Dukagjini, mbyllet ndeshja me katër gola të shënuar
29/08/2026 - 21:31

Ka përfunduar në barazim 2-2 përballja mes Gjilanit dhe Dukagjinit, në një ndeshje interesante të zhvilluar nën dritën e reflektorëve. Gjilani kaloi i pari në epërsi me Morinën,...

Më shumëDetails

Harry Kane dërgon një mesazh te tifozët e Bayernit, rreth të ardhmes së tij

Harry Kane dërgon një mesazh te tifozët e Bayernit, rreth të ardhmes së tij
29/08/2026 - 20:45

Harry Kane u largua nga Tottenhami për t’iu bashkuar Bayern Munichut në verën e vitit 2023. Tre sezone më vonë, ai është shndërruar në një nga shtyllat kryesore...

Më shumëDetails

Lorent Tolaj shënon golin e parë në Championship me Bristol Cityn!

Lorent Tolaj shënon golin e parë në Championship me Bristol Cityn!
29/08/2026 - 18:09

Sulmuesi shqiptar, Lorent Tolaj, ka shënuar golin e tij të parë në Championship me fanellën e Bristol Cityt. Tolaj gjeti rrjetën në përballjen ndaj Portsmouthit, duke realizuar një...

Më shumëDetails

Kane konfirmon nisjen e negociatave për zgjatjen e kontratës: S’pres të përfundojnë shpejt, është kontrata ime e fundit!

Kane konfirmon nisjen e negociatave për zgjatjen e kontratës: S’pres të përfundojnë shpejt, është kontrata ime e fundit!
29/08/2026 - 17:54

Fitorja 5-1 përballë Shtutgart ka qenë vetëm njëri prej disa lajmeve të mira që kanë marrë tifozët e Bayern-it mbrëmjen e së premtes. Bomberi anglez i klubit më...

Më shumëDetails

Laura Fazliu siguron medaljen e argjendtë në Lojërat Mesdhetare

Laura Fazliu siguron medaljen e argjendtë në Lojërat Mesdhetare
29/08/2026 - 16:47

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu nuk arriti të siguronte medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Ajo u mposht nga italiania, Carlotta Avanzato përmes Yukos në finale. Mirëpo...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Zbulohet kontrata e bashkëjetesës- I dënuari me burgim të përjetshëm dhe modelja Ziza Pajaziti firmosin marrëveshje pas ‘vizitës speciale’ në burg

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • LAJMI I FUNDIT: Ky është deklarimi i Kurtit pas takimit të sontëm me Abdixhikun

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Dermo By Simoneta” gjobitet 5 mijë euro për Botox, fillerë e mezoterapi pa licencë, por vazhdon aktivitetin edhe pas vendimit

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë