Sonte do të luhet finalja e madhe e Superkupës italiane midis Napolit dhe Bolognas.
Loja do të zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite, me fillim nga ora 20:00.
Napoli, arriti finalen pasi mposhti kampionin në fuqi të kësaj gare, Milanin ndërsa Bologna mposhti Interin përmes penalltive.
Kjo është një mundësi e vërtetë për kapitenin e kombëtarës, Amir Rrahmanin që ta mbyllë 2025-tën me një tjetër trofe.













