Një aksident i rëndë ka ndodhur mes dy veturave në Koshtovë të Mitrovicës.
Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti, tha për Klankosova.tv se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00, dhe konfirmoi lëndimin e një personi.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 15:00 në rrugën nacionale Mitrovicë- Zubin Potok segmenti rrugor në fshatin Koshtovë . Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar një person”, tha ai.
Ndërkaq, burime të Klan Kosova mësojnë se një 53-vjeçare gjendet në gjendje të rëndë, dhe është transportuar në emergjencë.













