Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

QKUK-së iu deshën 3 muaj që të tregonte se si ish-këshilltarja e Vitisë u rehatua nga recepsioniste në financat e këtij institucioni

16/12/2025 - 19:40
në Lajme, Pa kategori
A A
QKUK-së iu deshën 3 muaj që të tregonte se si ish-këshilltarja e Vitisë u rehatua nga recepsioniste në financat e këtij institucioni
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kaltrina Kasumi, ish-këshilltarja e ish-ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia, është avancuar me shpejtësi në detyrë brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Ajo fillimisht ishte e punësuar si recepsioniste, më pas është transferuar në Zyrën e Financave, ndërsa avancimi i saj është tentuar të mbahet i fshehur nga ky institucion publik.

Si u punësua ish-këshilltarja e Vitisë në Zyrën e Financave?

QKUK për muaj të tërë ka refuzuar t’i përgjigjet Gazetës Insajderi lidhur me këtë rast, pavarësisht interesit publik për transparencë dhe llogaridhënie në punësimet dhe transferimet brenda institucionit më të madh shëndetësor në vend.

Vetëm pas një insistimi tre-mujor dhe pasi Insajderi e ka dërguar lëndën në Agjencinë për Informim dhe Privatësi (AIP), QKUK ka pranuar të konfirmojë zyrtarisht se ish-këshilltarja e Arben Vitisë ka kaluar në Zyrën e Financave.

Agjencia ka aprovuar ankesën kundër Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, duke konstatuar se institucioni ka dështuar të ofrojë qasje në dokumente publike lidhur me këtë rast.

Me vendim, AIP e ka obliguar QKUK-në që brenda shtatë ditësh të japë sqarime dhe dokumente për procedurat e ndjekura në transferimin dhe avancimin e Kaltrina Kasumit.

“Heshtja e institucionit publik duke mos ofruar qasje ndaj dokumenteve, objekt ankese e palës ankuese do të pengonte informimin publik mbi veprimtarinë e institucionit, duke cenuar rëndësinë e të drejtës për qasje në informacion publik“, thuhet në vendim.

Vetëm pas këtij vendimi, QKUK ka kthyer përgjigje për Insajderin.

Në përgjigje konfirmohet se Kaltrina Kasumi është transferuar nga recepsioniste në Zyrën e Financave.

Sipas QKUK-së, transferimi është bërë pasi pozita ka qenë e lirë për shkak të lëvizjes së një zyrtareje tjetër dhe si rezultat i nevojave funksionale të Sektorit të Buxhetit dhe Financave.

“Kaltrina Kasumi është transferuar në pozitën Zyrtar Administrativ, në përputhje me përgatitjen profesionale dhe në të njëjtën kategori të pagës. Transferimi është realizuar pasi pozita ka qenë e lirë, për shkak të lëvizjes së ish-Zyrtares Administrative, dhe në përputhje me nevojat funksionale të Sektorit të Buxhetit dhe Financave të QKUK-së”, thuhet në vendim.

Ndonëse QKUK nuk ka dërguar asnjë dokument për punësimin që do të dëshmonte transferimin e saj.

JU REKOMANDOJMË

“Tu e pa sojin e kësaj femre, jam ka e lëshoj edhe gruan”- Koment skandaloz i kryeshefit të Trainkosit, Agron Statovci për Ganimete Musliun

“Tu e pa sojin e kësaj femre, jam ka e lëshoj edhe gruan”- Koment skandaloz i kryeshefit të Trainkosit, Agron Statovci për Ganimete Musliun
14/08/2026 - 10:28

Asdren Ademi, zyrtar në Trainkos, ka publikuar një koment skandaloz të kryeshefit ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje publike, Agron Statovcit, kundër deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete...

Më shumëDetails

Aksident fatal në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur dhe tre të lënduar

Aksident fatal në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur dhe tre të lënduar
14/08/2026 - 10:07

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën Shtime-Lipjan. Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës...

Më shumëDetails

Rriten sërish çmimet e derivateve në Kosovë, ja sa shitet sot nafta

Naftëtarët kërkojnë anulimin e kontrollit të çmimeve: Po dëmtohen bizneset dhe konkurrenca
14/08/2026 - 09:45

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për të premten, 14 gusht. Sipas vendimit, çmimi maksimal i naftës...

Më shumëDetails

Mustafa: Kurti është uzurpator, po abuzon me Avni Deharin

Mustafa: Kurti është uzurpator, po abuzon me Avni Deharin
14/08/2026 - 09:19

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë “barrikaduar” sërish hyrjen e Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit. Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, e...

Më shumëDetails

Dalin detaje të reja nga arrestimi i predikuesit boshnjak të fesë islame

Dalin detaje të reja nga arrestimi i predikuesit boshnjak të fesë islame
14/08/2026 - 08:38

Predikuesi i fesë islame nga Bosnjë e Hercegovina, Elvedin Peziq, është shoqëruar të enjten nga Policia e Kosovës për intervistim informues, para një aktiviteti që ishte planifikuar të...

Më shumëDetails

PDK-ja edhe sot ia zë derën Albin Kurtit

PDK-ja edhe sot ia zë derën Albin Kurtit
14/08/2026 - 08:15

Deputetët e PDK-së edhe sot janë vendosur para hyrjes së Kryeministrit. Përmes një njoftimin të PDK-së ëshët bëër me dije qëllimi i këtij aktiviteti. “Edhe sot jemi para...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi afro një milion euro

    Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi afro një milion euro

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Devijimi i Ibrit”, zbulohet Vuçiq: Javën e ardhshme formohet grupi punues për ndërtimin e hidrocentralit në Ribariq

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ish-ushtari i UÇK’së thotë se Llugiqi që kërkoi pushkatimin e Haradinajt përmendet nga ish-polici serb si “bashkëpunëtor i Serbisë”

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Rriten sërish çmimet e derivateve në Kosovë, ja sa shitet sot nafta

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Afro 40 mijë euro para të gatshme, çka u gjet në shtëpinë e të arrestuarit për spiunazh?

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë