Driton Kuka, trajneri më i sukesshëm Kosovar në xhudo ka kritikuar moskrijimin e institucioneve që sipas tij po dëmton rëndë sportistët.
“Po presim marrjen e përgjegjesive sa më shpejt në MKRS!
Një fenomen që po përsëritet gjithmonë është viti zgjedhor kur shumë hallka në zinxhirin e punëve nuk po punojnë siç duhet!
Kjo po sjell ngecje serioze edhe në funksionimin normal të federatave.
Detaje spo flasim por dua kjo të ndërrohet si praktikë!
Sportistat sduhet pas ngecje se nuk e meritojnë aspak”, shkruan Toni Kuka në reagim./Indeksonline/











