Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

M.V.: “Humba testisin pas gabimeve të mjekut në Klinika Amerikane” – inspektorati gjobë qesharake për punën ilegale të Dr. Ekrem Sefiu (Dosja)

19/01/2026 - 17:05
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
M.V.: “Humba testisin pas gabimeve të mjekut në Klinika Amerikane” – inspektorati gjobë qesharake për punën ilegale të Dr. Ekrem Sefiu (Dosja)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kuadër të hulumtimeve për parregullsitë në sektorin privat të shëndetësisë, Veriu.info ka siguruar një vendim të Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë me të cilin spitali “Klinika Amerikane Sh.P.K.” me themelues Vullnet Kusari është gjobitur me vetëm një (1) mijë euro për shkelje të Ligjit për Shëndetësi.

Në arsyetimin e vendimit të Inspektoratit Shëndetësor të siguruar nga Veriu.info, thuhet se gjatë inspektimit është konstatuar se Dr. Ekrem Sefiu – kirurg i përgjithshëm ushtronte veprimtarinë shëndetësore në “Klinika Amerikane” në mënyrë të kundërligjshme, për shkak se i njëjti nuk ishte i lajmëruar në Divizionin për Licencim dhe Akreditim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Vullnet Kusari - Themelues i "Klinika Amerikane"
Vullnet Kusari – Themelues i “Klinika Amerikane”
Dr. Ekrem Sefiu
Dr. Ekrem Sefiu

Veriu.info ka siguruar edhe dy vendime tjera të Inspektoratit Shëndetësor me të cilat janë dënuar me nga 200 euro dy doktorë të “Klinika Amerikane”, Dr. Ekrem Sefiu dhe Dr. Bujar Muqolli, për shkak të ankesës së pacientit M.V.

Në vendimin për gjobitjen e Dr. Ekrem Sefiu thuhet se fletëdalja e pacientit M.V. është lëshuar pa nënshkrim dhe faksimil të tij.

Po ashtu edhe në vendimin e gjobës për Dr. Bujar Muqolli thuhet se në fletën operative mungonte faksimili dhe nënshkrimi i këtij specialisti të anesteziologjisë.

Në dokumentet e siguruara nga Veriu.info, kuptohet se deri te këto gjoba kishte ardhur për shkak të ankesës së pacientit M.V., i cili ishte ankuar për trajtimin mjekësor që i ishte bërë, duke pretenduar se si pasojë e veprimeve të Dr. Ekrem Sefiu gjatë operimit në “Klinika Amerikane” ai ka humbur testisin e djathtë.

Në ankesën e tij pacienti M.V. tregon se më 20 janar 2025 për shkak të dhimbjes në fund të abdomenit kishte shkuar për kontroll të Dr. Ekrem Sefiu në “My Clinic”, i cili i kishte thënë se duhet të operohet dhe të njëjtin operim e kryejnë te “Klinika Amerikane”, ku më 31 janar 2025 ishte operuar nga ‘hernia’ (bruhi).

Ai duke përshkruar ngjarjen tregon se të nesërmen është liruar nga “Klinika Amerikane”, por që pas dy javësh kishte filluar të ketë dhimbje dhe pas kontrollimit te Dr. Ekrem Sefiu në “My Clinic”, më pas ishte operuar na i njëjti në “Klinika Amerikane” më 1 prill 2025.

“… pas operimit zgjimi nga anestezioni ka qenë shumë i rëndë, kam pas dhimbje tejet të mdhaja, më kanë bërë presion për mu zgju mi ndi i kam ndi po skam mujt me fol prej dhimbjeve shumë të forta. Pas pak kohe jam zgju nga anestezioni dhe ma kanë hekë oksigjenin tërë kohën kam pas dhimbje po stafi më thejke tash të ndalen më pas më kanë dergu në dhomë ma kanë dhanë terapinë dhe të nesërmen me janë qetësu dhimbjet të nesërmen në mëngjes më kanë liruar per në shtëpi me datën 02.04.2025”, thuhet në ankesën e pacientit M.V. drejtuar Inspektoratit Shëndetësor kundër mjekut Dr. Ekrem Sefiu dhe “Klinika Amerikane”.

M.V. në ankesë thotë se ditën që është liruar nga operimi i dytë i kanë filluar ethet dhe temperatura, më ç’rast e ka kontaktuar doktorin dhe ishte shkuar te ai në vizitë në Spitalin e Vushtrrisë, ku pas kontrolles e kishte thirrur në telefon dhe e kishte dërguar për të bërë një ultrazë në “My Clinic”.

“Te Dr. Jetoni shkova në ora 3:00,. ma bëri ultrazërin dhe më tha se testisja nuk ka vaskularizim, duhet urgjent me shku në Emergjencë me të kontrollu urologu. Kur arrita në Emergjencë më pranoj Dr. Dardan Hoxha më dergoj në ultrazë ne Radiologji ma bẽn ultrazërin tri herë, tre doktora të ndryshëm më thanë se vaskularizimi është tejet i varfër. Mi kanë bërë anlalizat CRP ka dalë shumë e rritur ka ardh Dr, Liridon Selamani dhe më tha duhet me bë një CT me kontrast e kam bërë CT e kam marrë CT dhe më kanë drejtuar menjëherë në sallën e operacionit me datën 04.04.2025 ku prezent kanë qenë Dr. Iir Miftari, Dr. Liridon Selmani, Dr. Dardan Hoxha për me ma shpëtu testisin, ma kanë pastru dhe ma kanë lanë se mos pi kthehet vaskularizimi. Dola nga operimi dhe dhimbje nuk kisha kam vazhduar në dhomë më kanë dhënë terapin të nesërmen Dr. Ilir Miftari me fotografi i ka treguar babes tim dhe djalit të agjes se gabimet e Dr. Ekrem Sefiu ku kanë qenë 3 deri 4 gabime si gjakderdhje e brendshme e jashtme dhe bllokimi i disa arterieve te gjakut ne rrjetën ku është vendosur ‘hernia’ drenazh nuk ka pasur me kanë fillu dhimbjet shume te forta dhe me kanë dhënë terapi kundër dhimbjes Trodon dhe më kanë thënë se kalon dhe më kanë përcjell me ditë të tëra se mos pi kthehet vaskularizimi testises. Me datën 14.04.2025 vjen shefi i rapartit Dr. Arber Neziri dhe pas shiqimit të raporteve mjekësore ju drejtu stafit me shti në operim për largimin e testisit me datën 16.04.2025 e bëra intervenimin ku pas operimit nuk pata dhimbje. Kam qëndru 12 ditë në Klinikën e Urologjisë dhe më kanë trajtuar shumë mirë me datën 22.04.2025 mẽ kanë liruar për në shtëpi me humbjen e testisit të djathtë jam detyruar me padit Dr. Ekrem Sefiun për shkak se për shkak të tij unë sot barti pasojat”, thuhet mes të tjerash në ankesën e pacientit M.V. (emër i njohur për redaksinë).

Në deklaratat e tyre dhënë për inspektorët shëndetësor, Dr. Ekrem Sefiu dhe Dr. Bujar Muqolli kanë mohuar se janë fajtorë për pasojat e shkaktuara te pacienti M.V.

Në raportin e Inspektoratit Shëndetësor konstatohet se:

  1. Pacienti M.V. është hospitalizuar dhe rihospitaluzar në “Klinika Amerikane”’;
  2. Ekrem Sefiu nuk figuron i lajmëruar në DLA/MSh si doktor në “Klinika Amerikane”, që nënkupton se aty ka punuar ilegalisht;
  3. Në fletëdaljen që është dorëzuar te pacienti nuk figuron faksimili i Dr. Ekrem Sefiu;
  4. Në fletën operatore të “Klinika Amerikane” nuk figuron faksimili i anesteziologut Dr. Bujar Muqolli.

