Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ambulancë pa licencë, staf ilegal dhe Antishok terapi gjysmake – skandali i “Dental Care” në Prishtinë (Dokument)

03/01/2026 - 13:37
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Ambulancë pa licencë, staf ilegal dhe Antishok terapi gjysmake – skandali i “Dental Care” në Prishtinë (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sistemi shëndetësor në sektorin privat është karakterizuar me skandale të shumta viteve të fundit, për shkak të mbikëqyrjes jo të duhur nga organet përgjegjëse shtetërore, ku për pasojë pacientët shpeshherë kanë pësuar shkaku i shërbimeve jo-profesionale.

Veriu.info ka siguruar një vendim të Inspektoratit Shëndetësor me të cilin është gjobitur  me 4 mijë euro ordinanca stomatologjike “Dental Care” me pronar Ardian Selani.

Në arsyetimin e Inspektoratit Shëndetësor thuhet se më datë 8 shtator 2025 është bërë inspektimi i SPSh “Dental Care” – Ambulancë Stomatologjike” në Prishtinë me themelues Ardian Selani, ku nuk është prezantuar licenca për ushtrimin e veprimtarisë si Ambulancë Stomatologjike.

Inspektorati Shëndetësor si parregullësi konstaton edhe punën në këtë klinikë të Leutrim Rekaliu, i cili në kohën e inspektimit nuk ka pasur licencë profesionale të punës, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe Oda e Stomatologëve përmes një e-maili më datë 10.09.2025.

Në dokumentet e siguruara nga Veriu.info, thuhet se Antishok terapia e “Dental Care” nuk ishte e kompletuar, nuk ka regjistër të pacientëve dhe nuk ka kontratë për asgjësimin e mbetjeve medicinale.

Ardian Selani - Themelues i SPSh “Dental Care”
Ardian Selani – Themelues i SPSh “Dental Care”

Ndryshe, nëse në një ordinancë stomatologjike nuk është e kompletuar Antishok terapia, atëherë për pacientin mund të paraqiten rreziqe, si: rrezik për jetë, mungesë oksigjeni, përkeqësim i reaksioneve alergjike dhe pamundësi për stabilizim deri në ardhjen e emergjencës.

Në regjistrin e licencave valide të lëshuara nga Oda e Stomatologëve të Kosovës, Leutrim Rekaliu figuron se është licencuar tek më 16 dhjetor 2025, gjë që konfirmohet se ai kishte punuar pa licencë në ordinancën “Dental Care”.

“Dental Care” nuk i mohon të gjeturat e Inspektoratit Shëndetësor, thotë se vërejtjet janë adresuar dhe gjendja aktual është në rregull

JU REKOMANDOJMË

Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?
21/11/2026 - 22:53

Ligji i ri për ndryshimin dhe plotësimin e buxhetit të Kosovës për vitin 2026 parasheh ndarjen e 102 milionë eurove për mbulimin e kostos së pagës së 13-të...

Më shumëDetails

Deponia në Pejë përfshihet sërish nga flakët, Bajrami alarmon: Banorët po ngulfaten nga tymi, ku është shteti?

Deponia në Pejë përfshihet sërish nga flakët, Bajrami alarmon: Banorët po ngulfaten nga tymi, ku është shteti?
21/11/2026 - 22:34

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka njoftuar se deponia regjionale e mbeturinave në Sferkë të Pejës është përfshirë nga zjarri për herë të dytë, raporton Gazeta Online Veriu.info....

Më shumëDetails

Ky është afati i fundit për apelimin e aktgjykimit të Speciales

Ky është afati i fundit për apelimin e aktgjykimit të Speciales
21/11/2026 - 21:26

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar kanë afat deri më 27 nëntor për të dorëzuar njoftimet për apel kundër aktgjykimit të shkallës së...

Më shumëDetails

Çeku kritikon Kurtin për mungesën e bashkëpunimit me Ramën: Kosova rrezikon dimër të vështirë energjetik

Çeku kritikon Kurtin për mungesën e bashkëpunimit me Ramën: Kosova rrezikon dimër të vështirë energjetik
21/11/2026 - 20:18

Çështja e energjisë elektrike dhe paralajmërimet për një dimër të vështirë kanë rikthyer kritikat ndaj Qeverisë së Kosovës për menaxhimin e këtij sektori. Në mesin e kritikëve është...

Më shumëDetails

Kurti jep lajmin e mirë: Projekti i banimit social në Pejë drejt fundit

Kurti jep lajmin e mirë: Projekti i banimit social në Pejë drejt fundit
21/11/2026 - 20:08

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë lajmin e mirë se projekti i banimit social në Pejë është në fazën finale, raporton Gazeta Online Veriu.info. Ai ka thënë...

Më shumëDetails

KEK nënshkruan kontratë afro 95 mijë euro për remontin e pajisjeve vitale në “Kosova A”

Sindikata e KEK-ut proteston sot para zyrave të korporatës
21/11/2026 - 19:52

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 94 mijë e 598 euro e 24 centë për mirëmbajtjen preventive dhe remontin e furnizuesve të thëngjillit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

    Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ekspertët ndërkombëtarë tregojnë ku mund të sfidohet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nga Kosova dyshohet se mashtruan 85 të moshuara në Norvegji, grupi bënte jetë luksoze

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • CFO Green në Rahovec pa farmacist – Pronari Nadir Çausholli gjobitet me 2 mijë euro

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Ky është personi që gjet pa shenja jete në fermën e peshqve në Istog

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë