Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Meriton Korenica, mund të ndryshojë skuadër në merkaton e janarit. Sipas raportimeve të fundit që vijnë nga Rumania, klubi i Kluzh, ka marrë një ofertë konkrete prej 2 milionë eurosh për sulmuesin anësor. Korenica po kërkohet nga Apollon Limasol, në elitën e futbollit qipriot.
Bëhet me dije se Apollon Limasol e ka përgatitur tashmë kontratën për futbollistin kosovar. Në rast transferimi, Korenica do të përfitonte një pagë vjetore prej 500 mijë eurosh, shifër që e bën ofertën mjaft tërheqëse për lojtarin.
Meriton Korenica është një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit transilvanian këtë sezon. 29-vjeçari ka zhvilluar 20 ndeshje, ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 2 asistime, duke qenë një element i rëndësishëm në lojën ofensive të Kluzh.
Sipas Transfermarkt, vlera aktuale e kartonit të Meriton Korenicës është 2.4 milionë euro. Në total, ai ka zhvilluar 79 ndeshje me fanellën e Kluzh, duke shënuar 18 gola dhe duke dhënë 14 asistime.