Në fund të raportit të inspektimit, Inspektorati Shëndetësor ka nxjerrë rekomandim që Dr. Ekrem Sefiut t’i ndalohet ofrimi i shërbimeve shëndetësore në “Klinika Amerikane” deri në lajmërim dhe licencim në sistemin DLA/MSh dhe të shqipohen gjoba për “Klinika Amerikane”, Dr. Ekrem Sefiu dhe Dr. Bujar Muqolli, përderisa lënda e grumbulluar pas ankesës së pacientit M.V. i është përcjellur Odës së Mjekëve të Kosovës.

Veriu.info ka kontaktuar me pacientin M.V., i cili ka treguar disa pjesë të kësaj ngjarje, duke këmbëngulur se ankesa është e vërtetë dhe po bartë pasoja të humbjes së testisit si pasojë e trajtimit të keq nga Dr. Ekrem Sefiu. M.V. nuk ka dashur momentalisht të flas publikisht, por ka thënë se pas konsultimeve me avokatin e tij, ditëve të ardhshme mund të jep deklarim publik për Veriu.info.

Në lidhje me vendimet e inspektoratit për gjoba, raportin e inspektimit, punën ilegale të Dr. Ekrem Sefiu dhe ankesën e pacientit M.V., Veriu.info ka dërguar pyetje në “Klinika Amerikane Sh.P.K.”, që në publik operon edhe me emrat “Klinika Amerikane Dr.Behar Kusari” dhe “American Clinic”, por që të njëjtit kanë kthyer një përgjigje absurde.

“Dëshirojmë t’ju informojmë se subjekti ynë është një institucion privat shëndetësor, që vepron në pronë private dhe me fonde private, dhe si i tillë nuk është i kategorizuar si “autoritet publik” sipas përkufizimeve të Ligjit Nr. 06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike. Në këtë drejtim, nuk kemi detyrim ligjor të ofrojmë dokumente apo të përgjigjemi në kërkesa për informata, përfshirë edhe ato që vijnë nga media, pasi ligji përkatës nuk zbaton efektin e tij mbi subjektet private që nuk ushtrojnë funksione publike dhe nuk menaxhojnë fonde publike. Për çdo dokument apo pyetje zyrtare të ndërlidhur me Doktorin në fjalë apo procedurat administrative, ju inkurajojmë të drejtoheni tek organet kompetente, të cilat janë autoritetet përkatëse për lëshimin dhe administrimin e këtyre dokumenteve apo monitorimeve”, thuhet në përgjigjen e “Klinika Amerikane”.

Veriu.info ka tentuar prapë të komunikoj me “Klinika Amerikane”, duke sqaruar se nuk kemi kërkuar dokumente, por që nuk kemi marrë përgjigje.

“Shpresojme qe pergjigjet nuk i keni shkruar me AI, pasi qe ne asnjeren prej pyetjeve nuk kemi kerkuar dokumente, per shkak te njejtat i posedojme. Ne prej juve kemi kerkuar pergjigje ne lidhje me keto dokumente, ne baze te se cilave iu ka gjobitur Inspektorati Shendetesor. Dhenia e mundesise per shprehjen e qendrimit te juaj para publikimit te lajmit, eshte obligim i yni qe rrjedhe nga Kodi i Mediave te Shkruara te Kosoves. Se a deshironi te pergjigjeni, kjo eshte vetem ceshtje e juaja!”, thuhet në e-mailin e dytë të Veriu.info dërguar në “Klinika Amerikane” para shtatë (7) ditësh, pas të cilit nuk kemi marrë përgjigje.

Ndryshe, para 3 vitesh Dr. Ekrem Sefiu ishte arrestuar nën dyshimin për marrje të ryshfetit në Spitalin e Vushtrrisë. Të njëjtit i ishte ngritur aktakuza nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë më 30 korrik 2024.

Arrestohen dy kirurgët e Spitalit të Vushtrrisë të dyshuar për ryshfet, i treti në kërkim policor

Në mungesë të njërit të akuzuar dhe avokatit të tij, dështon seanca ndaj tre kirurgëve të Spitalit të Vushtrrisë të akuzuar për ryshfet

LEXONI EDHE:

Këta janë mjekët që u kapën duke punuar ilegalisht në “American Hospital Kosova II” – spitali i Klodian Allajbeut u gjobit nga inspektorati shëndetësor (Dokument)

Skandali i “Medical Park”: Inspektorati kishte zbuluar shërbime shëndetësore pa licencë dhe staf ilegal, përfshirë edhe kardiologun Mahmut Çakmak (Dokument)

JU REKOMANDOJMË

Fjalimi i kryeministrit në OKB, Sali Berisha: Rama është armik i egër i Kosovës, nuk shqiptoi një fjalë për UÇK-në

Fjalimi i kryeministrit në OKB, Sali Berisha: Rama është armik i egër i Kosovës, nuk shqiptoi një fjalë për UÇK-në
26/09/2026 - 13:59

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në mediat sociale ka folur lidhur me fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e...

Më shumëDetails

Arrijnë në Prishtinë motoristët veteranë të UÇK-së dhe ata të Unionit Shqiptar

Arrijnë në Prishtinë motoristët veteranë të UÇK-së dhe ata të Unionit Shqiptar
26/09/2026 - 13:23

Motoristët veteranë të UÇK’së dhe ata të Unionit Shqiptar kanë arritur tashmë në sheshin qendror të Prishtinës. “Motoristët e MK “Veteranët e UÇK-së” – Zona Operative e Nerodimes...

Më shumëDetails

“Ebo Klinika” në Vushtrri ofronte shërbime logopedike pa licencë – Inspektorati e gjobiti dhe i ndërpreu përkohësisht veprimtarinë

Foto: themeluesja Elbaroza Bunjaku
26/09/2026 - 13:01

Gjatë hulumtimit për institucionet shëndetësore private që operojnë në mënyrë të kundërligjshme, me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), kemi hasur edhe në një klinikë logopedike...

Më shumëDetails

Çmimi i qumështit, Kosova, pastrimi i parave, çfarë do të ndryshojë në Zvicër nga data 1 tetor?

Çmimi i qumështit, Kosova, pastrimi i parave, çfarë do të ndryshojë në Zvicër nga data 1 tetor?
26/09/2026 - 12:49

Disa ndryshime do të hyjnë në fuqi në Zvicër nga data 1 tetor. Siç shkruan Blick.ch, rregulla të reja kundër pastrimit të parave dhe një marrëveshje e tregtisë...

Më shumëDetails

Evidenca e Gjykatës Speciale, secila ankesë në Supreme dhe Kushtetuese e mbrojtjes së Thaçit, Veselit dhe Krasniqit u refuzuan

Evidenca e Gjykatës Speciale, secila ankesë në Supreme dhe Kushtetuese e mbrojtjes së Thaçit, Veselit dhe Krasniqit u refuzuan
26/09/2026 - 12:30

Në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës janë vendosur të dhëna të detajuara për rrjedhën e procesit të gjykimit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin...

Më shumëDetails

Publikohet spoti i protestës së 1 Tetorit në Prishtinë (Video)

Publikohet spoti i protestës së 1 Tetorit në Prishtinë (Video)
26/09/2026 - 11:56

Platforma Liria Ka Emër ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës së 1 tetorit në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata kanë publikuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje

    Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Të shtëna me armë në Gizzi Grill, 2 të plagosur

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Seks or*l me detyrim, drogë me shokët e shefit, trafikim”-Supremeja vërteton dënimin me burgim për pronarin e stript-klubit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    197 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 49
  • Apetit Group sqaron situatën lidhur me ngarkesat me mish nga Brazili

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë