Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, u pyet nga mediat italiane për situatën me Edon Zhegrovën.
Spalletti tha se aktualisht Zhegrova mund të luajë vetëm 15 minutat e fundit.
Ai dha edhe arsyetimin për këtë, transmeton Klankosova.tv.
“Aktualisht Zhegrova është një lojtar që mund të luajë 15 minutat e fundit dhe 15 metrat e fundit. Ai ka pasur probleme fizike gjatë javës. Ai ka pasur probleme serioze fizike dhe ka vështirësi në stërvitje në nivele të larta dhe intensive gjatë javës; shpesh detyrohemi ta lëmë jashtë loje”, ka deklaruar Spalleti.
Mbrëmë, “Zonja e vjetër” humbi derbin me Napolin.
Napolitanët nuk lejuan befasi në shtëpi duke fituar me rezultat 2:1.














