Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Alonso konfirmon: Mbappe nuk është i përjashtuar nga Superkupa

05/01/2026 - 12:17
në Sport
A A
Refuzohet kërkesa e PSG-së, detyrohet ti paguaj 55 milionë euro Kylian Mbappes
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Real Madridi mund ta ketë zëvendësuar në mënyrë të denjë Kylian Mbappen në ndeshjen ndaj Real Betisit, por do ta dëshirojë rikthimin e tij nga lëndimi sa më shpejt të jetë e mundur – sidomos me Superkupën e Spanjës që zhvillohet më vonë gjatë kësaj jave.

Mbappe mungoi ndaj Betisit për shkak të një lëndimi në gju, të cilën e përkeqësoi gjatë ndeshjeve të fundit të vitit 2025. Fillimisht u raportua se ai nuk do të mund të udhëtonte në Arabinë Saudite në ditët në vijim, por duke folur në konferencën për shtyp pas ndeshjes (përmes Diario AS), trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, pranoi se ekziston mundësia që francezi të marrë dritën e gjelbër nga stafi mjekësor.

“Ai ka mundësi, nuk është përjashtuar. Do të presim deri të martën për të parë se si ndihet,” tha Alonso.

Një lojtar që ka shumë më tepër gjasa të përballet me Atletico Madridin në gjysmëfinalen e së enjtes është Aurélien Tchouaméni. Pavarësisht se u zëvendësua ndaj Betisit për shkak të një problemi të dukshëm fizik, Alonso ka konfirmuar se mesfushori është në rregull.

“Çfarëdo që të ndodhë, ai do të udhëtojë në Arabinë Saudite.”

Sa i përket Mbappes, mungesa e tij nuk u ndje ndaj Betisit, pasi zëvendësuesi i tij Gonzalo Garcia realizoi një tregolësh. Kjo e ka bërë vendimin e Alonsos më të vështirë për momentin e rikthimit të ish-lojtarit, megjithatë ai beson se dyshja e sulmit mund të luajë bashkë – duke përfshirë edhe Rodrygo Goes dhe Vinicius Junior.

“Është vendimi im. Ka shumë ndeshje, do të duhet të shohim momentet dhe nevojat. Asgjë nuk duhet përjashtuar.”

Mbappe ka qenë pa dyshim lojtari i sezonit për Real Madridin deri më tani, por ndeshja ndaj Betisit tregoi se golat mund të shënohen edhe pa të në skuadër. Ky është një “problem” pozitiv për Alonson në javët në vijim, teksa ai kërkon të përmbysë nisjen e vështirë të aventurës së tij si trajner i parë.

JU REKOMANDOJMË

Gjilani – Dukagjini, mbyllet ndeshja me katër gola të shënuar

Gjilani – Dukagjini, mbyllet ndeshja me katër gola të shënuar
29/08/2026 - 21:31

Ka përfunduar në barazim 2-2 përballja mes Gjilanit dhe Dukagjinit, në një ndeshje interesante të zhvilluar nën dritën e reflektorëve. Gjilani kaloi i pari në epërsi me Morinën,...

Më shumëDetails

Harry Kane dërgon një mesazh te tifozët e Bayernit, rreth të ardhmes së tij

Harry Kane dërgon një mesazh te tifozët e Bayernit, rreth të ardhmes së tij
29/08/2026 - 20:45

Harry Kane u largua nga Tottenhami për t’iu bashkuar Bayern Munichut në verën e vitit 2023. Tre sezone më vonë, ai është shndërruar në një nga shtyllat kryesore...

Më shumëDetails

Lorent Tolaj shënon golin e parë në Championship me Bristol Cityn!

Lorent Tolaj shënon golin e parë në Championship me Bristol Cityn!
29/08/2026 - 18:09

Sulmuesi shqiptar, Lorent Tolaj, ka shënuar golin e tij të parë në Championship me fanellën e Bristol Cityt. Tolaj gjeti rrjetën në përballjen ndaj Portsmouthit, duke realizuar një...

Më shumëDetails

Kane konfirmon nisjen e negociatave për zgjatjen e kontratës: S’pres të përfundojnë shpejt, është kontrata ime e fundit!

Kane konfirmon nisjen e negociatave për zgjatjen e kontratës: S’pres të përfundojnë shpejt, është kontrata ime e fundit!
29/08/2026 - 17:54

Fitorja 5-1 përballë Shtutgart ka qenë vetëm njëri prej disa lajmeve të mira që kanë marrë tifozët e Bayern-it mbrëmjen e së premtes. Bomberi anglez i klubit më...

Më shumëDetails

Laura Fazliu siguron medaljen e argjendtë në Lojërat Mesdhetare

Laura Fazliu siguron medaljen e argjendtë në Lojërat Mesdhetare
29/08/2026 - 16:47

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu nuk arriti të siguronte medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Ajo u mposht nga italiania, Carlotta Avanzato përmes Yukos në finale. Mirëpo...

Më shumëDetails

Zyrtare: Al-Jazira prezanton transferimin e Asllanit

Zyrtare: Al-Jazira prezanton transferimin e Asllanit
29/08/2026 - 16:27

Kristjan Asllani është futbollisti më i ri i Al-Jazira FC. Mesfushori 24-vjeçar u largua nga Inter, për të nisur një aventurë të re me ekipin nga Emiratet e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • LAJMI I FUNDIT: Ky është deklarimi i Kurtit pas takimit të sontëm me Abdixhikun

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Zbulohet kontrata e bashkëjetesës- I dënuari me burgim të përjetshëm dhe modelja Ziza Pajaziti firmosin marrëveshje pas ‘vizitës speciale’ në burg

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • “Kosova si Kandahar” dhe rasti Sheholli – Myftiu Naim Tërnava me deklaratë publike

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Dermo By Simoneta” gjobitet 5 mijë euro për Botox, fillerë e mezoterapi pa licencë, por vazhdon aktivitetin edhe pas vendimit

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë