Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kosova në krizë ekonomike: Koha për t’u përballur me të vërtetën

08/12/2025 - 11:35
në Opinione
A A
Arianit Koci vendos “sfidën e 10 mijë pëlqimeve”: Nëse arrihen deri në mëngjes, hyn në politikë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Potenciali njerëzor nuk mjafton kur mungon prodhimi, industria, eksporti dhe, mbi të gjitha – besimi.

Shkruan Arianit Koci

Në Kosovë flitet shumë për forcën dhe aftësinë e njerëzve të këtij vendi. Me të drejtë: ky vend ka energji, talent, resurse dhe një rini që mund të ndërtojë ekonominë më të gjallë të rajonit. Por kjo energji nuk aktivizohet me deklarata optimiste, apo me interpretim kreativ të statistikave.

Potenciali njerëzor – me rininë si shtyllë kryesore – çlirohet me vizion politik, dije profesionale dhe një ambient ku qytetari dhe investitori ndihen të mbrojtur, të respektuar dhe të çmuar.

Sot, fatkeqësisht, kjo energji mbetet e mbyllur, e akumuluar, dhe askush nuk po arrin ta lirojë.

Kriza është reale, dhe qytetari e ndjen çdo ditë

Nuk duhet ekspertizë e lartë ekonomike për ta parë se Kosova po kalon një krizë të thellë.
Çmimet rriten. Pagat ngecin. Investitorët po hezitojnë të vijnë, disa po largohen. Të rinjtë po e braktisin vendin me ritme alarmante. Bizneset po tkurren, prodhimi mezi ekziston, eksportet mbesin simbolike.

Kjo krizë nuk është abstrakte; ndihet në treg, në tryezën familjare, në faturat mujore. Dhe, akoma më e rëndë: ndihet mungesa e shpresës.

Në këtë situatë shfaqen përpjekje për ta zbukuruar realitetin me interpretime statistikash që nuk i shërbejnë askujt. Kur e vërteta zëvendësohet me iluzione, humbet orientimi i një shoqërie të tërë.

Faktet janë të qarta, pavarësisht propagandës

Publikut i duhet thënë e vërteta: shifrat që u qarkulluan ditëve të fundit për ekonominë tonë nuk përputhen me të dhënat e FMN-së. Sipas World Economic Outlook (prill 2025), rritja ekonomike ishte 4.4% për vitin 2024 dhe pritet të bjerë në 3.9% këtë vit.

Edhe këto shifra, që duken “pozitive”, janë të pamjaftueshme për një ekonomi me bazë kaq të ulët. Nëse si shtet synojmë t’i kapim e tejkalojmë fqinjët, nëse synojmë të bëhemi realisht vend i zhvilluar, rritja jonë duhet të jetë së paku 10% në vit – dhe kjo kërkon transformim, jo retorikë.

Në anën tjetër, krahasimet me Gjermaninë janë groteske; disa zgjodhën ta krahasojnë Kosovën me këtë shtet përmes një shifre të vetme rritjeje.

Mos të harrojmë: Gjermania ka ekonomi 420 herë më të madhe, PBB për frymë 8 herë më të lartë, dhe eksporte 1,500 herë më të mëdha se Kosova.

Një krahasim i tillë nuk është argument. Është mashtrim.

Sfida jonë nuk është statistike — është strukturore

Problemi i Kosovës nuk është rritja prej 4%. Problemi është se:
— nuk kemi prodhim,
— nuk kemi industri,
— nuk kemi eksport,
— nuk kemi siguri juridike,
— nuk kemi stabilitet politik,
— nuk kemi politika që nxisin sipërmarrjen dhe kapitalin.

Për më tepër, ekonomia e jonë nuk po krijon vende pune të qëndrueshme. Nuk po e rrit standardin e jetesës. Nuk po e ndal shpërnguljen e të rinjve. Dhe, fatkeqësisht, po karakterizohet me rrjedhje apo ikje të investimeve nga Kosova.

Në vend të iluzioneve, politika duhet të krijojë hapësirë për njerëzit që mund ta çlirojnë potencialin e Kosovës

Kosova nuk do të zhvillohet me potencialin e deklaruar të politikanëve. Asnjë politikan nuk e zhvillon vendin vetëm me ambicie personale. Kosova do të përparojë vetëm atëherë kur udhëheqësit tanë t’i vë në ballë njerëzit e duhur: profesionistë, vizionarë dhe të pakorruptueshëm — që dinë të çlirojnë, por edhe ta stimulojnë potencialin e ndrydhur të vendit.

Prandaj, këto zgjedhje nuk duhet të jenë garë premtimesh. Duhet të jenë garë ekipesh. Garë kompetencash. Garë vizionesh.

Besimi është valuta që i mungon Kosovës sot

Asnjë vend nuk ecën përpara pa besim. Asnjë reformë nuk funksionon pa besim. Asnjë ekonomi nuk gjallërohet pa besim në institucionet, në drejtësinë dhe në të ardhmen e vendit.

Historia e çdo vendi të suksesshëm e dëshmon një gjë të thjeshtë: zhvillimi nis vetëm kur qytetari beson se ia vlen të qëndrojë.

Dhe sot, sfida jonë më e madhe nuk është rritja. Është pikërisht kjo: t’i kthejmë besimin qytetarit.

Vetëm atëherë Kosova nis të ecë përpara.

JU REKOMANDOJMË

Një poshtërim i panevojshëm për familjen Jashari

Një poshtërim i panevojshëm për familjen Jashari
24/02/2026 - 20:08

Shkruan: Mero Baze Albin Kurti po përpiqet të përdorë lavdinë e familjes Jashari në Kosovë për të hequr nga gara për president Vjosa Osmanin, duke kandiduar në mënyrë...

Më shumëDetails

Spektakli emocional i Edi Rames për të mbuluar kalbëzimin e “demokracisë” shqiptare!

Spektakli emocional i Edi Rames për të mbuluar kalbëzimin e “demokracisë” shqiptare!
21/02/2026 - 13:52

Shkruan: Prof.Dr. Fadil Maloku, sociolog Në sociologjinë e komunikimit politik, deklarata e Edi Rames, “Tani, mund të jetë sekret shtetëror këtu në Kosovë, por nuk është sekret shtetëror...

Më shumëDetails

Drejtësia Speciale

Drejtësia Speciale
19/02/2026 - 13:25

Armët nuk shkrepin vetvetiu. Ato shkrepen nga ata që kanë humbur shpresat. Shkruan: Oscar Arias Në fund të shekullit XX, në Kosovë shpërtheu një luftë e armatosur midis...

Më shumëDetails

Ja pse nuk ka protesta në Kosovë

Krasniqi: Vonesat në dialog e kanë dobësuar Kosovën, e kanë forcuar Serbinë
31/01/2026 - 15:08

Shkruan: Milazim Krasniqi Kur disa po çuditen pse nuk ka protesta, pse nuk ka pakënaqësi, po më çudisin. Moti ua kam sqaruar, po nuk e kanë kuptuar. JA...

Më shumëDetails

Kosova mes varësisë energjetike dhe sovranitetit

Koci për ngërçin politik: Fajin e ka edhe Gjykata Kushtetuese – do ta vazhdojë protestën (VIDEO)
27/01/2026 - 11:02

Shkruan: Arianit Koci E dyta në Evropë dhe e pesta në botë për rezerva të thëngjillit, Kosova ka një pasuri që, në raport me madhësinë e territorit dhe...

Më shumëDetails

Hajnia është hajni dhe s’ka pse krahasohet se kush ka vjedh më shumë e kush më pak

Hajnia është hajni dhe s’ka pse krahasohet se kush ka vjedh më shumë e kush më pak
21/01/2026 - 10:55

Shkruan: Agron Halitaj Manipulimet me vota të kandidatëve të partive kanë ekzistuar edhe në të kaluarën dhe, mjerisht, janë bërë sistematike. Dhe kur hajnia përhapet në masë e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • A ka LDK votë për Vjosa Osmanin? Flet Abdixhiku

    A ka LDK votë për Vjosa Osmanin? Flet Abdixhiku

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Këta janë dy mitrovicasit që humben jetën në aksidentin e ndodhur në Itali (Foto)

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Cakolli saktëson afatin e fundit për zgjedhjen e presidentit, nuk është 4 marsi

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Gramos Krasniqi “Mossi” dhe disa të tjerë sulmojnë fizikisht gazetarin Burim Pacolli

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pas sulmit fizik, reperi “Mossi” kërcënon sërish gazetarin Burim Pacolli: “Nuk ki me kon asnjeher i mbrojtur”

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë