Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së

25/01/2026 - 09:57
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
Hoti për dështimin e Komisionit Parlamentar për Rezervat e Shtetit: Kjo sjellje shpërfaq hipokrizinë e koalicionit VV-Guxo
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të kësaj partie.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka shkruar se në mbledhjen e Kuvendit të LDK-së të datës 31 janar 2026 do të kërkoj besimin për t’i prirë Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju njoftoj se në mbledhjen e Kuvendit të LDK-së të datës 31 janar 2026 do të kërkoj besimin tuaj për t’i prirë Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Hoit.

Duke kërkuar mbështetjen e antarësisë, Hoti është zotuar se askush nuk do të mbetet në margjina.

“Se do të ndërtojmë një LDK të hapur, të drejtë dhe konkurruese”, ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë:

Të nderuar anëtarë të LDK-së,

Të nderuara struktura të degëve, nëndegëve, të Forumit të Gruas dhe Forumit të Rinisë,

Të nderuar anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe të Kryesisë së LDK-së,

Të nderuar delegatë të Kuvendit të LDK-së,

Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju njoftoj se në mbledhjen e Kuvendit të LDK-së të datës 31 janar 2026 do të kërkoj besimin tuaj për t’i prirë Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Me këtë rast, falënderoj të gjitha strukturat drejtuese të LDK-së për përkushtimin në udhëheqjen e LDK-së në pesë vitet e fundit: Kryetarin Abdixhiku, kolegët e Kryesisë, të degëve e nëndegëve dhe forumet anekënd Kosovës. Mirënjohja ime e thellë shkon, para së gjithash, për anëtarësinë besnike të LDK-së — shtyllën mbi të cilën kjo parti ka qëndruar dhe do të qëndrojë gjithmonë.

Në këtë moment vendimtar për LDK-në dhe për Kosovën, unë zotohem me përgjegjësi të plotë të marr barrën e ringritjes politike dhe organizative të partisë. Zotohem të udhëheq një proces tërësisht gjithëpërfshirës, transparent dhe në përputhje të plotë me Statutin, ku secili anëtar, çdo degë dhe çdo forum ka zë dhe rol aktiv në ringritjen e LDK-së dhe në vendimet që marrim si shtëpi politike e demokracisë.

Zotohem se askush nuk do të mbetet në margjina. Se do të ndërtojmë një LDK të hapur, të drejtë dhe konkurruese. Një LDK ku avancimi bazohet në meritë, integritet dhe përkushtim; ku profesionistët, gratë dhe të rinjtë e gjejnë hapësirën që u takon; dhe ku energjia e re bashkohet me përvojën për ta kthyer LDK-në në alternativën kryesore qeverisëse të Republikës së Kosovës.

Jam thellësisht i bindur se potenciali i LDK-së është shumë më i madh. Është koha që këtë potencial ta çlirojmë dhe ta kanalizojmë për ta kthyer LDK-në në forcën politike kryesore në Republikën e Kosovës, në shërbim të qytetarëve dhe të interesit shtetëror.

Të gjithë së bashku do t’i rikthejmë dhe forcojmë vlerat tona themeltare: demokracinë e brendshme, guximin politik për të marrë përgjegjësi, vizionin shtetformues dhe orientimin e palëkundur euro-atlantik. Këto vlera nuk janë kujtim i një të kaluare të lavdishme — ato janë të  domosdoshme për të ardhmen tonë. Vetëm duke u kthyer tek to, me vendosmëri dhe unitet, do ta rikthejmë LDK-në në ballë të proceseve demokratike dhe shtetërore të Republikës së Kosovës.

Ky është momenti për bashkim. Për maturi. Për guxim politik. Për një fillim të ri që ndërtohet mbi parime, besim dhe vizion.

Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës!

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!

 

JU REKOMANDOJMË

Qesharake | Kryetari i Gjykatës në Pejë takon punëtoren e tij, lëshon komunikatë

Qesharake | Kryetari i Gjykatës në Pejë takon punëtoren e tij, lëshon komunikatë
29/06/2026 - 22:02

Gjykata në Pejë ka lëshuar komunikatë, të cilën e ka publikuar edhe në faqen e Gjykatës në Facebook. Pas leximit, del që Kryetari i Gjykatës nuk ka bërë...

Më shumëDetails

Moti javor: Nxehtësi e madhe, pastaj stuhi, breshër e freski

Mot i vranët sot, priten edhe reshje shiu
29/06/2026 - 21:45

Java filloi shumë e nxehtë me temperatura tropikale dhe valën e nxehtësisë që erdhi nga Evropa, origjina e së cilës buronte nga Afrika veriore. Fatmirësisht për rajonin tonë...

Më shumëDetails

“Asnjë deputet nuk na përfaqëson” – Protestuesit në Shqipëri drejt krijimit të “Kuvendit Qytetar” me 500-600 anëtarë

“Asnjë deputet nuk na përfaqëson” – Protestuesit në Shqipëri drejt krijimit të “Kuvendit Qytetar” me 500-600 anëtarë
29/06/2026 - 21:30

Protestuesit që prej javësh mblidhen para Kryeministrisë po hedhin hapat për krijimin e një Kuvendi Qytetar, një strukturë që, sipas tyre, do të përfaqësojë zërin e qytetarëve, pasi...

Më shumëDetails

Deklarata e LDK pas takimit me degët: Rikonfirmohet mbështetja e plotë për Kryetarin e Kryesinë, zgjedhjet sipas afatave statutore

Deklarata e LDK pas takimit me degët: Rikonfirmohet mbështetja e plotë për Kryetarin e Kryesinë, zgjedhjet sipas afatave statutore
29/06/2026 - 20:55

LDK njofton se Kolegjiumi i Degëve të saj, i mbledhur sot në selinë qendrore të LDK-së, shqyrtoi zhvillimet politike në vend, rezultatin zgjedhor, gjendjen institucionale dhe angazhimin e...

Më shumëDetails

Syla: Protestën në Kroaci për ish-krerët e UÇK-së e presim po aq madhështore sa të tjerat

Syla: Protestën në Kroaci për ish-krerët e UÇK-së e presim po aq madhështore sa të tjerat
29/06/2026 - 20:44

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla, ka shprehur pritshmëritë që edhe protesta në Kroaci do të jetë po aq madhështore sa ishin edhe...

Më shumëDetails

Frika e madhe në Moskë, paralajmërimi i Putin: Mund të mos ketë fare Rusi

Është koha për ta vënë Putinin në pozicion mbrojtës
29/06/2026 - 20:11

Presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar se vendi i tij po kalon kohë të vështira. Megjithatë, ai theksoi se Rusia do të përmbushë të gjitha detyrimet e saj...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir

    Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir

    278 Shpërndaje
    Shpërndaje 111 Tweet 70
  • Zhvillim i ri për vrasjen në Ferizaj – ndryshon vepra penale, identifikohet e dyshuara

    166 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 42
  • Përleshja që përfundoi me vrasje në Ferizaj, krejt çka që dihet deri tani

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pas përleshjes fizike, vritet një person në Ferizaj

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këta janë dy personat që humbën jetën aksidentalisht në Maznik të Deçanit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë