Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Trump formëson historinë e presidentëve të SHBA-së sipas shijeve të tij

18/12/2025 - 11:30
në Kuriozitete, Ndryshe
A A
Trump formëson historinë e presidentëve të SHBA-së sipas shijeve të tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Disa muaj pasi presidenti Donald Trump rimodeloi kolonadën në Krahun Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë në atë që e quajti “Shëtitorja presidenciale e famës”, ai i ka shtuar pllaka me përmbajtje subjektive dhe partiake, duke thelluar ndikimin e tij në estetikën dhe rrëfimin historik të rezidencës presidenciale.

Në ekspozitë përfshihen pllaka për ish-presidentë të ndryshëm, përfshirë kritika të hapura ndaj Joe Biden, Barack Obama dhe George W. Bush. Pllaka për Bidenin përsërit pretendime të kundërshtuara rreth zgjedhjeve të vitit 2020 dhe e përshkruan atë si “deri tani, presidentin më të keq në historinë amerikane”. Obama, presidenti i parë me ngjyrë i SHBA-së, etiketohen si “një nga figurat më përçarëse në historinë amerikane”. Ndërsa pllaka për George W. Bushin miraton krijimin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, ajo kritikon luftërat në Afganistan dhe në Irak.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se pllakat përmbajnë “përshkrime të shkruara me elokuencë të secilit president” dhe se shumë prej tyre janë shkruar drejtpërdrejt nga vetë Trump.

Rimodelimi i kolonadës përfshinte portrete të të gjithë ish-presidentëve, përveç Bidenit, i cili është përfaqësuar me një autopen, duke reflektuar talljen e Trumpit me moshën dhe aftësitë e presidentit të 46-të. Ekspozita ndodhet midis rezidencës së Shtëpisë së Bardhë dhe hyrjes së zakonshme në Zyrën Ovale, duke i mundësuar Trumpit të shoqërojë mysafirë të huaj në këtë “tur” personal.

Pllaka hyrëse thekson gjithashtu se “Shëtitorja presidenciale e famës do të jetojë gjatë si një dëshmi dhe homazh për madhështinë e Amerikës”, duke nënkuptuar që instalimi do të mbetet edhe pas përfundimit të mandatit të Trumpit.

JU REKOMANDOJMË

Nëna e Elon Musk habit me deklaratën, zbulon se fle në garazhin e të birit: Është luks

Nëna e Elon Musk habit me deklaratën, zbulon se fle në garazhin e të birit: Është luks
19/09/2026 - 11:38

Nëna 78-vjeçare e miliarderit Elon Musk, Maye Musk, ka zbuluar se nuk e ka pasur kurrë problem që të jetojë në kushte të thjeshta, pavarësisht pasurisë dhe famës...

Më shumëDetails

Indoneziani befason me njohuritë për shqiptarët, ia thotë këngës për UÇK-në (Video)

Indoneziani befason me njohuritë për shqiptarët, ia thotë këngës për UÇK-në (Video)
19/09/2026 - 10:58

Vendimi i Hagës ndaj katërshes së UÇK-së mori jehonë anëkend botës. Një reagim për vendimin ka pasur edhe nga një i ri nga Indonezia, i cili studion dhe...

Më shumëDetails

Vëllai i princeshës Diana: Mbreti Charles dukej jashtëzakonisht i gëzuar natën e vdekjes së saj

Vëllai i princeshës Diana: Mbreti Charles dukej jashtëzakonisht i gëzuar natën e vdekjes së saj
19/09/2026 - 08:09

Charles Spencer, vëllai i princeshës Diana, ka bërë pretendime të reja për bisedat që zhvilloi me mbretin Charles pas vdekjes tragjike të motrës së tij në vitin 1997....

Më shumëDetails

Vakia në Greqi: Lind bebja nga embrioni i ngrirë për 22 vjet (VIDEO)

Vakia në Greqi: Lind bebja nga embrioni i ngrirë për 22 vjet (VIDEO)
13/09/2026 - 11:49

Pas momentit më të errët, çifti arriti të hapte një kapitull të ri me foshnjën që këtë javë u lindi. Për ta bërë këtë, është dashur të përdorej...

Më shumëDetails

Astronomja Pranvera Hyseni përfaqëson Kosovën në konferencën e planetariumeve në SHBA

Astronomja Pranvera Hyseni përfaqëson Kosovën në konferencën e planetariumeve në SHBA
03/09/2026 - 14:44

Astronomja shqiptare Pranvera Hyseni ka përfaqësuar Kosovën në konferencën SEPA 2026, një ngjarje që mbledh profesionistë të planetariumeve nga Shtetet e Bashkuara. Hyseni ishte e ftuar në Tellus...

Më shumëDetails

Lista e njerëzve më të pasur në botë: Diferenca midis Elon Musk dhe të dytit më të pasur është marramendëse

Lista e njerëzve më të pasur në botë: Diferenca midis Elon Musk dhe të dytit më të pasur është marramendëse
02/09/2026 - 12:49

Forbes ka publikuar listën e saj të fundit të dhjetë njerëzve më të pasur në botë, që nga mesnata e 1 shtatorit. Dhjetë njerëzit më të pasur në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas incidentit me Aida Dërgutin në shesh, Policia suspendon dy zyrtarë për 48 orë

    Pas incidentit me Aida Dërgutin në shesh, Policia suspendon dy zyrtarë për 48 orë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Policia arrestoi veteranin e UÇK-së, kjo është parulla që e vendosi ai më herët kundër Gërvalles

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Diplomati austriak Wolfgang Petritsch për Hashim Thaçin: Kisha përshtypjen se ishte i ngrirë nga frika

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Befason Nait Hasani, tregon me emër kush e vrau veprimtarin e LDK-së

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Pretendimi për një “aktakuzë të re sekrete” në Hagë, Prokuroria jep përgjigje

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë